LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Britma, përplasje dhe kërcënime”/ Dëshmitë tronditëse pas tërmetit

30 Nëntor 2019, 14:08, Denoncim CNA
Video-“Britma, përplasje dhe kërcënime”/

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale denoncimet nga qytetarët.

Sot, Berisha ka publikuar një denoncim, sipas të cilit uniformat blu kanë treguar një sjellje banditeske nga shtetasve të Kosovës që kanë ardhur në Shqipëri, për të sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Berisha thekson se ?Denoj me ashpersine me te madhe kete banditizem çnjerezor fhe antishqiptar! Turp! Faqe e zeze!?.

Sipas denoncuesit, ?Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si njerëz, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti.

Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit.?.

Më tej, denoncuesi thotë se në momentin e parë që kanë zbritur nga autobusët, qytetarët e mbledhur para grilave të gjimnazit ?Leonik Tomeo? në Durrës, u sulën për të kërku ndihmë.

?Oj goce ma sjell pak ujë, oj goce një xhupë, diçka të ngrohtë për të veshur?…

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sjell, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë. Madje u ngacmuan edhe seksualisht.

Ndërkohë, ?oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmash pra!?, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë.

Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arrestime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova.

Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojn? ?Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!?.-shkruan denoncuesi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga