LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej 3 netësh flenë me 3 fëmijët në plasmase/ Pas tërmetit, familja apel për ndihmë (Video)

30 Nëntor 2019, 15:14, Politikë CNA
Prej 3 netësh flenë me 3 fëmijët në plasmase/ Pas

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një thirrje për ndihmë të një familje, e cila ka mbetur e pastrehë për shkak të dëmeve nga tërmeti.

?Thirrje per ndihme!

E braktisur, prej tre netesh kalon naten me tre femije nen plasmase!

Lexoni mesazhin shikoni vodeon e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje dhe të uroj sinqerisht jetë të gjatë

Familja e z. Artur Tusha prej 3 netësh flen në qiell të hapur bashkë me familjen e tij në dy metra plasmas pas tërmetit të rënë.

Me 3 fëmijë te vegjel, një prej të cilëve është edhe vajza e tij vogel vetem 4 muajshe e semurë, pa asnjë mbështetje nga shteti në kushte ç’njerëzore ai kërkon ndihmën e çdokujt që ka një mundësi sado të vogël për ta ndihmuar.

Ai banon në Vorë dhe banesa e tij është tërësisht e pabanueshme

Zoti jua shpërbleftë!

Me respekt!?, shkruan Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga