Connect with Us

“Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze”/Basha: Kërkohet vëmendje për këto zona

Lajme

“Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze”/Basha: Kërkohet vëmendje për këto zona

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha bën me dije se Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

“Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.
Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben”, shkruan Basha.

Kryedemokrati shprehet se kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda pasi banorët kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave

Postimi i Bashës:

Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.
Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.
Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.
Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

I doli emri në përgjimet e prostitucionit/ Këngëtarja shpërthen me fyerje ndaj gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Elda Shabani, e njohur ndryshe si “Madona shqiptare”, ka reaguar për herë të parë për artikujt e botuar në media, se ajo ishte pjesë e grupit të prostitucionit ku u arrestua, Hermes Nikaj.

Shabani ka shprehur indinjatën duke u shprehur se disa media kanë përdorur emrin e saj duke e përfshirë në një histori që sipas saj nuk ka lidhje me të.

Shabani nuk i ka kursyer fyerjet edhe ndaj gazetarëve, duke i quajtur  “të droguar..turp, gazetarë bukë misri, përshesh me kos…” etj.

Reagimi i plotë

“Lajme te rreme nga gazetare Shqiptare te droguar ..

Heren e pare me nxorren ne portale qe kisha vdekur…tani kane gjetur versioni me te ri ..sikur kam bashkepunuar me zogun e Tiranës .turp o te mjere….

Dhe pa turp keto dite kane performuar perseri duke sajuar pretekste te reja sikur jam pjese e disa pslliqeve te Zogut te Tiranës….turp o gazetare te mjere qe nuk ju punon logjika..qe shkruani me te thena…

Thjeshtë shkruajnë temen Elda Shabani pjese e prostitucionit te Zogut te Tiranës..dhe me poshtë shkruajnë kane udhëtuar me makinë bashke dhe hane ndalur ne nje bar tek 21 Dhjetori ..po kur i ftoni artistet ne emisione pse i therrisni ne bare per diskutim? Cfare lidhje ka ky shkrim me bashkepunim me Zogun?

I bie qe te gjithve artistet qe ka ftuar zogu do dalin ne portale per bashkepunim?

Dhe pushimin familjare deshironi te na e ngecni ne fyt?

Kisha 4 vite qe nuk kisha vizituar Shqiperine..

Pasi jetoj shume vite ne Europe me familjen t’ime..

Pas 4 vitte vizitova Shqiperine sebashku me bashkëshortin dhe vajzen..menduam te kalojmë pushime te bukura..e nderkohe te realizoja disa kenge te bukura per publikun…

U ndjeva mire me mikpritjen e tv Top Canel ne emisionin Ftesë ne 5 dhe ne tv Klan..tek emisioni i mengjesit Dite e re..ku drejtohen nga Dajana Shabani..Besi dhe Zogu i Tiranës..

LEXO EDHE:  “BE sjell eksperten e Soros që do burgosë opozitën dhe…”

LEXO EDHE:  Opozita bllokon sot rrugët/ Ja si do shpërndahet LSI

Keta te zgjedhurit nga te medhenjte e tv Klan…pasi ne ate emision kam pare te marrin pjesë gati te gjithë artister Shqipetare..

Si mund te shfrytezojne emrin dhe kohen kur i ftojnë artistet ?

Dhe me pas pa turp gazetaret perdorin emrin tim ..vetem.pse paskam.qene nje kohe te shkurtër te pushimit tim ne shoqerine e Zogut te Tiranës i cili na qenka akuzuar per Prostituzion..te cilen nje gje te tilla nuk e kisha dalluar nga Zogu…thjesht mua personalisht si Zogu ..si Besi qe drejtojnë emisionin me kane respektuar shume ate kohe…

Dhe eshte cudi e madhe..sepse nuk pashë tek Zogu kurveri..ndoshta personaliteti figura e tij eshte i ndertuar pak i cuditshëm..por kjo eshte ceshtja personale e Zogut te Tiranës…ashtu sic e kane personalitetin e tyre disa femra qe ne realitet pashe kurveri por nuk i shoh te reklamuar ne portale…

Per kete para disa muajsh kam.shkruar dhe nje interviste .ku do t’a permendim sonte ne vidio live…

A kane turp Keta gazetare te pa familjarizuar?

Si mund te shkruaje per personalitetin tim..nderkohe une me burre e femije? Nuk e kuptoni qe keshtu shkatërroni familje? Dhe personalitetin e nje njeriu te mire…

Do doja kete vidio live sonte ne ora 19:00 t’a shprendani dhe le t’a marrin lirisht televizionet dhe gazetaret e afte…

Mos valle jame inate..meri? Kete do t’a zbuloj shpejt..pasi kam.gjetur dhe emrin e gazetarit shpikes..qe kenaqet me rrogen e tij ..duke ulur personalitetin e personave publik..

Kur flitet per nje person publik duhen baza…dhe direkt informacion nga i zoti..nga une pra…

Turp turp turp si e keni ndertuar ate vend te bukur si Shqiperia…jetoni siper mashtrimit..kurverise…

Lajme nga gazetare te droguar..turp

Gazetare buke misri pershesh me kos..

Elda

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Faktet dhe shifrat/ Mona dhe neokomunistët sulme biznesit për interesa korruptivë

Publikuar

-

Nga

Sot, nëpërmjet medias, janë publikuar përfituesit më të mëdhenj të fondeve nga Qeveria shqiptare, kontraktorë dhe nënkontraktorët e saj, koncesionarët dhe ata që kanë fituar tenderat. Mjafton t’i hedhësh një sy këtij shkrimi, të mëposhtëm, të publikuar nga BIRN, për të kuptuar se cilat janë kompanitë kryesore dhe ata të cilët marrin më shumë para nga taksapaguesit.

Por, këtë material nuk po e ndërtojmë thelbësisht se cilat janë firmat që përfitojnë pasi janë biznesmenë, janë ndërtues kompani me eksperiencë të cilat normalisht do ndërtohen, problemi është tek klientela e shtetit, gjithsesi shifrat flasin vetë.

Nga ana tjetër përballë këtyre shifrave qëndron dhe sulmi që i bëhet atyre që quhen oligarkë apo njerëz të biznesit, të cilët nuk përfitojnë para nga shteti dhe që nuk janë në shërbim të qeverisë.

Monika Kryemadhi ka folur disa herë duke sulmuar ndoshta dhe personalisht dhe me emra njerëzit e saj përfshi këtu shumë nga gazetarët e oborrit të Ilir Metës, që i drejtohen bizneseve private.

Rasti konkret më i fundit është ndaj biznesmenit Samir Mane, i cili u quajt oligark dhe Monika bëri thirrje që njerëzit të mos shkonin në këto qendrae e biznesit, megjithëse në fakt, ndodhi e kundërta. Sot, kemi publike një provë tjetër, ku është në listën e perfituesve Samir Mane “oligarku” që përfiton para nga shteti? Në cilën listë?

Sepse në këtë listë të publikuar nga BIRN dhe ato të dhëna zyrtare që ka nuk rezulton të ketë marrë 1 qindarkë dhe kompaninë për të cilën pretendohet dhe shumësulmohet apo kontratën koncesinare të Albchromit, ku një tufë e vogël çakejsh komunistë vërsulen për të rrëmbyer apo për të vënë ndonjë gjobë nuk e ka marrë kjo qeveri, është një kompani e blerë.

Ka qenë një kompani e mëparshme një koncesion i dhënë në qeverinë e Ilir Metës dhe më pas në atë të Fatos Nanos, me një kontratë të plotë që ka qenë një kompani private e blerë nga Samir Mane. Këto fakte dhe këto argument i sollëm vetëm për një detaj shumë të thjeshtë, pse e sulmojnë Samir Manen në publik i cili nuk ka përfituar fonde publike, nga një tufë komunistësh dhe nga çeta e LSI?

LEXO EDHE:  Vijojnë replikat në distancë/ Rama: Basha nuk do dialog, për të edhe SHBA/BE e kanë gabim

LEXO EDHE:  Basha i pëgjigjet Xhafajt/ Krimi dhe bandat sundojnë Shqipërinë

Këtu nuk po futim edhe Lulin e opozitës që përdor termat oligark.

Në fakt, ne, si CNA.al, nuk jemi në krah të këtij artikulimi dhe këtij sulmi të turpshëm dhe të pandershëm që i bëhet biznesit duke i futur të gjithë në listë si oligarkë, përfshirë edhe këta fitues fondesh, të cilët nuk janë oligarkë por janë ndërtues, janë biznesmenë që kanë karrierën e tyre, kanë CV-në e tyre në jetën publike dhe si biznese private.

Por, çfarë ndodh?

Politika korruptive sulmon në grup biznesmenesh duke i quajtur të gjithë oligarkë, kurse në momente të caktuara nuk shkojnë aty ku duhet tek korrpsioni politik,por sulmojnë në mënyrë të turpshme një apo disa individë të vetëm, dike që e ka emrin Samir Mane, sepse ka disa qendra biznesi.

A mos vallë sulmi ndaj tij bërë nga Monika dhe nga neokomunistët është pjesë e segmenteve konkurrente brenda biznesit të cilat kërkojnë të godasin për të përfituar vetë? Kompanitë që ai zotëron, flasim këtu për rrjetin e supermarketeve apo elektronikës dhe vetë qendrave të biznesit.

Prandaj shqiptarët tashmë e kanë të qartë, e kanë përpara syve, ja lista e përfituesve dhe ja kush sulmohet.

Pse ndodh kjo? Pse Monika Kryemadhi shkon tek një individ, i cili nuk ka përfituar asnjë fond publik, pse neokomunistët dhe demokratet kanë nje gjuhe e quhen oligarkë?

Një biznesmen që ka blerë një kompani private nga një tjetër biznes privat, pra nuk e ka fituar ai koncesionin por e ka blerë atë pas shumë e shumë vitesh.
Ndërsa fituesit e fondeve publike janë të tjerë. Sot, jemi përballë këtij fakti, ja kush i ka fituar paratë nga taksat e shqiptarëve dhe ja kush sulmohet.

Ky është rasti për të thënë të vërtetën, janë sulme që kanë jo më shumë se dy qëllime, të veprime korruptive politike te stimuluara nga konkurrenca, e cila përdor politikën dhe, e dyta, tsërish nga konkurreca për të vënë gjoba nëpërmjet segmenteve apo strukturave politike apo organizatave neokomuniste që kanë ngelur fatmirësisht një çetë e vogël në Shqipëri./CNA.al

Fusha dhe Gjoka kryesojnë listën e kontraktorëve më të mëdhenj të shtetit më 2019

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH kërkon shlyerjen e dëmit mijëra euro

Publikuar

-

Nga

balluku belinda

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dorëzuar ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku raportin e auditit për Autoritetin e Aviacionit Civil përgjatë vitit 2019 ku e vë në dijeni për vjedhjet dhe abuzimet e çmendura të këtij institucioni, dikur i drejtuar nga Balluku por që ende sot e ka nën varësi si ministre.

Konkretisht, KLSH ka zbuluar në kontrollin e saj me dhjetëra shkelje dhe dëme ekonomike, duke shkuar deri aty sa kërkon që kreu i këtij Autoriteti, Krislen Keri, të paguajë në Buxhetin e Shtetit qindra mijëra euro. Si masë displinore, KLSH kërkon që Krislen Keri:

1- Të likuidojë 20.253 euro ndaj një biznesi privat
2- Të depozitojë në buxhet 279 milionë lekë të reja
3- Kryerjen e procedura të prokurimit që nga mungesa kanë krijuar një dëm prej 52.9 milionë lekësh të reja
4- Dëm ekonomik në masën 211 mijë euro për shpenzime pa dokumentacion përkatës
5- Likuidim për ish punonjësit e larguar padrejtësisht në masën 6.1 milionë lekë të reja.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi me drogën?

LEXO EDHE:  Opozita bllokon sot rrugët/ Ja si do shpërndahet LSI

Por shkeljet e bëra nga kreu i këtij Autoriteti janë vetëm maja e ajsbergut, referuar raportit të Auditit të KLSH-së.

Gjetje të tjera në raport tregojnë për shkelje që kalojnë miliona euro, raporton newsbomb.al.
Konkretisht, në një rast, KLSh fakton se Autoriteti ka shpenzuar 134 mijë euro pa dokumentacion përkatës, por ky nuk është rasti i vetëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dijë në këtë raport se Institucioni i Autoritetit të Aviacionit Civil ka vepruar shpesh herë dhe ka kryer shpenzime të konsiderueshme pa dokumente të mjaftueshme.

Në total, përgjatë vitit 2019, KLSH ka rekomanduar që Autoriteti të ndërhyje në 23 masa organizative që janë të jashtëligjshme, 2 masa disiplinore, si dhe 9 masa të tjera me dëm ekonomik të konsiderueshëm. Këto rekomandime dhe veçanërisht demi ekonomik, është i detyrueshëm nga Autoriteti i Aviacionit Civil për t’i shlyer, në të kundër Prokuroria e ka detyrim të nisë procedimin penal.

LEXO TE PLOTE