LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarkazmë mbi gërmadha/ Kursejini shqiptarët, të paktën sot

29 Nëntor 2019, 12:40, Politikë CNA
Sarkazmë mbi gërmadha/ Kursejini shqiptarët, të paktën

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ndërsa reagon në lidhje me situatën e rëndë të cilën po kalon vendi, ka edhe një mesazh shumë të fortë për klasën politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka e cilëson reagimin e politikës si një sarkazmë mbi gërmadha, ndërsa thekson se ?30 sekonda tërmet na i shkokluan 30 vjet jetë dhe shpresë për shtet. Akullorja me duar të pastra që ndërtoi një Durrës të frikshëm, do të bëjë një jetë perandorësh mbi frymët e 50 vetëve nën rrënoja, dhe mbi germadhat e miliona e milionat e kursimeve të shqiptarëve të mbetur nën qiell të hapur.

I njëjti njeri që ndërtoi një Tiranë po aq të frikshme, do të rindërtojë Durrësin, madje ka thirrur edhe Opozitën të bëjë pjesë në komitetin e rindërtimit, në një si “biçim” marrëveshje si e 17 majit, që do ta zgjasë edhe më agoninë e shqiptarëve.?.

Më tej, ajo kritikon edhe kryeministrin Rama, i cili në mes të kësaj tragjedie, thotë se ata që mbeten rrugëve do strehohen në hotelet e të pasurve. Ajo apelon që të paktën sot tua kursejë sarkazmën shqiptarëve.

?Si mund të presësh transparencë mbi rrënoja nga institucione që kurrë nuk e bënë në kushte normale?

Por kjo nuk mjafton, mbi gërmadha teatri i strehimit të të mjerëve në hotelet me 5 yje, është aq sarkastik, aq i përshtirë, sa tronditesh.

Të varfër që do të ishin përzënë po të shfaqeshin atypari në hollet e hoteleve me 5 yje, pasi varfëria e veshjeve të tyre bënte konflikt me luksin e këtyre hoteleve – që më së shumti kanë orgjira pushtetarësh në historikun e tyre – sot më ne fund do të kenë fatin të shijojnë pak nga luksi i të tjerëve.

Shih, çdo e keqe e ka një të mirë! Po i provoni më në fund hotelet me 5 yje që deri më sot vetëm i keni ëndërruar.
Këtë sarkamë njerëzit e pushtetit duhet t’ua kursejnë shqiptarëve, në emër të një sensi human në shpirtin e tyre, sot duhet të jenë më të kujdesshëm. Të pakten sot!?.-shkruan Flutura Açka.

Më tej, ajo thekson se ?Jo vetëm ata, por edhe klerikët shqiptarë, që nuk po lënë ekran pa dalë. Zoti është aq modest, sa nuk mund të pranojë as qurravitjen e tyre nëpër ekane, as krekosjen e tyre plot bujë. Zoti nuk ka nevojë për kamera, se sheh vetë, ndaj respektojeni mjerimin dhe fatin e shqiptarëve të pastrehë e të pabukë sot, siç do të donte dhe siç ju mëson ai, me modesti!?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga