Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Procedurat që duhet të ndiqni për të përfituar ndihma dhe strehim

Kronika

Dëmet nga tërmeti/ Procedurat që duhet të ndiqni për të përfituar ndihma dhe strehim

Publikuar

-

Njësitë lokale të bashkive kanë shpërndarë një njoftim se si mund të sigurohet ndihma dhe strehimi në hotele, për familjet e prekura nga tërmeti.

Njoftimi tregon procedurat që duhet të ndjekë secila familje, e cila pas tërmetit ka mbetur e pastrehë, për të përfituar strehimin e përkohshëm në hotele.

“Nëse ka njerëz që janë ende në kërkim të strehimit, mund të kryejnë këto hapa për t’u sistemuar në hotele. Ka vende në hotele pa fund, por nuk mund të abuzohet. Ndaj duhet të ndiqet kjo procedurë

LEXO EDHE:  Emrat/ Ministria e Mbrojtjes publikon listën me 46 personat që ndërruan jetë nga tërmeti

-Drejtohuni tek njësia administrative

-Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim

-Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli

-Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit”-thuhet në njoftim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lajmet për vdekjen e Kacifas/ Prokuroria e Gjirokastrës: Nuk i kemi mbyllur ende hetimet

Publikuar

-

Nga

Në media u publikua sot lajmi se minoritari grek Kostandin Kacifas, që mbeti viktimë më 28 tetor të 2018-ës, nuk është vrarë nga forcat RENEA, por ka kryer vetëvrasje.

Pas kësaj, ka reaguar Prokuroria e Gjirokastrës, e cila nënvizon se ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar lidhur me ngjarjen.

“Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Pas tërmetit shkatërrimtar në Nepal

LEXO EDHE:  "I përcolla vetë inxhinierët bullgarë në Durrës"/ Ambasadori flet mbi tërmetin tragjik

Më tej, Prokuroria thekson se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për trafikim heroine/ Ekstradohet në Francë “Escobari” turk

Publikuar

-

Nga

Faruk Baybesin, i njohur si “Eskobari” turk, është eskstraduar pak ditë më parë nga Shqipëria në Francë.

Mësohet se më 2 shkurt, gjyqtari Gerd Hoxha ka marrë vendimin e ekstradimit të të akuzuarit për trafik heroine.

Kujtojmë se gjykata e Loire Atlantique e ka shpallur Baybesin fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroine dhe e ka dënuar me 30 vite burgim.

Drejtësia franceze, përmes dokumenteve që përcolli me urgjencë, i kërkonte disa ditë më parë autoriteteve shqiptare dorëzimin e Baybesin, me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 ai ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë, si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

LEXO EDHE:  “Situata mjaft kritike”/ Meta: Shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

LEXO EDHE:  "Situata mjaft kritike"/ Meta: Shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

Faruk Baybesin ka pranuar që është djali i trafikantit të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar. Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Publikuar

-

Nga

Policia jep detajet e para për grabitjen e argjendarisë që ndodhej rreth 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Pasi ka marrë një sasi bizhuterish, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Blutë raportojnë se kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim autorin që grabiti agjendarinë, në pronësi të shtetases me iniciale A.B.

“Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Del vendimi/ Si përfitohet banesë e re nëse është shembur nga tërmeti?

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri?

Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë që është përdorur për vjedhje./ CNA.al

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

LEXO TE PLOTE