Connect with Us

Video-Rama shtyn Braçen: Ik

Politikë

Video-Rama shtyn Braçen: Ik

Publikuar

-

Pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas 50 viktima, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë, kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët në zona të ndryshme. Bashkë me Ramën në terren është parë shpesh edhe zv/kryeministri Erion Braçe.

Së fundi në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video, ku Rama shfaqet me Braçen në Lezhë, teksa ecin dhe në një moment kryeministri e shtyn atë.

“Ik andej, mos më rri prapa!”-duket se i drejtohet Rama-Braçes.

LEXO EDHE:  Legalizime të paligjshme/ Rama çon në Prokurori përgjegjësit

Por, ky i fundit nuk i ndahet dhe sërish ndjek nga pas kryeministrin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Futen për të grabitur/ Shqiptarët masakrojnë të moshuarin italian

Publikuar

-

Nga

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe grabitur një 85-vjeçar në Lignano të Italisë.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

LEXO EDHE:  AKU vijon aksionin në Elbasan dhe Lezhë/ Gjobit bizneset e palicensuara

LEXO EDHE:  Legalizime të paligjshme/ Rama çon në Prokurori përgjegjësit

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veshja e agjentes bjonde me syze e kapele/ Lleshaj: “Përshtypjet e mia nuk kanë rëndësi”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar sot për veshjen e shumëpërfolur të agjentes bjonde të Operacionit Forca e Ligjit, e cila del para mediave e maskuar me kapele dhe syze.

Lleshaj deklaroi se ai nuk është marrë me këtë çështje, pasi theksoi se për veshjen e saj dhe të punonjësve të tjerë të operacionit kanë vendosur drejtuesit e OFL-së.

“Përshtypjet e mia nuk kanë rëndësi. Kjo është një çështje që e vendosin drejtuesit e operacionit dhe me këtë nuk merret ministri. Punonjësit e operacionit kanë nevojë për një lloj mbrojtje dhe për një lloj qetësie, që të mos ndikohen nga persona të tjerë”, u shpreh ministri në emisionin “Kjo Javë”.

Ministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, të cilët kanë ngritur akuzat se agjentja bjonde ka shkelur ligjin me veshjen, por Lleshaj nuk e shikon kështu.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e mbledhjes së qeverisë në Vlorë/ Rama “dush të ftohtë” ministrave

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e mbledhjes së qeverisë në Vlorë/ Rama “dush të ftohtë” ministrave

“Nuk ka shkelje të ligjit për arsye se vajza nuk është e veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, ajo mban simbole të Policisë së Shtetit. Kushdo mund ta mbajë një simbol të Policisë së Shtetit, ndodh në të gjithë botën, që mbajnë simbole të Policisë së Shtetit, apo të zjarrfikëses”, nënvizoi Lleshaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi e pranon/ “Kemi faj për largimin e shqiptarëve”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pranuar fajin e opozitës gjatë një takimi me strukturat në Fier.

Kryemadhi deklaroi se fajtori kryesor për largimin e të rinjve është kryeministri Edi Rama, por nuk anashkaloi as opozitën.

Aleatja e Lulzim Bashës tha se opozita është treguar indiferente dhe nuk i ka ushtruar mjaftueshëm presion kryeministrit për premtimet e pambajtura dhe sipas saj kjo ka sjellë largimin e shqiptarëve.

“Shkuam në SHBA, takuam disa të rinj që po shkolloheshin por kishin vetëm një merak që të ktheheshin në Shqipëri. Por ama nëse do të martoheshin aty, ata premtuan se nuk do të ktheheshin pasi donin shkollim dhe shërbime të njëjta në Shqipëri si në SHBA.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e mbledhjes së qeverisë në Vlorë/ Rama “dush të ftohtë” ministrave

LEXO EDHE:  Rama i vendosur/ T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës

Ata fajësonin politikën për largimin e shqiptarëve. Kemi faj ne që nuk i kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës, por mbylli qindra dyer shtëpisë që ikën në emigracion. Mbyllën biznese, pagat e shqiptarëve i la në vend, por rriti çmimin dhe kostot e jetës. Para 6 vjetësh, energjia elektrike të njëjtën sasi e paguan dyfish. Të gjitha këto janë një mungesë e vëmendjes që ne kemi treguar ndaj Ramës, mungesë indiferencë ndaj Ramës, vrasës i punësimit të të rinjve në Shqipëri”, tha Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE