Connect with Us

Dyshohet për një trup poshtë rrënojave/ Vijon kërkimi tek hotel ‘Mira Mare’ në Durrës

Kronika

Dyshohet për një trup poshtë rrënojave/ Vijon kërkimi tek hotel ‘Mira Mare’ në Durrës

Publikuar

-

Pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 rihter, që goditi vendin tonë, operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë është mbyllur, ndërsa në Durrës i vetmi vend ku ende po kërkohet është nën rrënojat e Mira Mare.

Në rrënojat e hotel Mira Mare dyshohet se gjendet ende një trup.

Fillimisht punimet u ndërprenë por më pas një grup kroat bëri kërkime me qen nuhatës, ku mesa duket kanë dhënë sinjal për një tjetër poshtë rrënojave.

Grupet që po punojnë për kërkim shpëtimin tek hotel Mira Mare, janë ato të Serbisë dhe të Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Operacioni “Laboratori”/ Zbulohen blerësit me lista të heroinës

Në operacionet e kërkim shpëtimit morën pjesë grupe ekspertësh të huaj të ardhura nga Kosova, Italia, Greqia, Zvicra, Rumania, Mali i Zi e Serbia por dhe nga  vende të tjera, të cilat ishin të pajisur me mjete dhe me logjistikë për t’iu ardhur në ndihmë personave poshtë rrënojave.

Deri më tani numri i viktimave që humbën jetën nga tërmeti është tragjik, ka arritur në 50 persona.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Konstadinos Kacifas u vetëvra”/ Gazetari zbulon gabimin e Ardi Veliut

Publikuar

-

Nga

Në vitin 2018, kur u vra në Bularat minoritari Konstadinos Kacifas, gazetari Ferdinand Dervishi publikoi një dokumentar, ku ngrinte pretendimet se Kacifas ishte vetëvrarë dhe jo ekzekutuar nga forcat RENEA.

Edhe gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar të njëjtat pretendime, por gjykata e Gjirokastrës reagoi dhe tha se ende nuk kanë përfunduar hetimet për të dhënë një kronologji të saktë të ngjarjes së 28 tetorit.

Gazetari thotë se minoritari grek kishte marrë dy plumba pranë zemrës, të cilët kishin hyrë diagonalisht nga poshtë-sipër.

“Gazetarët punojnë me burime. Në atë kohë e mora informacionin të saktë që ai njeri kishte dy vrima plumbi në gjoks, nga të cilat një prej tyre ishte dallueshëm me barut. Çdo të thotë kjo? Njolla baruti, lë një qitje kur një njeri vetëvritet, ose vritet duke ja ngjitur armën në trup. Pra ai është vetvrarë me kallashnikovin e vet. Goditja e parë ka qenë me puqitje ose puthitje, ndërsa goditja e dytë është më e largët, pasi është shtyrë nga gazrat që lëshon arma kur shtin. Ky ishte informacioni që mora atë kohë’, tha ai në studion e Abc News.

Sipas gazetarit, asnjë qitës nuk realizon dot një gjuajtje të tillë në atë distancë që Kacifas kishte me punonjësit e RENEA-s.

“Ekspertë të ndryshëm konfirmonin se ishte e pamundur të realizohej një qitje e atillë në atë largësi. Detaj tjetër ishte se RENEA ka patur dy lloj armësh por asnjë nga ato nuk ishte përdorur në këtë ngjarje, RENEA atë kohë këtë tha. Kjo vërtetonte faktin se Kacifas nuk ishte vrarë nga armët e RENEAS. Në këtë formë e ndërtuam dokumentarin atë kohë.

LEXO EDHE:  Delta Force mësyn qytetin e Sarandës

LEXO EDHE:  Zbulohet spitali ku 15-vjeçarja humbi jetën gjatë operacionit

Në këtë histori pati një problem të madh. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë gënjeu Kryeministrin duke i thënë se ishte vrarë nga RENEA. Nxitoi t’i thoshte kryeministrit se e vrau RENEA duke u detyruar të mbetej ky version. Sepse ky version iu tha edhe grekëve”, thekson ai.

Dervishi deklaron se Ardi Veliu u nxitua, pasi pretendon se gënjeu kryeministrin Edi Rama për vrasjen e minoritarit, gjë që shkaktoi tension me Greqinë.

“Mendoj një nxitim i rastit, i gabuar që për mendimin tim që në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ishte dorëhequr sepse gënjeu kryeministrin sepse nuk u korigjua në kohë. E vërteta duhej të ishte thënë që në atë kohë, nxitimi i deklaratës se ishte vrarë nga RENEA bëri që të na plaste një zjarr i madh dhe shkaktoi tensione midis dy vendeve. Tsipras u tregua shumë i kujdeshëm në deklarata atë kohë”, nënvizoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Kush është autori i dyshuar

Publikuar

-

Nga

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme në Elbasan, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë.

Autori i kësaj grabitje, dyshohet të jetë Astrit Thaçi. Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të kryefamiljarin e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë.

Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike raporton ABC neës.

LEXO EDHE:  FNSH zbarkon në Durrës/ Policia zbardh detajet e operacionit

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Berisha tallet me operacionin e policisë  

Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përcillen në banesën e fundit nëna me dy fëmijët/ Të afërmit mohojnë helmimin nga gazi

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme janë përcjellë për në banesën e fundit 3 pjesëtarët e familjes Tola, që humbën jetën dje në Ostren të Bulqizës.

Rajmonda, 45 vjeçe, vajza Rudina, 22 vjeçe dhe djali Fatjoni, 14 vjeç u përcollën nga familjarët e të afërmit me dhimbje e lot

Një nga të afërmit e viktimave kërkoi zbardhjen e ngjarjes, pasi pretendon se ata nuk kanë humbur jetën për shkak të rrjedhjes së gazit, siç u raportua në media.

“Asgjë nuk ka pasur. Të gjithë kanë qenë në të njëjtën dhomë. Çfarë do thotë ekspertiza, ne presim atë. Të zbardhet. Nuk ka pasur asgjë, as sobë asgjë”, deklaroi ai për Abc News.

LEXO EDHE:  Operacioni “Laboratori”/ Zbulohen blerësit me lista të heroinës

LEXO EDHE:  Lleshaj reagon pas operacionit në Durrës/ Krimi i organizuar ka marrë goditje

Ai ka mohuar që familja tola të ketë pasur konflikte të mëparshme, ndërsa theksoi se po pret përgjigjen e ekspertizës.

Kujtojmë se ditën e djeshme 3 anëtarët e familjes Tola u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërsa vajza 16-vjeçare Merita, u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE