LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë/ "O ja dalim së bashku, o hajër s'bëjmë kurrë"

29 Nëntor 2019, 18:55, Politikë CNA
Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë/ "O ja

Ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Durrësit dhe Tiranës , kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme ka paralajmëruar se gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet nesër edhe për qytetin e Lezhës.

Duke e cilësuar tragjedinë një sprovë për Shqipërinë, Rama ka bërë thirrje që të bashkohemi përballë kësaj situate, pasi: ?Të gjithë së bashku o ja dalim o hajër nuk bëjmë kurrë?.

?#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????

Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!

PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM?

Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!

KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!

Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I?A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga