LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mbulova me duar vajzat e mija"/ Klodiana Lala rrëfen se si e përjetoi tërmetin

30 Nëntor 2019, 17:34, Sociale CNA
"Mbulova me duar vajzat e mija"/ Klodiana Lala rrëfen se si e

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka rrëfyer historinë se si e përjetoj tërmetin e fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit.

E ftuar në studion e emisionit ?Kjo Javë?, Lala ëshët shprehur se në atë moment në pamundësi për tu larguar nga banesa  ka mbuluar të dyja vajzat me dy duar, duke u munduar t?iu mbuloj të paktën kokën dhe më pas pas përfundimit të lëkundjeve kanë dalë në oborr.

?Më lejoni Nisida të shpreh një ngushëllim për të gjithë viktimat. Dua t?i garantoj se të gjithë njerëzit janë me ta. Unë dua t?ju kërkoj ndjese vajzave të mia, pasi i lashë vetëm ata. Kur ra tërmet, i mbulova fëmijët, fillimisht nuk dola jashtë, ndërsa pasi përfundoi tërmeti sigurisht dola. Aty më erdhi një telefonatë nga redaksia. Unë isha e ndërgjegjshme se duhet të dilja se do të raportoja?, tha ajo.

Ndërkaq, gazetarja ka treguar edhe momentet pas arritjes në Durrës dhe përvojën e asaj që kishte përjetuar në momentin që arriti në qytetin bregdetar.

?Kemi qenë të vendi që quhet Kryqi i Kuq në Durrës. Jemi sinjalizuar nga policia se aty do të vinte dehe kryeministri. Zoti Rama nuk pranoi që të fliste. Ajo që doja unë në ato momente ishte se Rama ndoshta duhet të fliste për të dhënë mesazh qetësie, sepse njerëzit ishin të traumatizuar, situata ishte shumë e rëndë. Aty kam takuar gjyshin e njërës prej viktimave. Duhet të falënderojmë të gjithë policët, por edhe ndihmat e huaja. Më kanë treguar aty sesi kati i parë ishte zhytur totalisht?, është shprehur  Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga