Connect with Us

Prokurorja fal policët “vrasës”?!/ Natasha Prifti në skanerin e Vettingut

Vetingu

Prokurorja fal policët “vrasës”?!/ Natasha Prifti në skanerin e Vettingut

Publikuar

-

Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti (Shallapi), ndodhet nën lupën e Komisionit të Vettingut.

Hetimet për të kanë nisur tashmë dhe priten rezultatet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Emri i prokurores Prifti është bërë i njohur nga emisioni investigativ Stop, pak kohë më parë, në lidhje me një aksident të regjistruar në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Bëhet fjalë për një përplasjen e një motoçiklete me një makinë policie, ku humbi jetën drejtuesi i motocikletës .

Bashkëshortja e viktimës, denoncimi në Stop

Bashkëshortja dhe i afërmi i viktimës I. Kapedani kanë rrëfyer për emisionin Stop ngjarjen, me pretendimin se makina e policisë ishte në kundravajtje.

Sipas emisionit Stop, hetimi i prokurores së Lushnjes Natasha Prifti u bazua vetëm tek akt-ekspertimet, duke nxjerrë fajtor viktimën dhe duke mbyllur në këtë mënyrë  çështjen.

“Stop” ka transmetuar dy dëshmi, që provojnë, se fajin e kishte drejtuesi i makinës së policisë, gjë që u pranua në momentin e parë edhe nga vetë efektivët blu, por ndaj prokurores nuk ka psur ndonjë masë në lidhje me këtë rast.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Prifti, të ardhurat më të mëdha i ka nga aktiviteti privat i bashkëshortit, i cili merret me tregti makinash.

Pasuria që ajo deklaron, duket e justifikueshme, por për më tepër po sjellim deklaratat e prokurores, Natasha Prifti.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)

Gjendje në shtëpi shuma 600 000 lekë.

Pagë e marrë pranë Shkollës së Magjistraturës, në shumën 360 000 lekë.

Hua afat mesme në shumën 600 000 lekë. Shuma e pashlyer është 184 563 lekë.

Hua në shumën 500 000 lekë. Shuma e pashlyer është 221 400 lekë.

Viti 2007 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokurore në Fier, në shumën 123 262 lekë.

Hua në shumën 400 000 lekë. Shuma e pashlyer është 510 120 lekë.

Hua afat mesme në shumën 600 000 lekë. Shuma e pashlyer është 164 056 lekë.

Hua në shumën 500 000 lekë. Shuma e pashlyer është 196 800 lekë.

Viti 2008

Blerë makinë, në mar 2008, me kredi. Vlera 380 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, në shumën 750 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Gjirokastër, në shumën 70 000 lekë.

Shpërblim në shumën 9 000 lekë.

Hua afat mesme në shumën 600 000 lekë. Është shlyer.

Hua në shumën 500 000 lekë. Është shlyer.

Hua në shumën 400 000 lekë. Shuma e pashlyer është 396 760 lekë.

Hua në shumën 100 000 lekë. Shuma e pashlyer është 74 400 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokurore, në shumën 851 687 lekë.

Hua në shumën 400 000 lekë. Shuma e pashlyer është 266 800  lekë.

Hua në shumën 100 000 lekë. Është shlyer.

Viti 2010

Shitur automjeti me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në shumën 792 000 lekë.

Shpërblime në shumën 18 000 lekë.

Të ardhura nga puna jashtë orarit, në shumën 20 000 lekë.

Hua në shumën 400 000 lekë. Shuma e pashlyer është 139 200 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokurore, në shumën 868 619 lekë.

Të ardhura të tjera, dieta në shumën, 13 000 lekë.

Të ardhura raporti mjekësor, në shumën 85 086 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokurore, në Lushnje, në shumën 916 642 lekë.

Viti 2013

Llogari rrjedhëse, në shumën 695 724 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes dhe paga si prokurore, në Lushnje, në shumën 857 396 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti privat, shitje mallrash me shumicë e pakicë, në shumën 450 000 lekë.

LEXO EDHE:  Të korruptuarit e drejtësisë/ Bëmat e gjyqtares së Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron automjet tip Audi A4, viti 2002, blerë në 2010 në Itali me vlerë 5 700 euro dhe doganë 370 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron automjet, furgon, tip Mercedez Sprinter, viti 2006, blerë në Itali, në gusht 2013, me vlerë 1 100 eur dhe doganë 1 000 euro.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron automjet, Benz Mercedez C Class, viti 2007, blerë në Itali, në Tetor 2013 me vlerë 6 000 eur dhe 210 000 lekë doganë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron gjendje malli në magazinën ku ushtron aktivitetin në shumën 10 000 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron gjendje të ardhurash cash ndër vite në shumën 4 000 000 lekë.

Viti 2014

Shtesë likuiditeti në llogarinë rrjedhëse krijuar nga paga në shumën 544 927 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes dhe paga si prokurore, në Lushnje, në shumën 830 333 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti privat, shitje mallrash me shumicë e pakicë, në shumën 225 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron automjet, Benz Mercedez, me vlerë 4 300 euro dhe doganë 383 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron shitje automjeti me vlerë 9 000 euro.

Viti 2015

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të krijuara nga paga në shumën 736 143 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në Lushnje, në shumën 922 298 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron blerjen e automjetit tip Honday me vlerë 100 eur.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron shitjen e automjetit tip Honday me vlerë 100 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron blerjen e automjetit, Furgon Benz Mercedez me vlerë 8 500 euro.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron shitjen e automjetit Audi A4 me vlerë 2 500 euro.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron pakësim të gjendjes së të ardhurave me vlerë 1 900 000 lekë.

Viti 2016

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të deklarueses, në shumën 202 610 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në Lushnje, në shumën 357 245 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes në shumën 512 085 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron pakësim të kursimeve në shumën 1 300 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron llogari bankare me vlerë 1 505 1 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti privat, shitje mallrash me shumicë e pakicë, në shumën 467 963 lekë.

Viti 2017

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të deklarueses në shumën 28 258 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në Lushnje, në shumën 1 213 760 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron blerjen e automjetit, Benz Mercedez në Gjermani me vlerë 9 074 euro dhe doganë 303 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron shitjen e automjetit Benz Mercedez me vlerë 14 000 euro.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron shitjen e automjetit Benz Mercedez me vlerë 1 500 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron blerjen e automjetit, Benz Mercedez me vlerë 3 600 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti privat, shitje mallrash me shumicë e pakicë, në shumën 694 153 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron të ardhura të përfituara nga shitja e automjetit Benz Mercedez, me vlerë 337 000 lekë.

Bashkëshorti, Armand Prifti deklaron hua për blerjen e automjetit në shumën 11 000 euro, të cilën e ka shlyer brenda vitit.

Viti 2018

Pakësim në llogarinë rrjedhëse të deklarueses në shumën 71 334 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, në Lushnje, në shumën 1 215 719 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti privat, shitje mallrash me shumicë e pakicë, në shumën 730 362 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Një tjetër prokurore i shtohet SPAK

Publikuar

-

Nga

Një tjetër prokurore i shtohet SPAK

Një tjetër prokurore do të jetë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mësohet se bëhet fjalë për Manjola Kajana, e cila u rikonfirmua në detyrë nga KPA, duke e çuar kështu në 13 numrin e prokurorëve.

Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë një vit më parë.

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

LEXO EDHE:  Të pangopurit e politikës/ Deputeti miliarder zhvat të pastrehët

LEXO EDHE:  Të korruptuarit e drejtësisë/ Bëmat e gjyqtares së Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Publikuar

-

Nga

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.

Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.

Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.

Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.

E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.

LEXO EDHE:  Nga Elvi FUNDO/Të gjitha faktet si u zbulua pasuria e deputetit Alfred Peza

LEXO EDHE:  Të pangopurit e politikës/ Deputeti miliarder zhvat të pastrehët

Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.

Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.

Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.

Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.

Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE