Connect with Us

“Shqipëria me një qytet më pak, Durrësi ka humbur…”/ I përlotur i moshuari tregon historinë e tij

Sociale

“Shqipëria me një qytet më pak, Durrësi ka humbur…”/ I përlotur i moshuari tregon historinë e tij

Publikuar

-

Paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, por edhe mbetja në qiell të hapur pas dëmtimit të banesave të tyre ka detyruar shumë banorë të Durrësit të largohen nga qyteti duke iu drejtuar vendeve juglindore, Korçës dhe Pogradecit për tu akomoduar në hotele e bujtina, por edhe tek të afërm të tyre.
Në një intervitë për News 24 një nga banorët e këtij qyteti rrëfen makthin e përjetuar pas tërmetit të fuqishëm.
“Unë jetoj në Durrës. Tmerr, të mendosh që të jetosh në emigracion për 10 vite, dhe të kthehesh në vendin tënd dhe të pësosh një tronditje psiqike, të paimagjinueshëm. Vet jam korçar, ndjej kënaqësi këtu”, është shprehur i moshuari.
I përlotur ndërsa tregon historinë e tij, banori shprehet se ka parë gjëra që nuk do donte t’i kujtonte kurrë.
“Jam nga Durrësi. Me vjen me qa kur kujtojë tmerret. Kam parë gjëra që s’do t’i shoh kurrë në jetë. Kam ndenjur 16 orë me një fëmijë 6-muajsh në shtëpi. Tani jam shumë i qetë. Vajzën me të dy fëmijët i kanë nisur në Itali. Korça është siç ka qenë gjithmonë, shumë mbështetje dhe dashamirësi. Nga këto që kam veshur nuk janë të mijat asgjë, vetëm jeleku. I kam lënë të lahen se kisha ditë pa u larë. Do rri deri sa të kem qetësinë. Durrësi ka humbur për mua, nuk është më. Kam shëtitur ditën e dytë të tërmetit në Durrës dhe them; ai qytet nuk bëhet më. Shqipëria ka një qytet më pak sot”, ka thënë ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Kur babëzia njerëzore nuk njeh kufi/ Masakër në mes të ditës në Prrenjas

Publikuar

-

Nga

Babëzia njerëzore duket se nuk ka kufi, duke shkatërruar kështu çdo pasuri natyrore.

CNA.al sjell më poshtë disa foto, që tregojnë ndërtimin e një HEC-i, në krah të rrugës nacionale Prrenjas-Librazhd.

Sikurse shikohet në fotot më poshtë, ajo çfarë po ndodh është një masakër mjedisore.



Për ndërtimin e këtij HEC-i është shkatërruar lumi, dhe në nuk është kursyer as hekurudha.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ Ndihmat nga tërmeti, selektive në Vorë

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama: Publikohet thirrja për tenderin e shkollave

Dëmi mjedisor i shkaktuar është kolosal, dhe gjithçka që po ndodh është kriminale.

Për më tepër gjithçka ndodh në mes të ditës, të gjithë e shohin dhe të gjithë heshtin për këtë krim dhe masakër të rëndë që po i bëhet mjedisit në këtë zonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjimnazistja del pozitive me koronavirus/ Testohet e gjithë klasa

Publikuar

-

Nga

Humb betejen me Covid-19/ Ndërron jetë ish-kryebashkiaku

Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është infektuar me Covid.

Nxënësja ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv. DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën për të verifikuar nëse ka nxënës të tjerë të prekur nga koronavirusi.



Mësohet se për këtë shkak në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës janë marrë 27 tamponë, nga të cilët 20 nxënës dhe 7 mësues./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mbylle gojën”!/ Lira Gjika tregon gabimet e përditshme të prindërve ndaj fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Prindër, mos i gënjeni fëmijët!

Pediatrja e njohur Lira Gjika, tregoi sot problematikat e rritjes dhe edukimit të fëmijëve të cilët sipas saj në Shqipëri kanë sjellje të ndryshme, ndonjëherë agresive.

Në një bisedë të zhvilluar online në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi, Lira Gjika sjellja e fëmijëve varet nga dialogu që krijon prindi më fëmijën, ku shpesh shihet se prindi zgjedh rrugën më të shkurtër siç e quan ajo për të zgjidhur një situatë tensioni me fëmijën.

“Prindi duhet të jetë i duruar dhe të mos mendojë për të tjerët. Një prind duhet të vendosë fëmijën në plan të parë. Nëse fëmija shtrihet në supermarket sepse do diçka atëherë ne duhet të tregohemi të duruar dhe të flasim me qetësi me fëmijën dhe jo të ushtrojmë presion mbi të, kjo sjellje e prindit dëmton psikologjinë e fëmijës”, këshilloi pediatria.

Po ashtu Gjika tha se fëmijët nuk duhet të paragjykohen se janë të mirë apo jo, ndërsa shtoi se nuk kemi pse ta çojmë deri në atë gjendje, por duhet ta edukojmë, të flasim me ta.



“Problemi nuk është tek zëri i lartë, por tek ashpërsia. Zëri i lartë nuk është problem, por e bërtitura është problem. Çdo gjë mësohet, edhe fëmija nxitet në bazë të modelit që ka pranë. Ne nuk presim që fëmija të marrë komandën me fjalën. Ne i lëmë fëmijët në stad imitimi. Por në dialog fëmija dëgjon të rriturin, është vërtet i vështirë pasi kërkon kohë dhe durim nga i rrituri, por është mënyra më e mirë edhe për të kontrolluar situatën”, u shpreh pediatrja.

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Sociologu: Një pikë kthese në të menduarin e gjërave

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ Sociologu: Një pikë kthese në të menduarin e gjërave

Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, ajo theksoi se fëmijët nuk duhet të ndrydhen dhe se duhet treguar shumë kujdes në sjelljen me fëmijën.

“Nëse sot nuk ia tolerojmë të qarën apo agresivitetin do të jetë e vështirë, sepse fëmija do të trembet dhe do të ndrydhet.”Mbylle gojën”,- e dëgjojmë kudo. Nuk duhet të na vijë turp kur qan një fëmijë, kjo është një rrugë natyrale. Për mendimin tim , aty ku është plotësuar kërkesa me të qara, ajo më pas kthehet në sjellje”, shpjegoi Gjika.

LEXO TE PLOTE