LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk është koha për politikë"/ Basha i përgjigjet thirrjes së Ramës: Fokusi ynë njerëzit

30 Nëntor 2019, 17:07, Politikë CNA
"Nuk është koha për politikë"/ Basha i

Në një vizitë në Shkozet të Durrësit për të parë nga afër gjendjen, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se situata është tepër e vështirë dhe nuk ka nevojë për koment.

?Gjendja është e rëndë nuk ka nevojë për koment. Nëse pyet banorët do të thonë se askush nuk ka ardhur. Është një komunitet i madh tërësisht i braktisur, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje.

Më shqetëson shumë mungesa totale e një koordinimi. Ka një çorganizim total që po e vuajnë banorët?, është shprehur Basha.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me thirrjen e bërë nga kreu i qeverisë ditën e sotme për uljen në një tryezë të përbashkët, Basha është shprehur se nuk është koha për politik, por për t?i dhënë mbështetje njerëzve.

“E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t?i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani.

Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq!

Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Fokusi ynë kryesor është të jemi afër këtyre njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër”, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga