Connect with Us

Tensionet për shpërndarjen e ndihmave/ Ja hapat që duhet të ndiqni

Sociale

Tensionet për shpërndarjen e ndihmave/ Ja hapat që duhet të ndiqni

Publikuar

-

Një situatë e tensionuar është paraqitur ditën e sotme në shkollën, Leonik Tomeo në Durrës sa i takon shpërndarjes së ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti.

Pavarësisht se kjo  shkollë është vetëm një pikë grumbullimi e ndihmave, banorët të revoltuar janë konfliktuar me persona përgjegjës në shkollë,  ndërsa pretendojnë se po bëhet shpërndarje selektive.

Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat e mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit, për t’u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t’u strehuar në hotele.

LEXO EDHE:  Sherr me thika / Dy të plagosur

1.Drejtohuni tek njësia administrative.

2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim.

3.Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli.

4.Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit.

Për të gjithë ata që kanë ngelur në mes të katër rrugëve për shkak të dëmtimit të shtëpive janë vendosur në dispozicion qendra sociale, çadra dhe hotele./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mundësi punësimi në Ambasadën Amerikane/ Ja si të aplikoni

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së, në Tiranë, ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët ku thekson se kërkon aplikantë të kualifikuar për punë.

“Shihni pozicionet më të fundit të lira të punës në Ambasadën Amerikane. Afati për të aplikuar është 31 janar 2020”, shkruan ambasada në njoftimin e saj.

Për më shumë informacione mbi mënyrën e aplikimit, klikoni në linkun e mëposhtëm…

LEXO EDHE:  Muzeu “Nënë Tereza” pranë Xhamisë/ Reagon Komuniteti Musliman: Po cënohet liria e fesë

LEXO EDHE:  Basha frikësohet nga 'antiBashët'/ Mbush sallën në Durrës me familjarë të tij

Aplikoni këtu

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikohet për fundjaven

Publikuar

-

Nga

Pas këtyre ditëve të kthjellëta do të vijë një fundjavë ndryshe. Gradualisht, gjatë ditës së sotme, vranësirat do të vijnë në dendësim.

Përgjatë maleve do të shfaqen reshjet të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu.

Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

LEXO EDHE:  “Unë i kam natyrale, ti silikon!” Plas sherri te Mis Bumbum, fitueses i rrëmbehet shiriti nga dora

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali/Si mashtroi selia blu për pjesëmarrjen në Durrës

Zonat malore -4ºC deri në 7 ºC
Zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC
Zonat bregdetare 1ºC deri në 15 ºC/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 11 janar 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dita e sotme do jete delikate dhe me shume probleme për ju qe keni një lidhje. Here pas here do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do e gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret nga ana tjetër mund te realizojnë disa takime, por asnjë person nuk do ua mbushe mendjen plotësisht. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te matur sepse duhet menduar edhe për te ardhmen.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite e mbushur me vështirësi te mëdha ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Edhe pse Jupiteri do mundohet t’iu ndihmoje serish gjerat për ju nuk do jene te lehta. Beqaret qe janë mendjehapur dhe te gatshëm për aventura do kenë me tepër fat ne dashuri. Ne planin financiar për fat te mire nuk do kenë probleme serioze. Masat qe keni marre ditët e fundit do japin rezultatet e pritura.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i shprehni sa me shume ndjenjat sot dhe ta mbani pas vetes partnerin tuaj. Ai do kenë nevoje për ju dhe do ua shpërblejë shpejt mbështetjen qe do i jepni. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe do bëjnë edhe sakrifica ekstreme për ta arritur atë qe duan. Financat do jene te ekuilibruara. Do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse jeni ne një lidhje sot do keni surpriza te mëdha. Zemra do rrahe gjithnjë e me fort dhe do jeni te gatshëm te bëni çdo gjë qe do ju sugjeroje ai qe keni ne krah. Beqaret duhet te largohen nga rutina, te dalin, te argëtohen dhe t’i shikojnë gjerat me një sy tjetër. Vetëm ne këtë mënyrë ata mund ta ndryshojnë jetën. Me financat do keni goxha vështirësi, por miqtë nuk do ju lënë ne balte.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite rutine dhe e mërzitshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mezi do e shtyni çdo moment dhe do bëni çdo përpjekje për te ndryshuar gjithçka. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak me te cilin do jene gati te bëjnë çdo gjë. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë për shkak te ndryshimit te banesës apo te një pune te re do ju duhet te shpenzoni pak me tepër.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do veproni gjithë kohës spontanisht sot dhe mund te bëni edhe disa gabime te vogla. Kini parasysh qe nëse e lëndoni partnerin te kërkoni falje sa me pare pa arritur te përkeqësohet edhe me tej situata. Beqaret do marrin propozime te rëndësishme dhe jeta mund t’iu ndryshoje përfundimisht. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shume durim dhe largpamësi pasi vetëm kështu gjendja do stabilizohet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me momente te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mendoni te shkoni edhe ne vende interesante vetëm qe t’i shpëtoni rutinës. Beqaret do realizojnë disa takime, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahe zemra shume fort. Për buxhetin do bëni te pamundurën qe ta ekuilibroni gjendjen dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e mbushur me momente te veçanta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mosmarrëveshjet dhe debatet e forta do harrohen dhe do shihet me optimizëm e ardhmja. Beqaret as nuk do pranojnë te fillojnë një lidhje sepse do kenë frike mos humbasin lirinë e pavarësinë. Buxheti do jete ne gjendjen me te keqe te mundshme kështu qe do ju duhet te mbështeteni vetëm tek familjaret.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni te lire t’i shprehni sa me shume ndjenjat gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet goxha. Nuk do keni me as hatermbetje nga e shkuara. Beqaret do jene shume vigjilente dhe te gatshëm për te bere gjithçka qe jeta t’iu ndryshoje sa me pare. Me shpenzimet do jeni përherë te kujdesshëm dhe te matur kështu qe gjendja ka për te mbetur e mire.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Saturni do ju mbroje nga problemet ne çift gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jete shume e ngrohte dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Beqaret do kenë gjithashtu një dite te mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Me financat do keni goxha vështirësi dhe asgjë nuk do ju ece sipas planeve. Shpenzimet duhen kufizuar ne maksimum.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Te dashuruarit do ndihen plotësisht te lire për te bere atë qe do ndiejnë. Jeta e tyre do jete e bukur dhe e mbushur me çaste te këndshme. Beqareve do ju shfaqet personi ideal ne momentin dhe vendin qe ata as nuk e kane pritur ndonjëherë. Ja qe jeta bën edhe surpriza ndonjëherë. Sektori i financave ka për te qene shume here me i mire se me pare kështu qe do ndiheni edhe me te qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Mundohuni te mos e provokoni partnerin asnjë moment dhe mos e nxitni te xhelozohet sepse mund te dale edhe jashtë kontrollit. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm për te filluar një lidhje te veçante dhe emocionuese. Disa miq te ngushte do i ndihmojnë tej mase. Te ardhurat do fillojnë dalëngadalë te stabilizohen, por duhet te bëni sa me shume durim.

LEXO TE PLOTE