LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit PATOZI/ NUK BËRE KEQ ME FTESËN, POR MOS U ÇUDIT ME PËRGJIGJEN

30 Nëntor 2019, 19:22, Politikë CNA
Nga Astrit PATOZI/ NUK BËRE KEQ ME FTESËN, POR MOS U ÇUDIT ME

Nuk bëre keq që kërkove solidaritet politik, sepse është emergjencë kombëtare dhe ishte tamam dita të ulen, jo vetëm flamujtë e atdheut, por edhe armët e partive. Ndërkohë, mos e tepro, duke e përsëritur vend e pa vend që ke bërë ftesë, sepse është e pandershme dhe e shëmtuar.
Unë nuk do ta këshilloja kurrë Lulzim Bashën të mos ulej në tryezë me qeverinë në këto kohë dhimbjeje dhe zie, por, nga ana tjetër, nuk do ta qortoja asnjëherë atë, nëse do të vendoste ndryshe. Nuk është rastësi që të njëjtët njerëz, të cilët po e përgjojnë atë sot se mos e kapin në flirt me armikun, ishin dhe mbeten dakord me qepallimin e shpifur 17 majit. Ndërkohë, që janë të pakrahasueshme situatat, atëherë ndahej plaçka, tani ndahet halli.
Do të kishe pasur të drejtë të ankoheshe, nëse opozita do të ishte në terren, duke prishur punë apo penguar shtabet e qeverisë, që po ndihmojnë me sa munden dhe me sa dinë njerëzit në fatkeqësi, por kjo nuk po ndodh.
Dhe mos bëj sikur çuditesh se si ka mundësi që kundërshtari nuk të vjen në një ditë si kjo, sepse ke bërë sa ke pasur në dorë që Shqipëria të trajtohet si rreckë me devizën e shpifur “një herë ma hipe dhe një herë ta hipa”. Jo vetëm, sigurisht.
Ndërkohë që jemi një shtet kaq i varfër dhe kaq i dobët, saqë edhe po të ishin realisht të bashkuar dhe pa hile politike me të gjitha kapacitetet tona, vështirë se mund ta përballonim një tragjedi si kjo e tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmet e fundit nga