Connect with Us

Aksident i shumfishtë/ Përplasen tre makina te kthesa e Rinasit

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen tre makina te kthesa e Rinasit

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kthesën e Rinasit në Fushë Prezë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, e për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkaq në vendgjarje ka shkuar policia dhe ambulanca./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Hoxha jep detaje nga megaoperacioni: Pjesë e organizatës, vlonjati i burgosur në 2014

Publikuar

-

Nga

Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Hoxha jep detaje nga megaoperacioni: Pjesë e organizatës vlonjati i burgosur në 2014

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga megaoperacioni ndërkombëtar kundër bosëve të trafikut të kokainës.

Hoxha thotë se objekt i operacionit është linja e madhe ndërkombëtare e trafikut të kokainës që nisej nga Ekuadori, zbarkonte në Europë, dhe milionat e eurove investoheshin në Shqiperi dhe ne Dubai.



Sipas gazetarit Hoxha, pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, dyshohet se është edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos në Ekuador që nga 24 qershori i vitit 2014-të.

“ME NE FUND DIÇKA PO LEVIZ…
Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..
Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…
Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai…
Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi(Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi.
Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.
Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.
Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader “te grupit te strukturuar kriminal”, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.
Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te…”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Finalizohet operacioni ndërkombëtar anti drogë/ Arrestime në 4 qytete të Shqipërisë (Detaje)

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.
Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.



Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.
Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

LEXO EDHE:  Video- Aksidentohen çiftit shqiptar/ Gjendja kritike e të riut ndërpret ndeshjen e futbollit

LEXO EDHE:  “Leje në e-Albania për makinat personale”/ Rama sqaron mënyrën e uljes së pasagjerit

Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.
Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë fazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, krimin e organizuar dhe terrorizmin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vuri zjarrin bahçes/ Asfiksohet dhe humb jetën 65 vjeçari

Publikuar

-

Nga

U mundua të pastronte baçen nga barishtet/ Asfiksohet nga tymi 65 vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cerril të Memaliaj ku një 65- vjeçar ka ndërruar jetë pasi po digjte barishtet në bahçen e tij.

Hajri Hasimi është munduar të pastronte bahçen duke i vënë flakën barishteve, por zjarri doli jashtë kontrollit.



Për shkak të tymit, 65 vjeçari është asfiksuar dhe ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Lushnje, humb jeten 32-vjecari, e perplasi makina ndersa udhetonte me biciklete

LEXO EDHE:  Makina futet në piceri/Vritet tragjikisht 12-vjeçarja

 

LEXO TE PLOTE