Connect with Us

“Tragjedia e tërmetit, test i kaluar”/ Nano: Dhimbja u kthye në një spektakël të bukur solidariteti

Politikë

“Tragjedia e tërmetit, test i kaluar”/ Nano: Dhimbja u kthye në një spektakël të bukur solidariteti

Publikuar

-

Mustafa Nano

“Tragjedia e provokuar nga tërmeti, test i kaluar”, kështu është shprehur analisti dhe gazetari Mustafa Nano në monologun e tij në  “Provokacija”.

Ndërsa pyet se çfarë u pa nga ky tërmet, përveç tragjedisë së madhe të paharrueshme, Nano vijon duke thënë se ndihmat e dhëna në këtë situatë të vështirë e kthyen dhimbjen në një shfaqe të bukur solidariteti.

“As vjedhje dhe vrasje nuk ka pasur gjatë tre ditëve të fundit, shenjë edhe gangot dhe banditët u kapën prej skrupujsh, u dorëzuan para dhembjes dhe solidaritetit kombëtar”, deklaron ndër të tjera analisti.

“Tragjedia e provokuar nga tërmeti duket se erdhi për të na vënë në provë, për të na testuar dhe duket se në njëfarë kuptimi ne e kemi kaluar këtë test dhe shenjë për këtë kanë qenë këto ditë të dhembjes dhe hutimit që u bënë edhe ditë të spektaklit të bukur të solidariteti.

As vjedhje dhe vrasje nuk ka pasur gjatë tre ditëve të fundit, shenjë edhe gangot dhe banditët u kapën prej skrupujsh, u dorëzuan para dhembjes dhe solidaritetit kombëtar.

Pati edhe njerëz në rrjetet sociale, atje ku mund të flitet duke e mbajtur fytyrën të fshehur, pati edhe njerëz që nxorën mllef dhe vrerë, që mbollën panik që edhe këto ditë e patën mendjen te lojrat politike apo fetare apo ku di unë se çfarë.

LEXO EDHE:  Basha viziton banorët e Kavajës/Askush të mos hyjë brenda pallateve të dëmtuara

Pati edhe njerëz që e patën mendjen te shfaqjet dhe pozat para kamerës që vullnetarizmin e shëndërruan në një garë. Që me të bërë një donacion nxitonin t’ja bënin me dije botës.

Pati edhe politikanë që nuk duruan dhe iu kthyen zanatit të vjetër, kacafytjes, gjuhës së urrejtjes.

Pati pra edhe të tillë, por në sy ra më së shumti solidariteti, ishte prekës po a sa edhe vetë tragjedia. Duhet shpresuar që kjo tragjedi të na ketë bërë më të mirë. Ky ishte monolog im për sonte”, shprehet Nano/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha premtim studentëve

Publikuar

-

Nga

Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunikoi sot me qytetarët me anë të rubrikës “Më bëj një pyetje” në Instastory.

Basha ktheu sytë nga arsimi dhe i kërkoi të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen.

Pas kësaj, me anë të një videoje, lideri i demokratëve falenderon studentët dhe i premton se sapo të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të  gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të  konkurojnë  si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.

LEXO EDHE:  Foto/ Forcat greke dhe serbe, vijojnë punën për shpëtimin e njerëzve që janë ende nën rrënoja

LEXO EDHE:  Foto/ Forcat greke dhe serbe, vijojnë punën për shpëtimin e njerëzve që janë ende nën rrënoja

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju”, deklaron Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Futen për të grabitur/ Shqiptarët masakrojnë të moshuarin italian

Publikuar

-

Nga

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe grabitur një 85-vjeçar në Lignano të Italisë.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

LEXO EDHE:  Video/ Rrezikon të shembet pallati në rrugën “Myslym Shyri”

LEXO EDHE:  Opozita inekzistente në detyrën e saj/ Rama sulmon Bashën: Mblidhen si burrat e vjershave të Çajupit

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veshja e agjentes bjonde me syze e kapele/ Lleshaj: “Përshtypjet e mia nuk kanë rëndësi”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar sot për veshjen e shumëpërfolur të agjentes bjonde të Operacionit Forca e Ligjit, e cila del para mediave e maskuar me kapele dhe syze.

Lleshaj deklaroi se ai nuk është marrë me këtë çështje, pasi theksoi se për veshjen e saj dhe të punonjësve të tjerë të operacionit kanë vendosur drejtuesit e OFL-së.

“Përshtypjet e mia nuk kanë rëndësi. Kjo është një çështje që e vendosin drejtuesit e operacionit dhe me këtë nuk merret ministri. Punonjësit e operacionit kanë nevojë për një lloj mbrojtje dhe për një lloj qetësie, që të mos ndikohen nga persona të tjerë”, u shpreh ministri në emisionin “Kjo Javë”.

Ministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, të cilët kanë ngritur akuzat se agjentja bjonde ka shkelur ligjin me veshjen, por Lleshaj nuk e shikon kështu.

LEXO EDHE:  Video/ Tërmeti i shembi shtëpinë, i moshuari jeton në bunker

LEXO EDHE:  Video/ Tërmeti i shembi shtëpinë, i moshuari jeton në bunker

“Nuk ka shkelje të ligjit për arsye se vajza nuk është e veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, ajo mban simbole të Policisë së Shtetit. Kushdo mund ta mbajë një simbol të Policisë së Shtetit, ndodh në të gjithë botën, që mbajnë simbole të Policisë së Shtetit, apo të zjarrfikëses”, nënvizoi Lleshaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE