Connect with Us

Tërmeti dhe politika/ Tre arsye pse Basha nuk do takojë Ramën

Opinione

Tërmeti dhe politika/ Tre arsye pse Basha nuk do takojë Ramën

Publikuar

-

REDAKSIONALE

Kryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën thirrje opozitës të bëhet pjesë e një pakti kombëtar për rindërtimin e pasojave nga tërmeti vrastar i 26 nëntorit.

Lëvizje për propagandë politike apo ftesë e sinqertë në një situatë kritike, këtë duhet ta shohim vetëm në rast se ka një takim dhe gjithçka do sjellë ai si produkt politik.

Çdo mendje racionale në këtë situatë dhe këto pasoja katastrofike do kërkonte një pakt kombëtar, që pasojat e këtij tërmeti të ktheheshin në një ndryshim rrënjësor jo vetëm politik, por të sillte një zhvillim të vendit me një projekt të qartë ekonomik e politik.

Mbështetja mund të ishte e madhe edhe nga faktori ndërkombëtar, që palët në këtë rast mund ta përdornin në të mirë të vendit duke shkuar deri tek ideja e një “Plani Marshall”, për Shqipërinë. Kjo do ishte një fitore më e madhe për Bashën në fakt sesa për Ramën.

Nga një vëzhgim i thjeshtë i situatës politike kupton lehtësisht se Basha, nuk do ta takojë Ramën dhe ky pakt kombëtar apo përfshirja e opozitës  nuk do të ndodhë, për këtë janë të paktën 3 arsye.

Aktualisht kemi një opozitë me dy fytyra. Është Lulzim Basha i heshtur që nuk bën politikë dhe sot pasdite ju shmang më diplomaci një PO-je, për takim për një pakt politik në këtë situatë të rëndë për vendin, dhe fytyra tjetër është presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, Bujar Nishani, Petrit Vasili, Luan Rama, Edi Paloka etj. Basha duket i qetë dhe i shtruar, ndërsa fytyra tjetër e egër sharëse që kërkon të fitoje çdo pike politike nga kjo situatë duke bërë politike të pastër dhe sulmuar qeverinë për gjithçka ndodh.

Ilir Meta si pjesë e palës së dytë ende ska anulluar tubimin e 8 dhjetorit dhe publikisht foli edhe për paralajmërimin e tërmetit. Pra, Luli ka përballë pjesën kryesore të opozitës kundër, të cilët i ka jashtë kontrollit dhe kurrsesi nuk mund të shkojë në një takim apo të marrë përgjegjësi politike pa një “OK” nga të gjithë. Kjo është arsyeja e parë.

Rama-Basha 17 Maj 2017
Rama-Basha 17 Maj 2017

Arsyeja e dytë është a ka Basha ekspertë, ekspertizë dhe njerëz që të ofrojnë  diçka në këtë situatë? Pra një ekip me ide e plan konkret, përveç faktit se FRPD po shpërndan ndihma si organizatë humanitare dhe Luli shëtit në zonat e katastrofës. Çdo kapacitet intelektual dhe ekspertë që ka pasur qeveria e djeshme e Berishës, Luli dhe të tijët i kanë dëbuar.

LEXO EDHE:  Ja emrat e shefave të komisariateve të përfshirë në trafikun e drogës

Me tezat 6 vjeçare të ikin të vjetrit të vijnë të rinjtë, apo hajdutët që na rrëzuan nga pushteti, apo iku koha e gjyshit është koha e Lulit, largoni çdo mbështetës të Olldashit, na duhet gjaku i ri që do Lulin, dhe të tjera idiotësi si këto që nxoren jashtë PD-së palcën e saj intelektuale dhe profesioniste duke e zëvendësuar atë me ata dallkauke që kishte në grup parlamentar, apo palaçot që ka në ekip nga pas Luli. Pra arsyeja e dytë është se nuk ka çfarë të ofrojë, atë që bëri qeveria e djeshme me krizat si rasti i Shkodrës apo Gërdecit, e bëntë ekipi i  Berishës, Luli ska as ekip e as ekspertë. Mjafton të shikosh në media kush del dhe çfarë flet.

E treta dhe  më e forta është se Basha, në vitin 2017 pati një marrëveshje me Ramën e cila u quajt “tradhëti” edhe nga Berisha. Luli e kishte çuar PD-në në një rrugë pa krye dhe ajo marrëveshje duhej, por ai e përdori atë për interest e tij personale, duke bërë pazare për pallatin e shembur të vjehrrit të tij, dhe më pas në mënyrë kriminale shiti mandate deputetësh dhe goditi elitën e PD dhe e çoi në një humbje katastrofike. Ajo marrëveshje nuk u zbardh kurrë dhe Bashës i dha jo pak kosto, por erdhi në kohën e një krize politike, sot kemi edhe një katastrofë natyrale dhe mijëra qytetarë të sakatuar që kanë humbur gjithçka kishin ndërtuar në jetë, pa shkuar deri tek dhimbja e jetëve të humbura.

Luli nuk shkon sepse nuk ka më asnjë gjyq dhe asnjë pallat për tu dëmshpërblyer vjehrri e familja. Pra pasuria e biznesi është shtuar, vilat janë shtuar, dosja e financimeve ruse dhe 1 milionë dollarëve të paguara në SHBA po mbyllet, nuk ka më arsye Luli të takohet me Ramën.  Basha nuk do mundet kurrë të marrë përgjegjegjësi kombëtare për qytetarët e Shqipërisë, ai nuk shikon dot përtej biznesit familjar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Publikuar

-

Nga

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Ka filluar një debat publik në Shqipëri, për shtetasin e njohur publikisht si Ylli Ndroqi dhe atë të njohur nga drejtësia si Xhemail Pasmaçiu.
Duke dashur të dalë i pastër nga historitë e tij të trafikut të drogës, njeriu me emër të ndryshuar e ka spostuar debatin tek sekuestrimi i mediave të tij.

Shumë gazetarë flasin për lirinë e fjalës, në fakt Ora duket më e lirë se kurrë prej 4 ditësh është pjesërisht në opozitë, pasi sulmon vetëm Erion Veliajn dhe hesht për Edi Ramën, por serish mund të quhet në opozitë. Shoqëri civile, aktivistë, por edhe kllouna oborri flasin për Ora-News, por askush për thelbin e çështjes, trafikantin e drogës për të cilin Interpoli ka dhënë të paktën dy dosje në Turqi dhe Itali. Ata që duan ta mbrojnë theksojnë se sulmi është politik, se Yllin nuk e bleu dot qeveria. Në fakt kjo duket qesharake kur mendon se Ndroqi ose Pasmaçiu është një nga njerëzit më pranë qeverive në çdo kohë, dhe direkt me kryeministrat, përjashto Sali Berishën, që ja dinte letrat dhe e mbante në distancë.

Por thelbi nuk qëndron tek fakti sa miq i ka pasur pushtetet Ylli, por a po sulmohet Ora News si zëri i qytetarëve apo organet ligj zbatuese më në fund pas shumë vitesh hapën dosjen e një trafikanti droge në media?
Sapo thua trafikant drogë, kjo dhe sipas SPAK dhe Interpolit, gjithçka bie poshtë.

Si mund të jetë zëri i qytetarëve apo i opozitës një trafikant droge?

Stafi, kolegët gazetarë që bëjnë detyrën e tyre janë një medalje por me dy anë. Së pari sot janë në oponencë më Veliajn por nuk na tregojnë kohët e arta kur raportonin sukseset e Lalit në çdo cep të Tiranës. Sepse dikur Ylli dhe Lali ishin si dy gonxhe. Kujtojmë dasmën e djalit të Ndroqit që hapej me valle nga Veliaj me nënën e ndjerë të Yllit. Prandaj janë dy anët e medaljes si media për Orë-n, dje kur i mbante iso dhe sot që përplaset me Veliajn duke e gjetur dhe si argument –për të shpëtuar fytyrën në opinion publik, se po i sulmon Veliaj.

LEXO EDHE:  “Buxheti do të jetë i monitorueshëm”/ Rama: Disa banorë të Durrësit do të akomodohen në periferi të Tiranës

LEXO EDHE:  “Buxheti do të jetë i monitorueshëm”/ Rama: Disa banorë të Durrësit do të akomodohen në periferi të Tiranës

Në fakt sulmi po vjen ndaj një trafikanti droge me dosje të kopsitura mirë, dhe organet ligjzbatuese këtë punë kanë, por Ylli kërkon të shpëtojë imazhin e tij atë të dytin, pra emrin e ndryshuar se Xhemail Pasmaçiun identitetin e parë, ende s e ka pranuar publikisht.
Çdo argument që japin mbrojtësit e tij në publik është misioni i Yllit në media dhe puna e tij e ndërshme këto vite, po drogën kush e bëri?

Kështu sipas këtij version çdo njeri që merret me drogë, ble një Tv e fillon misionin mediatik si zë i qytetarëve dhe kështu gjithçka quhet e shkuar dhe e mbyllur. S’mund të jetë trafikanti zëri i qytetarëve kurrë, as i opozitës, qoftë edhe duke bërë luftë me shtetin.
Trafikanti apo ish-trafikanti i drogës nuk mund të jetë pronar mediash, edhe për një arsye shumë të thjeshtë. Ka disa kritete ligjore për tu liçensuar dhe Xhemail Pasmaçiu me dosjen që ka, s do qasej dot në dyert e shtetit, liçensat i ka përfituar si Ylli Ndroqi, prandaj ka dhjetëra argumenta që rrëzojnë çdo tezë mbrojtëse nga ata të paguarit apo të papaguarit.

Kemi të bëjmë me shtetasin Xhemail Pasmaçiu, trafikant droge që është bërë Ylli Ndroqi, pronar televizioni. Ky është thelbi i gjithë debatit. Xhemaili apo Ylli nuk është gazetar, por sipas Interpol dhe çështjeve me drejtësinë në Turqi dhe Itali është trafikant droge, të tjerat janë tumnana që ngre ai dhe të tijët për të shpëtuar pa lagur nga gjithë kjo histori./CNA.al

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës



Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Ora News në 48 orët e lirisë harron Edi Ramën

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Nikoll Lesi

Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.

Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

PS-ja fatkeqsisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglen PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

LEXO EDHE:  Dogji mandatet e deputetëve/ Luli fillon fundjavën hollandeze

LEXO EDHE:  “Shkodra bombë e kurdisur me sahat”/ Rama thirrje qytetarëve: Ju lutem respektoni masat

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.



Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Frrok Çupi/ Media, kush provon t’i kundërvihet mafies, do të vritet

Publikuar

-

Nga

Nga Frrok Çupi/ Media, kush provon t’i kundërvihet mafies, do të vritet

Normalisht, ne tani duhej të ishim të gjithë kundër mafies. Por çudi, dukemi sikur shumica jemi me mafien. Edhe pse si shumicë nuk jemi përfitues në mafie a në krim tjetër, përkundrazi, varfërohemi e shëmtohemi prej mafies…

Normalisht duhej të ishim shumicë kundër pakicës së pakicave që na ka grabitur pasurinë për tre dekada. Shqipëria- sipas studimeve të huaja- ka rreth 80 miliardë dollarë, ku përfshihet edhe floriri i rezervave- të fshehura nën dhè nga shtetarët mafiozë, dhe megjithatë as përballë këtij tmerri nuk jemi shumicë.

Pyetmë mua, ty, tjetrin një nga një, ‘a jemi me mafien?’ – përnjëherë do të kërcejmë ‘ça thua ti ore? … Por në fakt shumica duken me mafien.

Si na e ka marrë mafia shumicën tonë?

Në radhë të parë duke ndërtuar partitë. ‘Don-ët, siç thotë ish kryeministri- një njohës mirë i strukturave; dmth., bosët e mafies, janë të regjur, ata kanë bërë parti dhe tani me partitë duket se bëjnë shumicë. Për shembull, a mund të jetë ushtar i LSI ai atje nëse nuk do t’i varej leitnantit që ka sipër; pastaj leitnanti i varet zëvendës- bosit, dhe bosi mban monopolin e popullit. Bosi mund të thërrasë popullin që të luftojë kundër popullit, siç ka ndodhur kohët e  fundit.

Ky është miti Suprem i mafies: Mafien e  do populli.

Para këtij miti mund të na bjerë rrufeja të gjithëve një nga një; sapo të shikojmë së populli është me mafien. Ja ku jemi: Masat që ka ndërmarrë Amerika ose edhe shteti për të mundur mafien, shpesh herë më duken më minore se piramida e mafiozëve. Ditët e fundit na kanë provuar se Amerika edhe shteti janë tërhequr (ndoshta taktikisht, por janë tërhequr) për arrestimin e mafiozit iks, ose për sekuestrimin e pasurisë mafioze, ose edhe për shkarkimin e presidentit që shkel mitin e ligjit. Shteti dhe Amerika mund të kenë frikë vetëm popullin, nëse populli do të mbrojë mafien, prandaj tërhiqen.

Deri në kupolën ku qëndron miti se ‘mafiozët i do populli’, vetë mafia ka ngritur mite shkallë- shkallë.

1.

Miti se Mafia është e ndershme.

A i shikoni, nuk ka prej tyre pa këmishë të bardhë e kostum të ngrirë. Por gjuhën e kanë shumë popullore, deri në mosdije. Para pak vjetësh tjetri ka qenë kapter në ushtri ose telefonist në qytet. Këta nuk bëjnë punë të pista, as shpërndajnë drogë…, por dominojnë tregun e drogave të Turqisë ose të Italisë. Po të jenë mafiozë të huaj bëjnë shenja dashurie për popullin shqiptar, mund të japin para edhe për shërimin e një fëmije në periferi. Këta janë të mirë dhe i do populli. Nëse ti i zbulon, atëherë e ke keq punën, jo me këta, por me popullin.

2.

Miti i kodeve të shenjta…



Në radhë të parë mafia hesht, nuk thotë gjë, nuk jep asnjë provë. Në vendin tonë kodi i heshtjes së mafies u shfaq dominues në vitin 1996- 97, me piramidat financiare. Piramidat u ngritën nga shteti dhe u bekuan nga shteti. Populli i quante piramidat të bekuara dhe lumturohej, deri ditën kur u zhyt në mjerim e në gjak. Bosët e piramidave, që në fakt ishin rreshterë ose ushtarë të mafies, u zgjodhën njerëz pa gojë: ose nuk flisnin vetë, ose nuk dinin të flisnin asnjë fjalë, ose ishin budallenj e thonin broçkulla pa dëm. Piramida e shtetit i kishe nisur në rrugë për ndërtimin e ‘kapitalizmin shqiptar’ që përkthehej në mafie të fshehtë.

LEXO EDHE:  “Shkodra bombë e kurdisur me sahat”/ Rama thirrje qytetarëve: Ju lutem respektoni masat

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në PD?

Pse kërkohet ose shpallet sot e kësaj dite nga piramida ëndrra se ‘do të kthehemi në vitin 1997’? Sepse është metoda që ka dhënë më shumë rezultat për mafien ‘popullore’. Në atë rast gjithë populli ishte me mafien e piramidave’; ky është çelësi i fatkeqësisë.

3.

Miti i familjes

Jo vetëm këtu, por edhe në Ballkan, mafia është e ndërtuar sipas skemës së fisit e të familjes. Në shoqërinë klanore imponohet nder dhe gjakmarrje- që bëjnë lëndën e parë për mafien. Në këto 30 vjet janë ndërtuar dy lloje familjesh mafioze: Ato që shpesh herë vrasin njëri- tjetrin ose i kap Policia; dhe e dyta: Familja që nuk e kap ligji. Kjo e dyta janë partitë politike. Merr për shembull, partinë e dytë për nga madhësia, dhe parti e parë për nga fjala aktuale ‘demokraci’: Partia Demokratike nuk ka asnjë qelizë ku nuk është i thurur klani dhe familja. Jo vetëm i biri i këtij e dhëndëri i tjetrit… Por familja e komunistëve të frustruar është aty; edhe familja e të korruptuarve të mëdhenj në qeverisjen e kaluar- aty. Pastaj vjen lidershipi në formën kanunore. Ka lider të zgjedhur; ka Këshill të pazgjedhur por që kontrollon të zgjedhurit; ka edhe lider suprem. Pastaj vijnë nënbosët, leitnantët dhe ushtarët që nuk kanë asnjë lek por që vrasin për bosët. Në këtë qerthull nuk e gjen dot kurrë thelbin. Opozita në fakt nuk është opozitë, por pushtet i degraduar nga korrupsioni dhe është vënë në anën e mafies. Sapo dëgjohet se preket mafia, menjëherë do të mbledhë mijëra në sheshin e Tiranës për të mbrojtur ‘Kushtetutën’.

Provo po të duash preke; as Amerika nuk po e bën dot…, kam frikë.

4.

Media. Kush provon t’i kundërvihet mafies, do të vritet.

A është media një qen roje për mafien? Kam frikë se një pjesë e madhe e saj nuk ka më as zinxhirë. Edhe sikur mafiozin ta nxjerrës nga media e tij, ai afrohet te gardhi e ndërsen gazetarët: ‘Ej, kurajë, luftoni se do të fitojmë!’. Në deantologjinë e medias perëndimore thuhet se ‘gazetari, po të shihet në kafe me politikanin, nuk është më i besueshëm’. Ndërsa këtu e kanë mësuar gazetarin që t’i lëpihet edhe mafiozit. Gazetaria ‘qen roje’ mund të fundosë jetën e njeriut që guxon të thotë të vërtetën, por po na rrënon edhe gjithë kombin. Mafia ka medien e saj. Nëse një mafioz i huaj i sulet kombit, gazetarët e vihen në anën e atij atje. Nëse prek bosin e atij në ekran, ta dish se do të të bëjë copë- copë: të quan komunist, nazist, spiun, dhe të shan varrin e të parëve… Këtu mblidhet populli mbrëmje për mbrëmje, dhe krijohet skema sikur populli është me mafien.

5.

Miti ynë, që nuk jemi mafie:

A ka zot, nëse dështojnë drejtësia jonë njerëzore dhe vetë Amerika, kësaj here?! Kjo është çështja jonë mit.

LEXO TE PLOTE