LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet udhëzimi i Bashës pas tërmetit tragjik/ Kreu i PD i prerë me strukturat

29 Nëntor 2019, 11:12, Politikë CNA
Zbardhet udhëzimi i Bashës pas tërmetit tragjik/ Kreu i PD i

Pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim për ish-deputetët dhe të gjitha strukturat e partisë.

Burimet bëjnë të ditur se Basha ka udhëzuar intensifikimin e pranisë në terren të të gjithë grupit të ish-deputetëve, kryesisë dhe sekretariatit të partisë.

Po ashtu, ai ka kërkuar të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t?u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi.

Ndër të tjera, mësohet se Basha ka qënë i prerë me strukturat, ndërsa iu ka kërkuar për të shmangur protagonizmin dhe daljet publike të kordinatorëve demokratë me qëllimin për ti vënë të gjitha energjitë në funksion të qytetarëve.

?Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t?u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë?, thuhet qartë në udhëzim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga