Connect with Us

Kurani dhe Bibla kanë më shumë të përbashkëta, nga sa mund ta mendoni

Blog

Kurani dhe Bibla kanë më shumë të përbashkëta, nga sa mund ta mendoni

Publikuar

-

Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të ndryshëm nga Bibla. Sipas kësaj pikëpamje, edhe pse myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, besojnë që të gjithë besojnë në të njëjtin Zot, këto besime fetare kanë tradita të ndryshme nga njëra-tjetra.

Në fakt, ngjashmëritë midis Biblës dhe Kuranit janë shumë më të mëdha sesa mund ta mendoni, dhe se Islamizmi, Judaizmi dhe Krishterimi, janë më afër interpretimeve të ndryshme të një kulture të përbashkët fetare, sesa traditave krejtësisht të dallueshme.

Sipas besimit islam, historia e Kuranit nis në vitin 610, kur engjëlli Gabriel iu shfaq Muhamedit në një shpellë afër Mekës, duke i recituar atij ajetet e para të Kuranit. Engjëlli Gabriel (Xhibril për myslimanët) është një personazh i rëndësishëm në Biblën Hebraike, ku ai shfaqet dhe i shpjegon disa vizione profetin Daniel, dhe në Dhjatën e Re, ku ai i shfaqet Zakarisë, duke i folur atij për të birin e tij, Gjonin Pagëzorit.

Përveç Gabrielit, Kurani është i mbushur me personazhe të Biblës Hebraike:Ademi, Noeu, Abrahami, Loti, Isaku, Ishmaeli, Jakobi, Jozefi, Moisiu, Davidi dhe Goliati, Jonai, Maria dhe Gjon Pagëzori, përfshirë edhe Jezu Krishtin (Isai në fenë islame).

Ndërkohë midis Kuranit dhe Biblës, ka dhe shumë tregime të përbashkëta si Kopshti i Edenit, Përmbytja e Madhe, përzgjedhja e Abrahamit dhe krijimi i popullit të Izraelit, gati-flijimi nga Abrahami i njërit prej djemve të tij, Moisiu dhe çlirimi i Izraelit nga Egjipti, jeta dhe vdekja e Jezusit, dhe ideja që Zoti i dërgon vazhdimisht profetë njerëzimit, për t’i paralajmëruar dhe udhëzuar ata në rrugën e drejtë.

Por midis teksteve ka dhe shumë dallime. Dhe këto të fundit, kanë 2 shpjegime kryesore. Së pari, Muhamedi nuk mund të lexonte dot tekstet e Biblës Hebraike dhe Dhjatës së Re të Krishterë (tradita islamike pretendon se ai ishte analfabet).

Ai i dëgjoi ato nga hebrenjtë dhe të krishterët, që udhëtonin si tregtarë nëpër Arabi. Së dyti, Muhamedi ndryshoi disa nga detajet e tregimeve biblike, për t’ja përshtatur ato perspektivës së tij kulturore dhe teologjike. Ja cilët janë 5 shembuj interesantë, që zbulojnë ngjashmëritë dhe dallimet thelbësore midis Krishterimit dhe Islamit.

Jezusi

Ndërsa në Dhjatën e Re, Jezusi është biri i kryqëzuar dhe i ringjallur i Zotit, Jezusi i Kuranit është një profet dhe lajmëtar i shenjtë i Allahut, të cilin Zoti e shpëtoi nga kryqëzimi, dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të ringjallet. Ky redaktim i historisë, pasqyron refuzimin e Muhamedit për të adhuruar si hyjni ndonjë qenie përveç Allahut.

Satanai

Në Biblën Hebraike, Zoti e krijoi njeriun e parë Adamin (Ademi për myslimanët) nga dheu, i jep frymën e jetës, dhe i dhuron edhe një shoqëruese femër, Evën, dhe i vendos të jetojnë në një kopsht për ta “mbajtur dhe ruajtur atë”. Sipas variantit kuranor, përpara se Zoti ta krijonte Ademin, ai i njoftoi engjëjt për planin e tij hyjnor, për të “krijuar një zëvendës të tij në Tokë”. Engjëjt, e kundërshtuan këtë ide, pasi ata besonin se njerëzit do të bëheshin të dhunshëm. Ky detaj i njëjtë gjendet edhe tek Talmudi Hebre.

LEXO EDHE:  11 vite nga vdekja misterioze/ Çfarë nuk dini mbi Mbretin e Popit, Majkëll Xhekson

Në traditën islame, Zoti i urdhëroi të gjithë engjëjt t’i falen Ademit, të nderojnë krijimin e ri të Zotit, dhe të shfaqin bindjen ndaj Zotit. Të gjithë ata vepruan kështu, përveç Shejtanit, që refuzoi pasi e shikonte Ademin si inferior ndaj tij. Më pas Shejtani (ekuivalenti mysliman i Satanait në Bibël), u betua ta mashtronte njerëzimin që të devijonte nga rruga e Zotit.

Dhuna dhe trajtimi i jobesimtarëve

Bibla Hebraike dhe Kurani, urdhërojnë dhe e kufizojnë dhunën në mbrojtje të krijimit dhe mbrojtjes së bashkësive të tyre fetare. Bibla Hebraike, urdhëron një luftë gjithëpërfshirëse për të mbrojtur themelimin e komunitetin fetar hebre në Izrael. Por më pas urdhëron që jo-hebrenjtë të jenë të lirë të jetojnë në Izrael.

Ndërkohë Kurani urdhëron luftë për të mbrojtur bashkësinë e hershme islame në Arabi, dhe më pas e kufizon luftën kundër atyre, që shkelin traktatet e paqes apo përndjekin myslimanët. Dhjata e Re është më e veçantë, pasi Jezusi predikon një rezistencë jo të dhunshme ndaj armiqve.

Maria dhe trajtimi i gruas

Gratë në Kuran, kanë në përgjithësi një rol më të vogël sesa në Biblën Hebraike dhe Dhjatën  Re. Për shembull, në Biblën Hebraike, disa gra bisedojnë drejtpërdrejti me Perëndinë:Eva, Sara, Hagar, Rebeka, Hannah dhe Deborah. Në Dhjatën e Re, disa gra kanë marrëdhënie të ngushta me Jezusin, dhe disa janë përshkruar si udhëheqëse dhe “profete” nga Kisha e hershme.

Sodoma dhe Gomora

Në tregimin biblik, Abrahami ishte duke pushuar nën tendë, kur sheh 3 të huaj misteriozë, të cilët Bibla i identifikon si një imazhi i Zotit. Ata i thonë se Abrahami do ketë me Sarën, gruan e tij kenë një fëmijë tjetër, dhe pse ata janë në moshë shumë të thyer. Më pas, Zoti i thotë Abrahamit se është gati të shkatërrojë qytetet e Sodomës dhe Gomorrah, për shkak të krenarisë dhe shthurrjes morale të banorëve të tyre.

Ai debaton me Zotin, dhe premton se mund t’i kthejë banorët e këtyre 2 qyteteve në rrugën e drejtë. Kur dështon, Zoti i shkatërron plotësisht 2 qytetet. Në Kuran, Abrahami merr të njëjtin mesazh nga engjëjt. Por kur Ibrahimi përpiqet të grindet me Zotin, atij thjesht i mbyllet goja. Kjo përcjell edhe një herë një koncept më transhendental të Zotit në Kuran, që ka një distancim më të madhe nga qeniet njerëzore./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një grup njerëzish përtej lumit në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Zbulimet e gazetarëve investigativë kanë nxitur debat.

Gazetarët hulumtues nga disa vende evropiane arritën të dokumentojnë të ashtuquajturat “Pushbacks” (shtyrje apo dëbime me dhunë), të paktën në pesë vende të ndryshme në kufirin boshnjako-kroat. Në regjistrimet e gazetarëve, të cilat u morën midis majit dhe shtatorit 2021, u dokumentuan njëmbëdhjetë raste, në të cilat personat që përpiqeshin të kalojnë ilegalisht u dëbuan me dhunë. Më shumë se 140 persona thuhet se janë dëbuar përtej zonës së gjelbër të kufirit, me sa duket pa kontrolluar fare statusin dhe të drejtat e tyre për mbrojtje.

Sipas informacioneve nga organizatat e të drejtave të njeriut, ka pasur më shumë se 16.000 pushbacks vetëm vitin e kaluar në kufirin kroato-boshnjak. Incidente të ngjashme janë regjistruar kohët e fundit edhe në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, e vazhdimisht ka pasur raporte për dëbime të tilla edhe në kufirin turko-grek dhe në det të hapur.

Refuzimi i dhunshëm i udhëtarëve të parregullt është kritikuar nga politikanët dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shumë vite. “Pushbacks janë thjesht të paligjshme”, tha Gillian Triggs, zëvendëskomisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Por “pushback” është një term politik që nuk është përcaktuar qartë në terma juridikë. Situata ligjore në kufij është komplekse.

A ka të drejtë një vend të parandalojë me forcë njerëzit që të hyjnë atje?

Në parim, një shtet ka të drejtë të vendosë, nëse mund të futen në territorin e tij shtetasit e vendeve të tjera. Edhe në Bashkimin Evropian, mënyra në të cilën një shtet mbron kufijtë e jashtëm dhe sovranitetin territorial është në duart e secilit shtet anëtar. Qeveria përkatëse vendos për veten se sa “i fortë” është një regjim kufitar. Mirëpo, autoritetet e mbrojtjes së kufirit duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të ruajnë proporcionalitetin – veprimet e qeverisë nuk duhet të shkelin të drejtat e njeriut.

Jo të gjithë njerëzit që kalojnë ilegalisht kufijtë e një shteti mund të kthehen në shtetin fqinj prej nga janë futur: Kjo kundërshtohet nga ndalimi i dëbimit kolektiv dhe i ashtuquajturi refuzim i rikthimit i përmendur edhe në Konventën e Gjenevës për Refugjatët në vitin1951 (nga Refuler francez – refuzoj), që është një parim i vlefshëm global i futur në të drejtën ndërkombëtare. Ky parim ndalon shtetet t kthejnë njerëzit në vendet ku ata rrezikohen nga torturat apo shkeljet e tjera serioze të të drejtave të njeriut.

Cilat të drejta i mbrojnë personat që futen ilegalisht në një vend?

LEXO EDHE:  Cilat janë efektet e pandemisë së Covid-19 mbi shëndetin tonë mendor?

LEXO EDHE:  Nga burojnë sulmet e sotme ndaj kapitalizmit



Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e nënshkruar nga 47 shtete, përcakton ndalimin e dëbimit kolektiv në Protokollin shtesë me numër IV. Por personat që futen ilegalisht nuk mund të thirren thjesht në këtë ndalim për të parandaluar riatdhesimin e tyre ose për të kërkuar rifutjen në një vend. Në një vendim që ka zgjuar shumë vëmendje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) legalizoi pushbacks në mënyrë retrospektive në shkurt të vitit 2020. Ankuesit nga Mali dhe Bregu i Fildishtë nuk mund t’i referohen ndalimit të dëbimit kolektiv, sepse ata kanë përdorur dhunë për të kaluar kufirin në eksklavën spanjolle Mellila në Marok – megjithëse kishte një kalim tjetër të hapur legal të kufirit.

Për dallim prej emigrantëve ilegalë, refugjatët kanë në Konventën e Gjenevës për Refugjatët një mbrojtje shumë më të mirë kundër riatdhesimit përmes ndalimit të rivendosjes.

Dëbimet e azilkërkuesve të cilët tashmë janë në territorin e BE-së janë në kundërshtim me rregullat, nëse nuk janë shikuar të drejtat e individit për mbrojtje. “Sapo dikush arrin territorin e një shteti anëtar të BE-së, personi në fjalë ka të drejtë të aplikojë për azil, dhe kjo kërkesë duhet të kontrollohet nga autoritetet”, shpjegon eksperti i së drejtës detare në Hamburg, Alexander Proelß.

Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR dhe avokatët kryesorë ndërkombëtarë tani thonë se këto rregulla futen në fuqi menjëherë kur të kalohet kufiri – pavarësisht faktit që ligjërisht personi ende nuk është futur në territorin e BE-së.

Rastet e veçanta të Pushbacks në ujëra

Tek pushbacks në det luan një rol të rëndësishëm edhe largësia nga bregdeti. Sovraniteti i një shteti zakonisht përfundon dymbëdhjetë milje detare nga bregdeti. Nëse roja bregdetare – siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën – i detyron varkat e refugjatëve të kthehen jashtë kësaj zone në det të hapur, kjo nuk përbën shkelje të rregullave legale. Por njëkohësisht të gjthë kapitenët janë të detyruar t’i japin ndihmë një varke që ka nevojë për ndihmë.

Hyrja në Bashkimin Evropian megjithatë mund t’u refuzohet atyre që kërkojnë ndihmë. “Nuk ka asnjë detyrim sipas ligjit detar ndërkombëtar, i cili e detyron një vend, për shembull Italinë ose Greqinë, që të tolerojë futjen e njerëzve në bregdetin e tyre”, shpjegon juristi Proelß. Qoftë në det apo në tokë: vetëm pak persona të prekur nga pushbacks kanë në fund mjete ligjore për të vepruar kundër dëbimit të tyre nga një vend./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozojnë deri në fund simfoninë e 10-të të Beethovenit. Janë programet kompjuterike aq kreativë sa gjenitë e muzikës?

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë drejtim të paktën kreativiteti dukej sikur ishte një ekskluzivitet i trurit të njeriut. Por po shtohen shenjat se edhe ky bastion po bie. Pasi kompjuterat i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit. Kur kompozitori ndërroi jetë në vitin 1827, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr 10-të. Nga kjo vepër kanë mbetur skica me dorë, pjesërisht fragmente të papërnuara. Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Beethovenit, vepra e tij, – disi e vonuar për shkak të Coronës,- me ndihmën e inteligjencës artificiale prezantohet në 9 tetor 2021 në kuadër të Festës së Beethovenit në Bon. Për këtë koncerni Telekom, me seli po në Bon ngriti një ekip ekspertësh. Një grup kompozitorësh, studiuesish dhe informaticienësh u përpoq të analizonte stilin e kompozitorit gjeni dhe të mbaronte “të pambaruarën”.

Ludwig van Beethoven X –

Mësuam stilin e Beethovenit

Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit si edhe partitura të kompozitorëve të kohës. “Këtë duhet ta kuptosh kështu, që Beethoveni në momentin që kishte ide të reja mbante shënime. Disa herë si fjalë, disa herë si nota muzikore”, thotë Matthias Röder, drejtor i Institutit Karajan në Salcburg. Duke u nisur nga ky material, drejtuesi i projektit me ekipin e tij bënë supozime, se “si do t’i kishte zhvilluar ai vetë gjëra të caktuara”, thotë Röder. Muzika bazohet në njësi të caktuara si gjuha. Prandaj bëhet fjalë fillimisht që inteligjenca artificiale të mësonte. Simfonitë, sonatat në piano, kuartetet në violinë iu ofruan inteligjencës artificiale rregullisht për “ta trajnuar”, Si në trurin e njeriut që ka rrjetin neuronal, kompjuteri është në gjendje të krijojë vetë lidhje të reja. Rezultatet që përshtateshin më mirë me njëra-tjetrën u rifutën në sismtem duke iu dhënë nota të reja.

Njeriu dhe makineria plotësojnë njëri-tjetrin

LEXO EDHE:  Komunistët kinezë vazhdojnë të marrin ndihma nga Amerika

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj zbulon detajin që nuk dinim për Sandër Lleshajn/ Si nuk e njoha vallë që është kaq i lig, hajde merru me mua po ta mbajti



Kështu u krijua kompozimi i ri artificial. “Ajo që na lejon inteligjenca artificiale është mundësia e ofrimit të një sekuence në 20 apo 100 variante të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme, sepse nëse është punuar mirë me algoritmin, atëherë çdo tentativë bën sens”, thotë Robert Levin, studiues i muzikës nga Universiteti Harvard.

Për studiuesit bashkëpunime të tilla janë mjaft interesante, sepse ato japin të dhëna si makineritë mund të mbështesin njeriun, ose të imitojnë kapacitetin kreativ. “Ne u përpoqëm të kuptonim se cila është gjendja e teknikës në zhvillimin e muzikës dhe jemi përpjekur të testojmë kufijtë. Në fund përdorëm disa module të të ashtuquajturit  Natural Language Processing, që janë frymëzuar nga përpunimi natyror i gjuhës”, thotë Ahmed Elgammal, drejtor i i Art&Art Lab të Universitetit Rutgers në Nju Jork dhe zhvillues i inteligjencës artificiale të Beethovenit. Por e kanë vlerë projekte të tilla për muzikantët?

“Mund të thuhet se kompjuteri vepron në bazë të algoritmit. Po, por njeriu e bën në bazë të përvojës dhe arsimimit. Ata nuk janë patjetër shumë larg njëri-tjetrit”, thotë profesori Levin.

Orkestra e Bonnit gjatë Festivalit të Beethovenit, 2018

Se sa ndjehet kalimi nga origjinali tek kompozimi i inteligjencës artificiale, këtë publiku mund ta kuptojë kur të ndjekë simfoninë e luajtur nga orkestra e Bonnit nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm muzikor të saj, Dirk Kaftan./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Dhjetë mrekullitë më të mëdha inxhinierike, që ndryshuan historinë e botës

Publikuar

-

Nga

cna blog

(Pjesa e dytë)

6. Tuneli i Kanalit

I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tuneli i Kanalit lidhi Britaninë e Madhe me kontinentin evropian për herë të parë që nga Epoka Akullnajore. I njohur ndryshe si “Chunnel”, ai përbëhet nga 3 tunele prej betoni që u ndërtuan nga një makineri që peshonte mbi 1.100 tonë.

Sistemi i tunelit 50 km i gjatë që transporton pasagjerë, mallra dhe automjete përfshin një shtrirje nënujore 37 km, më e gjata në botë, me një thellësi mesatare prej 45 metrash nën shtratin e detit. Tuneli i ka dhënë mundësi udhëtarëve në trenat me shpejtësi të lartë “Eurostar” që të udhëtojnë nga Londra në Paris në pak më shumë se 2 orë.

7. Hekurudha Transkontinentale

Kur në lindje të SHBA-së shpërtheu Lufta Civile, në perëndim filloi puna për të ndërtuar një hekurudhë që do të lidhte Shtetet e Bashkuara nga bregu lindor në atë perëndimor. Projekti i autorizuar nga Akti i Hekurudhave të Paqësorit i vitit 1862, dhe i zbatuar nga kompania hekurudhore “Central Pacific”nisi punimet në Sakramento të Kalifornisë, ndërsa kompania hekurudhore “Union Pacific” u zhvendos në Omaha dhe Nebraska.

Ndërsa punëtorët punuan gjatë dimrave të ashpër dhe verërave përvëluese, fuqia punëtore kineze kryesisht emigrante e kompanisë“Central Pacific”pati veçanërisht pjesën më të vështirë për të hapur tunelet nëpër malet e Sierra Nevadës.

Kur projekti përfundoi më në fund në vitin 1869, hekurudha transkontinentale lehtësoi zgjerimin e SHBA-së drejt pjesës perëndimore, duke e shkurtuar kohën e udhëtimit brenda SHBA-së nga disa muaj në më pak se 1 javë.

8. Statuja e Lirisë

Një simbol i miqësisë midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara, Statuja e Lirisë 46 metra e lartë u porosit në vitin 1886. Në Paris, skulptori francez Frederik-August Bartold krijoi fletë të mëdha bakri për të krijuar pjesën e jashtme të statujës, e cila ishte e paketuar në më shumë se 200 arka, të cilat u dërguan me vapor në qytetin e Nju Jorkut.

Gjatë një periudhe 4-mujore, punëtorët bënë bashkë me kujdes pjesët e statujës, e montuan në një piedestal, dhe e vendosën në një skelet prej hekuri dhe çeliku të projektuar nga Eugjen-Emmanuel Violet-le-Dyk dhe Gustav Eifel, projektuesi i Kulës Eifel. Ajo e lejoi statujën të zhvendoset disa herë gjatë erërave të forta.

LEXO EDHE:  11 vite nga vdekja misterioze/ Çfarë nuk dini mbi Mbretin e Popit, Majkëll Xhekson

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj zbulon detajin që nuk dinim për Sandër Lleshajn/ Si nuk e njoha vallë që është kaq i lig, hajde merru me mua po ta mbajti



9. Digat holandeze për mbrojtjen nga vërshimet e Detit të Veriut

Për shkak se pjesa më e madhe e vendit ndodhen nën nivelin e detit, Holanda është detyruar të ndërtojë kohë pas kohe një sistem digash dhe barrierash për të parandaluar përmbytjet, dhe për të shmangur mundësinë që sipërfaqe të mëdha toke të përmbyten nga Zuiderze, një deltë e cekët buzë Detit të Veriut.

E quajtur nga Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civilë si një nga Shtatë mrekullitë e botës moderne, projekti nisi të zbatohet në vitin 1927 me ndërtimin përgjatë 5 viteve të ardhshme të një dige 19 kilometra të gjatë që mbylli Zuiderze. Më pas për dekada të tjera pati një sërë projektesh të bonifikimit të tokës. Gjatë viteve 1954-1997, u zbatua një projekt tjetër gjigant për të kontrolluar rrjedhat e ujit në grykëderdhjet e lumenjve Rin dhe Meuze.

10. Metrotë e Nju Jorkut dhe Bostonit

Në kushtet kur karrocat me kuaj bllokonin vazhdimisht rrugët e Nju Jorkut dhe Bostonit, dhe kur trenat shpërndanin blozë mbi fytyrat e këmbësorëve, drejtuesit e këtyre 2 qyteteve kërkuan një alternativë transporti, e cila të ishte më e shpejtë dhe më e pastër.

Ata iu drejtuan një zgjidhjeje radikale, udhëtimit nëntokësor me tren, të cilin shumë amerikanë e konsideruan si jo-praktik dhe të rrezikshëm. Bostoni e hapi metronë e parë në SHBA në vitin 1897. Nju Jorku ndoqi të njëjtin shembull 7 vjet më vonë. Të dy qytetet përdorën një metodë ndërtimi të tillë që të minimizonte prishjen e jetës normale të qytetit.

Teksa metroja e parë në botë, ajo e Londrës, përdorte ende lokomotiva me avull, sistemet amerikane ndryshonin në përdorimin e trenave me energji elektrike. Këto metro nxitën shumë zhvillimin e Bostonit, Nju Jorkut por edhe qyteteve të tjera që ndoqën më pas të njëjtin shembull./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

Dhjetë mrekullitë më të mëdha inxhinierike, që e ndryshuan historinë e botës

LEXO TE PLOTE