Connect with Us

Oda Ekonomike e Kosovës, 100 ton ndihma për të prekurit nga tërmeti

Sociale

Oda Ekonomike e Kosovës, 100 ton ndihma për të prekurit nga tërmeti

Publikuar

-

Katër maune , Katër kamione dhe tre autobusë mbërritën në Shqipëri të shoqëruara nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndihmat që u siguruan nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike të Kosovës përbëhen nga 100 ton ushqime gjysmë të gatshme, produkte higjienike, veshmbathje dhe batanije.

Mes ndihmave të siguruara nga Oda Ekonomike e Kosovës ishte edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme. Kjo ndihmë u bë e mundshme edhe falë bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregëtisë të Shqipërisë dhe kërkesës për mbështetje, që kryetarja Ines Muçostepa, u bëri për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Kosova me normën më të ulët të tregtisë ndaj PBB-së

Ndihmat e ardhura nga Kosova u dorëzuan në magazinat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe u pritën nga zv Ministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi dhe zv Ministrja e Finances dhe Ekonomisë znj. Belinda Ikonomi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Beteja me Covid-19/ Apeli i Manastirliut: Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu thekson se vijon puna për të përgatitur të gjithë stafet mjekësore në përballje me këtë situatë të pazakontë, siç është beteja me pandeminë e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se do të vijojë puna për përgatitjen e sistemit shëndetësor, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

LEXO EDHE:  Koalicioni PAN del bllof/ Nuk siguron votat për të zgjedhur Kadri Veselin kryetar Kuvendi

LEXO EDHE:  Koalicioni PAN del bllof/ Nuk siguron votat për të zgjedhur Kadri Veselin kryetar Kuvendi

Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.



#VendoseMaskën

Ruaj Distancen.

Kujdesu për higjenen”-shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Ditën e sotme, moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare.

Vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.



Era do të jetë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herë përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 15m/s.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vdekja e 27-vjeçarit nga Kavaja/ Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave: Si u trajtua rasti i të riut

Publikuar

-

Nga

Vdekja e 27-vjeçarit nga Kavaja/ Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave: Si u trajtua rasti i të riut

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar në lidhje me akuzat për vdekjen e një 27-vjeçari sot në Shërbimin Infektiv, familjarët e të cilit pretendojnë se nuk i është ofruar ndihmë mjekësore.

Kjo qendër ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se të riut nga Kavaja i është ofruar shërbim.

Sipas Urgjencës, “27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.”.



Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së 27 vjeçarit nga Kavaja. QKUM ngushëllon familjarët për humbjen e jetës së djalit 27 vjeçar.
Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon:
Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00. Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B. Ka shkuar ekipi mjekësor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjekësore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog. Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjekësor dhe pacienti është transportuar në spitalin Infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar. (rekordet bashkëlidhur).

LEXO EDHE:  Haradinaj: Një pakt i paqes me Serbinë është krejt çka Kosova mund të japë

LEXO EDHE:  Serbia në qershor me propozime për Kosovën

Duke hedhur poshtë çdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjekësore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin. 27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.”-thuhet në reagim.

LEXO TE PLOTE