LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti bën bashkë politikën/ Takime me komunitetin e biznesit në ndihmë të të dëmtuarve

29 Nëntor 2019, 15:45, Politikë CNA
Tërmeti bën bashkë politikën/ Takime me komunitetin e

Nga një takim të organizuar për mbledhjen e fondeve për t?iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti,ka bërë bashkë të djathët dhe të majtë  në Elbasan.

Kryetari  i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, deputetë si dhe nënkryetari i PD dega Elbasan,  Zamir Muzhaqi, kanë pritur në këtë takim persona nga komuniteti i biznesit nga zona të ndryshme të vendit, të cilët kanë kontribuuar në ndihmë të këtyre familjeve.

?Sot është dita për të treguar solidaritet?,  sështë shprehur Balla teksa falënderoi përfaqësuesin e PD të pranishëm,  ndërsa u bën thirrje qytetarëve  të  kontribuuojnë  përmes llogarisë në e-albania në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

?Sot është dita për të treguar solidaritet. E mora fjalën thjesht për të falënderuar një përfaqësues të Partisë Demokratike të Elbasanit që është këtu bashkë me ne e që kjo nisi thjesht, ishte një ide e vogël u mbush me kaq shumë njerëz. Është ftuar i gjithë komuniteti i biznesit të Elbasanit por edhe plot zona të tjera. Qëllimi është t?i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Edi Rama, qeverisë për të kontribuar përmes një llogarie që është krijuar në e-albania dhuro, përmes këtij apeli në e-albania dhuro kushdo që ka mundësi si ai gjyshi që dhuroi 10 euro që kishte nga pensioni kështu të bëjmë të gjithë por komunitetit të biznesit i bie pak më shumë përgjegjësia të kontribuojë?, ka thënë ndër të tjera Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga