LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Laç/ Banorët i ankohen: “Nuk kemi marrë asgjë, po i ndajnë tek njerëzit e vet”

30 Nëntor 2019, 15:04, Politikë CNA
Basha në Laç/ Banorët i ankohen: “Nuk kemi marrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e Laçit për t’u njohur nga afër me situatën pas tërmetit tragjik.

Banorët i janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe as zgjidhje për strehim.

“Nuk kemi marrë gjë, ngelën duke i ndarë për robt e vet. As çadra nuk na kanë sjellë. Jetoj te nana me 4 kalamajtë. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush nuk ka ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë. Ndihmat i ndajnë natën” thanë disa prej tyre.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga PD-ja, banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. ‘Gjithashtu nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje’ thotë selia  blu./CNA.al

Lajmet e fundit nga