Connect with Us

Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme

Blog

Kthimi i refugjatëve në vendet e tyre, po e bën botën më të rrezikshme

Publikuar

-

Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”

* Refreni i përsëritur, se bota po dëshmon një krizë të paparë të refugjatëve, është i gënjshtërt dhe i rrezikshëm. Edhe pse numri i refugjatëve në mbarë botën u dyfishua gjatë dekadës së shkuar, nëse ekziston sot një krizë, ajo ka të bëjë me refuzimin e refugjatëve.

Në SHBA, po flitet sot me padurim mbi planet për t’i dëbuar direkt azilkërkuesit e Amerikës Qendrore, sërish tek dhuna prej së cilës ata po ikin. Një nga synimet kryesore të pushtimit të Sirisë Veriore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në tetor, ishte vënia nën kontroll e një territori, ku ai mund të dërgojë më pas miliona sirianë që ndodhen aktualisht në territorin turk.

Vende të tjera, si Gjermania dhe Libani, kanë aplikuar praktika më “delikate”, duke u ofruar para refugjatëve që vendosin të rikthehen mbrapsht në Siri, ose thjesht ua bëjnë jetën atyre aq të mjerë, sa shumë prej tyre mendojnë se nuk kanë asnjë alternativë tjetër, përveçse se të kthehen andej nga kanë ardhur.

Është e vertëtë:riatdhesimi vullnetar, është një nga “tre zgjidhjet e qëndrueshme” që mbështeten nga Kombet e Bashkuara, për rastet e flukseve të mëdha të refugjatëve. Por sot, riatdhesimi i refugjatëve është shumë rrallë i vullnetshëm. Armiqësia midis njerëzve që qëndrojnë në shtëpi gjatë një lufte civile, dhe atyre që largohen për t’u kthyer më vonë, është e zakonshme në shumë shoqëri pas konflikteve.

Për shembull, procesi i riatdhesimit të refugjatëve sirianë nga Turqia, mund të krijojë burime të reja konflikti. Armiqësi të tilla, janë vërejtur më herët në Irak, El Salvador dhe vende të tjera.

Në Irak gjatë viteve 2008-2009, qeveria inkurajoi rikthimin në shtëpi të njerëzve të zhvendosur.

Por shumë nga të rikthyerit, u përballën me një reagim të dhunshëm në komunitetet lokale, ndaj u detyruan të ikin sërish. Por nëse riatdhesimi nuk është zgjidhje, atëherë cila është? Zgjidhjet alternative të qëndrueshme, të përcaktuara edhe në ligjet ekzistuese ndërkombëtare, janë rivendosja dhe integrimi lokal.

Ndërkohë zgjidhja më premtuese është integrimi në vendin e parë ku refugjati kërkon azil, që kulmon në mënyrë ideale me natyralizimin. Megjithatë kjo ndodh rrallë. Sot, 85 për qind e refugjatëve, jetojnë në vendet pritëse pranë vendit të origjinës së tyre, si në Turqi, Pakistan dhe Ugandë, ku ata janë rrallë të mirë-integruar në shoqërinë vendase.

LEXO EDHE:  “Terapia” e dialogut me masat/ Si Emanuel Makron u rikthye të jetë popullor në Francë

Natyralizimi, është një politikë shumë e vështirë që qeveritë mund t’ja ”shesin” qytetarëve të saj. Këta të fundit, e kundërshtojnë zakonisht konkurrencën e perceptuar për vendet e punës, dhe aksesin në shërbimet sociale. Dhe ksenofobia është një platformë zgjedhore më popullore sesa gjithëpërfshirja.

Për pasojë, e vetmja pjesë e qëndrueshme e “tre zgjidhjeve të qëndrueshme”, është se shumica e refugjatëve do të vazhdojnë të jetojnë në gjendjen aktuale. Por nëse nuk po funksionojnë zgjidhjet standarde për refugjatët, politikëbërësit duhet të nisin të mendojnë ndonjë alternativë tjetër.

Po sikur, në vend se të presim që shtetet të lejojnë refugjatët të qëndrojnë përgjithmonë në vendet e tyre, qeveritë dhe organizatat rajonale të përqafojnë konceptin e lëvizshmërisë? Në disa rajone, siç janë Liqenet e Mëdha në Afrikë, refugjatët kanë kaluar tranzit nga një vend në tjetrin për dekada.

Qeveritë mund t’i legalizojnë dhe menaxhojnë njëkohësisht këto lëvizje. Një mënyrë për ta bërë këtë, do të ishte që shtetet pritëse t’u japin refugjateve viza pune për një periudhë afatmesme.

Për më tepër nuk ka pse të jetë vetëm një vizë pune. Zonat ekonomike rajonale, mund të nënshtruajnë traktate të rezidencës reciproke, për të lehtësuar qëndrimin e përkohshëm të refugjatëve në vendet fqinje. Propozime të tilla janë sot realitet në disa vende të Amerikës së Jugut, me programin” Mercosur”.

Ngjashëm, edhe shtetasit e Bashkimit Evropian kanë të drejtë të punojnë në çdo vend të BE-së.

Këto nuk janë zgjidhje të përsosura, por ato nuk janë të përhershme. Prandaj lipsen masa afatmesme. Dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të gjejë mënyra për të siguruar mosdëbimin e refugjatëve pas një periudhe të shkurtër kohore nga vendi ku aspirojnë të gjejnë paqe, demokraci dhe mirëqenie.

Nëse liderët botërorë janë seriozë në gjetjen e zgjidhjeve për rritjen e niveleve të zhvendosjes së detyruar, në vend se të luajnë me retorikën nacionaliste, ata duhet të marrin në konsideratë opsionet nga riatdhesimi, natyralizimi, deri tek modeli i rivendosjes./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore në Itali/ Evakuohen rreth 54 mijë njerëz

Publikuar

-

Nga

Rreth 54 mijë njerëz janë evakuuar sot nga qyteti jugor italian, Brindisi, pasi ekspertët e filluan punën për ta çmontuar një bombë të pashpërthyer që i përkiste periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, ky është operacioni më i madh i evakuimit në Itali në kohë paqeje.

Më shumë se 60% e banorëve të qytetit u detyruan të zhvendosen për shkak se autoritetet e caktuan zonën e kuqe të rrezikut me rreze prej 1600 metrash nga vendi ku u gjet bomba.

LEXO EDHE:  Rilindja e tankeve – ushtria gjermane po reformohet

LEXO EDHE:  Çfarë janë kontinentet e humbura, dhe pse po zbulojmë kaq shumë prej tyre?

Bomba e gjetur, e prodhuar në Britani të Madhe, besohet se ishte hedhur në tokën italiane në vitin 1941.

Ajo është një metër e gjatë dhe është e mbushur me 40 kilogramë dinamit. Bomba ishte gjetur rastësisht gjatë disa punimeve në një kinema./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Misteri që rrethon ende Qefinin e Torinos, pëlhurën me të cilin dyshohet se u varros Krishti

Publikuar

-

Nga

Nga Julia Buckley “CNN”

Kur ishte 24-vjeçe, Emanuela Marineli po shëtiste diku pranë Vatikanit në Romë, kur pa pamjene një “fytyre të bukur të Krishtit”, të shtypur në një suvenir në dritaren e një dyqani qëmenaxhohej nga murgeshat. “Ishte bardh e zi, me sy të mbyllur, një fytyrë e vuajtur por e qetë”
-kujtonajo.
Ajo hyri në dyqan dhe pyeti një murgeshë, se kushishte ai qe e kishte pikturuar versionin origjinal. Ajo i tha se nuk bëhej fjalë për një artist, por se ishte imazhi Qefinit të Torinos.“U befasova.Ideja që një imazh i tillë ishte shtypur në letër m’u duk qesharake.Dola nga dyqani me skepticizëm, dhe nuk e vrava më mendjen për të”.
Kjo ndodhi në vitin 1975.Sot Marineli është një nga ekspertet më të shquara në botë, që besojnë se pëlhura prej liri,mbart vërtet imazhin e fytyrës së një njeriu, dhe se ai është në fakt qefini me të cilin u varrosJezusi i Nazaretit.Por ajo nuk është e vetme.
Shumë besimtarë vazhdojnë ta admirojnë Qefinin, megjithë përpjekjet e shumta shkencore për të hedhur dyshime mbi origjinën e tij.Në pamje të parë, imazhi në ngjyrë ndryshku i burrit në pëlhurën më të famshme të lirit në botë, është i zbehtë dhe ngjan shumë si një vizatim.
Ishte ky imazh i çuditshëm që tërhoqi pelegrinët në shekullin XIV, kur “qefini i Jezusit”, u ekspozua për herë të parë në Francë. Qefini u zhvendos në Torino të Italisë në vitin 1578, dhe që nga ajo kohë ka tërhequr miliona vizitorë në qytetin verior të Italisë. Qefini fitoi një famë botërore në vitin 1898, kur fotografi amator Sekondo Pia u bë personi i parë që e fotografoi
atë.
Kur po lante foton në studio, Pia e kuptoi se pllaka fotografike tregoi se si duket imazhi i përsosur në negativ i një burri të përgjakur dhe të mavijosur, një imazh që nuk mund të shihej me sy të lirë.Edhe para zbulimit të Pias, Qefini ishte një objekt që kishte ngjallur shumë debate. Në vitin 1390, Pierre d’Arkis, peshkopi francez i Truasë i shkruante Papës, duke e cilësuar atë të rremë, dhe të fabrikuar për të tërhequr turistët.Por ithtarët e Qefinit, këmbëngulin se njeriu në figurë, është pikërisht është Jezu Krishti.Ndërkohë skeptikët thonë se ai është falsifikuar në një mënyrë shumë profesionale gjatë Mesjetës.
Analizat shkencore të kryera mbi të në vitin 1988 përmes radiokarbonit, përcaktoi se Qefini e kishte origjinën në vitet 1260-1390. Megjithatë, të krishterët dhe jotë krishterët, vazhdojnë të shkojnë në Katedralen e Torinos për të parë artifaktin.
“Largimi nga qendrat tona moderne urbane, për ta gjetur veten para imazhit të lashtë të Zotit tonë të krijon një ndjenjë të papërshkrueshme paqeje”-thotë Atë Frensis Mërfi, një prift katolik nga Britania e Madhe. “Edhe nëse nuk është në program, grupet e turistëve pyesin zakonisht nëse mund të shkojnë dhe ta shohin atë”- thotë Davide Kabodi, një guidë në Torino, që shoqëron vizitorët për të parë Qefinin.
Për shkak të brishtësisë së tij, ai mbahet brendanjë kutie xhami të bërë me porosi. Ajo është ekspozuar në mjedis vetëm me urdhër të Papës.Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015,me urdhër të Papa Françeskut.Mbi 2 milionë njerëz qëndruan në radhë për të parë nga afër Qefinin e Torinos.
Popullariteti i tij nuk tregon asnjë shenjë rënie, pavarësisht datës që përcaktontesti i radiokarbonit, dhe përkundër refuzimit të Kishës Katolike për t’u prononcuar zyrtarisht mbi Qefinin. “Reliket”, janë objekte të cilat Kisha i beson si të vërteta, por Qefini nuk klasifikohet
si një relike.
Papa Françesku e ka quajtur një “ikonë të një njeriu të kryqëzuar”. Gjithsesi, besimtarët duan që ta shohin atë. Për Pam Mun nga Britania e Madhe, Qefini ishte thelbësor për konvertimin e saj në katolicizëm.E martuar me një prift anglikan, ajo e shihte dikur Qefinin si anëtare e Kishës Anglikane.
“Për mua, Qefini është ilustrimi më i jashtëzakonshëm i vuajtjes së Krishtit.Është një paraqitje e shkurtër e ringjalljes”- thotë ajo. Mun thotë se nuk do ta braktiste Qefinin, dhe nëse do të mendonte se aiështë i rremë.Mun ka blerë kopje të madhësisë së Qefinit, dhe vazhdon ta ekspozojë në Britani.
Kristofer Frenç, profesor i psikologjisë në Universitetin Goldsmiths në Londër dhe ekspert mbi besimet paranormale, e quan Qefinin “një objekt vërtet interesant”.Ai mendon se tërheqja e madhe, i detyrohet famës që ka pasur në shekujt e kaluar, para të dhënave të radiokarbonit.
“Deri në atë moment, Qefini ishte një mister i mirëfilltë, dhe për shumë njerëz ai e ka ende atmosferën e një misteri. Dhe nëse beson se me këtë pëlhurë është mbështjellë dikur trupi i Krishtit, kjo ka një domethënie të jashtëzakonshme fetare”- thekson ai.
Frenç e vë theksin tek teoria e “ngjitjes”, ideja që një objekt që ka qenë në kontakt me një person të veçantë, mund të marrë elemente të karakterit të tyre. Kjo është arsyeja pse ne paguajmë qindra dollarë, për një send që ika përkitur dikur një ylli të muzikës pop, dhe pse askush nuk dëshiron të jetojë në shtëpinë e një vrasësi.
Të qënit afër diçkaje, që mund të ketë prekur Birin e Zotit, ështëpër besimtarët, një mënyrë për t’u afruar me të.Ai shton gjithashtu se “paragjykimi më i fortë konjitiv, është ai i konfirmimit”.“Ne e kemi shumë më të lehtë të gjejmë prova, që mbështesin atë që duam të jemi vërtet”- thotë ai.
Pra, duke parë Qefinin, që duket se përputhet me plagëte përshkruara gjatë kryqëzimit të Jezusit, është në natyrëntonë njerëzore të dëshirojmë ta besojmë atë.Ekperti mjeko-ligjor zviceran Maks Frei-Sulcer, kreu në vitin 1978 disa testime mbi Qefinin.Ai arriti në përfundimin se nga 58 ekzemplarët e polenit në pëlhurë, tre të katërtat vinin nga bimët autoktone që rriten në rajonin e Palestinës.Vetëm 17 ishin nga bimët, gjenden gjithashtu në Francë dhe Itali.
Ata që besojnë në vërtetësinë e tij, thonë se të dhënat e karbonit janë të gabuara.Ata hipoteizojnëse ndoshta mostrat e testuara janë marrë nga një pjesë e pëlhurës, që ishte ripunuar në periudhën mesjetare, apo që një tërmet i shekullit I në Jeruzalem, mund të ketë prishur rezultatet.Debatet dhe misteri vazhdojnë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse të moshuarit, duhet të konsumojnë më shumë ujë se të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dehidratimi shoqërohet me një rrezik më të lartë në pasjen e problemeve shëndetësore tek njerëzit e moshuar, nga infeksionet, humbja e vetëdijes, apo shtrimi në spital.Por ndërsa njerëzit plaken, oreksi për ushqim dhe pije mund të zvogëlohet.Prandaj të moshuarit duhet të pinë rregullisht ujë, edhe kur nuk ndihen të etur.

Gratë e moshuara, që nuk kanë nevojë të kufizojnë konsumimin e lëngjeve për arsye mjekësore, si problemet me zemrën ose veshkat, këshillohet të pinë 8 gota ujë në ditë.Për burrat më të moshuar, kjo normë është 10 gota.Mënyra më e lehtë për të pirë më shumë lëngje, është ndryshimi i zakoneve ekzistuese.

Për shembull, pirja e më shumë lëngjeve si pjesë e rutinës të përditshme, si gjatë kohës kur pini ilaçet, ose gjatë vakteve ushqimore.Dhe është e rëndësishme të pini ato lëngje, që ju kënaqin më shumë.Miti i zakonshëm është se duhet të pini ujë, por aty llogariten edhe çaji, kafeja dhe lëngjet e tjera.

Dhe në disa raste edhe birra mund të jetë hidratuese, kur konsumohet brenda udhëzimeve të rekomanduara. Etja shihet si një tregues i besueshëm se kur duhet të pini, por perceptimi i etjes mund të dobësohet me kalimin e moshës.Mbështetja e tepruar vetëm tek ndjesia e etjes, mund të rrisë rrezikun e dehidratimit.

Prandaj është e rëndësishme të konsumoni vazhdimisht lëngje, edhe kur ju duket se nuk keni etje.Një mit tjetër është se shmangia e pirjes së lëngjeve, mund t’ju ndihmojë me problemin e inkontinencës urinare.Gjithsesi, kufizimi i konsumit të lëngjeve e përkeqëson më tej këtë problem, pasi e zvogëlon kapacitetin e fshikëzës.

Disa njerëz, pyesin se çfarë përfitimesh vijnë nga hidratimi.Shumë njerëz nuk e besojnë se pirja e shumë pak lëngjeve, mund të ndikojë në mirëqenien e tyre, apo të ketë pasoja të rënda shëndetësore.Por, njerëzit e moshuar, janë më të prekshëm ndaj efekteve të pirjes së shumë pak lëngjeve, për shkak të ndryshimeve fiziologjike të lidhura me moshën apo efekteve anësore të ilaçeve, ose të dyjave bashkë.

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhte me botën e sotme, nëse nuk do të funksiononte sistemi GPS?

LEXO EDHE:  Toni i moderuar apo ai i vrazhdë, është mënyra më e mirë për t’u marrë vesh me adoleshentët?/ Ja çfarë thotë studimi

Për shembull, deri në vitin 2046, përqindja e njerëzve të moshës mbi 65 vjeç në Britaninë e Madhe, parashikohet të rritet nga 18 në thuajse 25 për qind. Ndërsa kriza e klimës përkeqësohet, dhe valët e të nxehtit të madh po bëhen më të zakonshme, numri i vdekjeve të lidhura me dehidratimin, është i pritur të rritet .

Deri më sot, janë kryer pak studime mbi pikëpamjet që kanë mbi hidratimin të moshuarit që nuk jetojnë në shtëpitë e posaçme të kujdesit.Për ta korrigjuar këtë, kohët e fundit është kryer një studim i veçantë.U intervistuan 24 persona të moshës mbi 75 vjeç, që jetojnë në shtëpinë e tyre në Londër, Angli.

U zbulua se perceptimi mbi rëndësinë e hidratimit ishte i larmishëm.Ndërsa të intervistuarit ishin disi të vetëdijshëm për këshillat e mjekëve mbi rëndësinë e hidratimit, kishte shumë koncepte të gabuara, mbi sasinë dhe llojin e lëngjeve që duhen konsumuar.

Një nga frikërat më të mëdha, ishte ajo e incontinences urinare, apo vështirësia për të dalë në banjë.Në raste të tilla, është e rëndësishme të pini shumë lëngje, që të mos e përkeqësoni problemin.Pirja e çajit dhe kafes pa kafeinë mund t’ju ndihmojë, pasi mund të zvogëlojë konsumimin e alkoolit./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE