Connect with Us

Opozita e ndarë në dy fytyra

Politikë

Opozita e ndarë në dy fytyra

Publikuar

-

Katër ditë më parë, mëngjesin e së martës së 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë, 6.4 ballë, i cili la pas një situatë katastrofike.

51 persona humbën jëtën, rreth 900 mbetën të plagosur, por edhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Por, në këtë situatë tragjike që po kalon vendi ynë, duket se edhe palët politike zbutën tonet, u qetësuan dhe nuk ka tensione mes tyre.

Është vetëm presidenti Ilir Meta, i cili tha që e kishte parashikuar dhe që masat duheshin marrë.

Po, ndoshta vërtetë duheshin marë masat dhe trupat e emergjencës shqiptare duhet të ishin më profesionale, por gjithçka tashmë ka kaluar.

U përballua sipas mundësive maksimale dhe këtu ska asnjë diskutim, por palët politike vijojnë të jenë me dy fytyra, dhe sidomos opozita është më dy fytyra.

Nga njëra anë kemi Lulzim Bashën, i cili tregon një anë më të qetë, që respekton këtë moment, që artikulon qetësisht, nga ana tjetër shkon nëpër zona të caktuara dhe bën thirrje, qeveria i pranon dhe duket si një lloj paqëtimi për shkak të situatës katastrofike.

Për  më tepër, Rama dhe Basha duket se flasin me një gjuhë, ndoshta ishte biles më e ashpër gjuha e kryeministrit, i cili ka dhe më shumë përgjegjësi në këtë situatë, ndërsa Basha ishte me paqësor. Nxori edhe një udhëzim ku ishte i prerë me strukturat, që kjo fatkeqësi të mos përdorej politikisht.

LEXO EDHE:  Berisha kërkon lirimin e gazetarëve të JOQ/ Thirrje mediave: Raportoni me guxim dhe objektivitet

Kurse nga ana tjetër janë disa personazhe që kanë filluar “luftën” . Berisha vazhdon me denoncime dhe përplasje. Bujar Nishani hedh sulme dhe akuza me një fjalor që nuk i shkon një ish-presidenti.

E njëjta situatë është edhe me LSI-në. Me një gjuhë të ashpër dhe sulmuese është Petrit Vasili. Më e qetë duket Monika, ose më e kujdesshme. Por, sërish duket se kemi dy palë dhe dy fytyra.

Opozita ka nga njëra anë fytyren e Lulit, i cili përpiqet të jetë i qetë, dhe Berisha me Nishanin, Vasilin e të tjerë që vazhdojnë të sulmojnë.

Kjo duket të jetë një strategji e mirëmenduar e opozitës, ku njëra palë merr rolin e paqëtuesit, tregon dhimbje, solidaritet e të tjerë, kurse pala tjetër për të mos humbur audiencën e militantëve dhe mbështetjen e tyre, vazhdon me akuza, me thirrje, me përplasje dhe me tension./ CNA.al

Akuzat e forta/ Ja çfarë fshihet pas emërimit të Çuçit si ministër fuqiplotë pas gjendjes së jashtëzakonshme

“Nënvleftësimi i tërmetit të shtatorit dhe kërkesave të Metës, përgjegjësi penale”/ Vasili akuza qeverisë

“Deklaroni fondin, lëri fjalët boshe…”/ Vasili kërkesë qeverisë për vlerën vënë në dispozicion të tragjedisë

Zbardhet udhëzimi i Bashës pas tërmetit tragjik/ Kreu i PD i prerë me strukturat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në PS po “hanë kokat” e njëri-tjetrit/ Sulmohet ashpër Vangjush Dako

Publikuar

-

Nga

Në degën e Partisë Socialistë në qytetin e Durrësit, vijojnë përplasjet. Edhe pse Vangjush Dako nuk është më kryebashkiak i Durrësit, ai vijon të ketë influencë të lartë në degën e PS-së, gjë që si duket ka sjellë edhe përplasje.

Një ditë pas dorëheqjes nga gara për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, ka hedhur akuza të forta ndaj Dakon.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Kërtusha sulmoi direkt ish-kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa tha se “Ata që drejtojnë PS në Durrës, me Vangjush Dakon dhe kandidatin, që nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. E vetmja vendimmarrje e tij është përfitimi. Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’.

LEXO EDHE:  Pas “vetëvrasjes” së Metës, edhe Kryemadhi gati të japë jetën

LEXO EDHE:  A po mendon Bujar Nishani të marrë drejtimin e PD?

Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim.

Po ashtu, Kërtusha u shpreh se listat për kandidatë nuk ishin reale, por farse, që përcaktonin fituesin.

“Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS.

Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota”, tha Kërtusha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari bën paralajmërimin e fortë/ Ne prapë do na vjedhin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me debatet e fundit politike, për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri, pavarësisht se shprehet kundër këtij sistemi ku kryetari i partisë zgjedh deputetët, thekson se faji për situatën ku ndodhemi nuk është vetëm i sistemit zgjedhor.

Ndërsa bën një rezyme të ngjarjeve në vite, gazetari Tomorri thekson se sërish në do të vijojnë të na vjedhin.

“Sikur te ishte vetem sistemi zgjedhor

Ne vitin 1996, deputetet u zgjodhen nga populli me maxhoritar te paster. Por Shqiperia perfundoi ne lufte civile.

Ne vitin 1997 dhe 2001, deputetet u zgjodhen nga populli, prape me maxhoritar te paster. Por Shqiperia u ngjit ne majen e piramides boterore te korrupsionit. Qeveria e dale nga Parlamenti i zgjedhur nga populli instaloi nje nga sistemet qeverisese me kleptokratike ne bote, nga i cili nuk po shpetojme dot me.

LEXO EDHE:  Basha flet në parlament/ Mazhorancë e drogës dhe krimit

LEXO EDHE:  A po mendon Bujar Nishani të marrë drejtimin e PD?

Ne vitin 2005, deputetet serish u zgjodhen nga populli. Por ne Gerdec korrupsioni luante loja luftash.

Ideja eshte qe vjedhja ne Shqiperi nuk filloi nga ky sistemi zgjedhor qe kemi sot.

Edhe une e urrej nje sistem zgjedhor ku kryetari i partise emeron deputetet. Por kam frike se ne te gjitha sistemet e mundshme elektorale, deputetet ne Shqiperi prape do jene ushtaret e kryetarit. Dhe ne prape do na vjedhin.”-shkruan Klodian Tomorri në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret në takim Kurum/ Falenderon Turqinë për ndërtimin e 500 apartamenteve  

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Kreu i Shtetit e falenderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

LEXO EDHE:  Basha flet në parlament/ Mazhorancë e drogës dhe krimit

LEXO EDHE:  Berisha kërkon lirimin e gazetarëve të JOQ/ Thirrje mediave: Raportoni me guxim dhe objektivitet

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

LEXO TE PLOTE