Connect with Us

Pasojat e tërmetit/ PD vihet në veprim, takim me ekspertët e emergjencave civile

Politikë

Pasojat e tërmetit/ PD vihet në veprim, takim me ekspertët e emergjencave civile

Publikuar

-

Situata e rënduar pas tërmetit të 26 nëntorit ka vënë në lëvizje kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilinjofton se ditën e nesërme në orën 18:00, do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile.
Takimet me inxhinierë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndërtimit; ish-kryetar bashkie, ish-prefektë, do të zhvillohet me qëllim për të kuptuar se cilat janë mënyrat më të mira për kapërcimin e krizës dhe normalizimin e situatës.
Zyra e shtypit të selisë blu njofton se: “tematika kryesore e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti- Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për MCN tv ka folur për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët.

Ajo u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.



“Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Mbyllet protesta/ Turma drejt selisë së PD

LEXO EDHE:  Propozimi i Bashës për Vettingun në politikë/ Zbulohen prapaskenat

E pyetur nëse i druhet ndonjë përjashtimi nga PD, pasi doli hapur në mbështetje të Berishës ajo tha: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka denoncuar sot mbylljen e godinës për shkollat e Sarandës, Eco Kampus.

Sipas deputetes së PD-së Ina Zhupa,  kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës dhe ende nuk është vënë nën funksion.

Zhupa shprehet se ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Reagimi i Zhupës

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vendosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës.

Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-Vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.



Në seancën dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijët e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje.

LEXO EDHE:  Nga atentati i Tom Doshit te matrapazllëqet e LSI/ Akuzat e Bashës kundër Ilir Metës

LEXO EDHE:  Nga atentati i Tom Doshit te matrapazllëqet e LSI/ Akuzat e Bashës kundër Ilir Metës

Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre.

Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në periudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta.

Ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Faleminderit!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Dylgjeri ironizon Bashën/ Luli, demokratët, Saliu dhe Salianji

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh po zhvillon takime me demokratë në çdo qytet, me synimin për të ringritur dhe bashkuar PD.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka ironizuar kryeatrin, Lulzim Basha, duke treguar se koha e tij ka mbaruar dhe se demokratët po i bëjnë daljen, duke u mbledhur rreth Berishës në takimet e tij.

Lul, demokratët sot po mblidhen rreth Saliut e jo rreth Salianjit! Një shprehje e hershme thotë:

Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në bythë të kalit! Po, ça po bën më aty Lulzim?

Pse po rri kot ? Apo se je në kalë? Lëviz, luaj, se u qelbe.  Demokratët që ti i le rrugëve kanë mbushur sallat e ti rri akoma në stallë. Demokratët u zgjuan Luli. Demokratët po kërkojnë tjetër Lider. Janë bashkuar rreth “të keqes” më të vogël e Udhëheqësit më të madh. Po e presin anekan Doktorin, qytet më qytet.



LEXO EDHE:  Nga atentati i Tom Doshit te matrapazllëqet e LSI/ Akuzat e Bashës kundër Ilir Metës

LEXO EDHE:  Basha: Shqipëria e bashkuar kërkoi largimin e Metës

E presin në rrugë, në salla, në podiume. Po ti? Ça po bën aty? Ku e ke antarësinë? Ku i ke militantët? Ku e ke partinë?

Po të firon çdo ditë grupi. Doktori po kuvendon me Partinë, Ti vazhdon takon akoma diplomacinë!

Po të fut ujë gomonja Lul. Se ndjen se të është lagur menderja? Fshatari ynë e maste lagështinë e tokës me bythë kur donte të mbillte grurë, Ti je në ujë e nuk po ndjen gjë!

Heeeeej! O Lul! PD sot po mblidhet rreth Saliut e jo rreth Salianjit. A po thith Ti? Apo kap ça të kapësh?  Zoti të dhashtë”, shkruan Ylli Dylgjeri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE