LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesmeni bën për 'ujë të ftohtë' politikanët/ Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit, pse s'i hapni për banorët?

29 Nëntor 2019, 22:27, Politikë CNA
Biznesmeni bën për 'ujë të ftohtë'

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë ka vënë në dukje edhe frymën e solidaritetit të vetë shqiptarëve, ku qindra banorë apo edhe biznese kanë ardhur në ndihmë të të dëmtuarve.

Gjatë një takimi ditën e sotme në Elbasan, të organizuar pikërisht për t?i bërë thirrje bizneseve të dhurojnë në ndihmë të këtyre familjeve, bizesmeni Gjergj Luca ka bërë për ?ujë të ftohtë? politikanët.

Takimi i sotëm, pjesë e të cilit do të ishte edhe numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë bashkë të majtë dhe të djathtë. Ndërkaq, teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, bizesmeni iu është drejtuar me tone të ashpra politikanëve ndërsa thotë: ?Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit…pse s’i hapni për banorët??

“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë. Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti  ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, është shprehur Luca./CNA.al

Lajmet e fundit nga