LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Mesazhi që i thotë të gjitha/ Solidariteti i tragjedisë së shqiptarëve

29 Nëntor 2019, 07:04, Opinione CNA
Video-Mesazhi që i thotë të gjitha/ Solidariteti i

Nga Alba Alishani/A2 cnn

* Natyra na ka gjunjëzuar prej 72 orësh, duke marrë dhjetëra jetë njerëzish, plagosur me qindra, e qindra mijëra të terrorizua. Shqipëria po kalon ditë të vështira, shumë të vështira, ku kapriçot e natyrës janë bërë bashkë me abuzimin që ne i bëmë vetë natyrës, të ushqyer me babëzi dhe makutëri, duke ndërtuar pa kriter, duke abuzuar dhe injoruar siguritë minimale teknike, duke vjedhur e mashtruar, veten e njëri-tjetrin dhe duke e shtyrë të tërën këtë drejt një krimi kolektiv. Është vërtetë, një krimi kolektiv, ku gjithësecili prej nesh ka një pjesë faji.

Durrësi, Thumana, Laçi dhe rrethinat e tyre duken si gërmadha të stërmëdha, ndërkohë që edhe shumë zona të tjera mbeten njësoj të rrezikuara. Fëmijë të tmerruar, prindër të pasigurtë, të moshuar të dorëzuar, flenë prej ditësh me frikën, lëkunden me terrorin, i përgjerohen shpresës.

Ndërsa natyra e ka lëshuar dorën, njerëzit i ka kapur paniku e shumë prej tyre ikin në arrati edhe jashtë vendit, është shteti ai që duhet të sjellë qetësi, qetësi e siguri, fillimisht për jetët njerëzore, të mbrojë sa të mundet ç?ka ngelur, e të përgatisë të nesërmen.

Është ai shtet që ishte krejt i papërgatitur për këtë katastrofë, edhe pse natyra i dha shenjat e zemërimit në muajin shtator. Ai shtet që e fshehu të vërtetën, pas propagandës, duke u rrekur të ngrejë lart flamujt e humanizmit.

Por sot askush nuk ka nevojë për propagandë, por vetëm për solidaritet.

Dhe solidariteti që nga momenti i ndodhjes së kësaj tragjedie është i jashtëzakonshëm, mallëngjyes, i pamasë, jo vetëm nga tanët, Kosova, por nga e gjithë bota mbarë. Kush me pak shumë ushqim, kush me disa veshje, disa me para, shumë më bujarët kanë ofruar ndërtimet e shtëpive e dhuruar deri në miliona euro.

17:35 Opinione

Ethet e 8 dhjetorit

Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...

Lajmet e fundit nga