LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I pafytyri, shet mend, i tall e i fyen shqiptarët”/ Edi Paloka “shpërthen” kundër Ramës

30 Nëntor 2019, 13:36, Politikë CNA
“I pafytyri, shet mend, i tall e i fyen shqiptarët”/ Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ?shpërthyer? në akuza kundër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar tha se ?kur bie tërmet unë nuk lëviz nga krevati?.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e quaan Ramën të pafytyrë, pasi sipas tij po tallet me shqiptarët.

?I pafytyri! Ne vend qe tju jap zgjidhje apo te pakten ti qetesoje qytetaret qe jane ne hall e ne panik ( se per pergjegjesite e tjera as nuk behet fjale) , ben arrogantin dhe trimin…;? une nuk leviz as nga krevati kur bie termet?-thote.

Sigurisht o i pafytyre…edhe ne po te kishim vila betonarme si ty, ?nuk do te leviznim nga krevati?.

Pak dite me pare ju tha ?rilindasve? se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptareve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flene rrugeve e neper makina nga qejfi shqiptaret, po sepse nuk kane ?shtepi? si e jotja dhe nuk duan qe ato pamje te tmerrshme te nenave perqafuar me femijet nen rrenoja, ti shohin e perjetojne perseri.?-shkruan Paloka.

Më tej, ai thotë se fakti që opozita ka vendosur të mos e shfrytëzojë situaatën për politike, nuk do të thotë se Rama ka të drejtë të bëjë arrogantin.

?Mos mendo se me qe opozita ka vendosur te mos bej politike ne kete moment te ankthshem , ti ke te drejte te besh te papergjegjshmin e ca me shume arrogantin…Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po te pakten ne keto momente, ku gjithe bota eshte solidarizuar me shqiptaret, bej minimumin e asaj qe po bejne te tjeret per ne.?-përfundon Paloka postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga