LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Zyrtarët e PD vizitojnë familjet në Kombinat/ Kanë nevojë për strehim dhe ndihmë psikologjike

29 Nëntor 2019, 17:32, Aktualitet CNA

Zëdhënëjsa e PD, Ina Zhupa së bashku me ish deputeten Jorida Tabaku dhe kryetarin e PD Kombinat Dashnor Visha vizituan sot familjet e prekura nga termeti i 26 nentorit ne Lagjen 6.

Sipas Zhupës, gjendja në Kombinat është e rëndë, janë rreth 98 familja që nuk kanë siguri në banesat e tyre, që kanë pësuar dëme të mëdha materiale edhe shkatërrim prone.

Zhëdhënesja e PD bën me dije se katër pallate janë shpallur të pabanueshme ndërkohë që sipas saj, askush nuk i ka takuar për të dhënë një zgjidhje se si do vazhdohet.

?Shtëpi që rrezikojne të shemben, derisa sot nuk ju ka shkuar asnjë inspektor, ndërsa ata nuk lejohen as vetë të ndërhyjnë me ndonje punim. Disa banorë flenë në makina, disa kanë improvizuar çadra, disa janë larguar te të afërmit, por shumica rrezikon ende jetën duke qendruar në shtëpi në pamundësi të një zgjidhje tjetër. Kombinati ka nevojë urgjente për inspektime banesash, për masa për strehim për banorët e prekur, për ushqime dhe për ndihma ekonomike edhe psikologjike për banorët?, shkruan Zhupa teksa publikon fotot e banesave në zonën e Kombinatit./CNA.al

Lajmet e fundit nga