LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha viziton banorët e Kavajës/Askush të mos hyjë brenda pallateve të dëmtuara

29 Nëntor 2019, 14:10, Politikë CNA
Basha viziton banorët e Kavajës/Askush të mos hyjë brenda

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Kavajës, ku po inspekton nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët iu ankuam Bashës së prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre  përmbushin kushtet për banim apo jo.

?Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtua gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë?-tha qytetari.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së i porositi banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në strukturë.

?Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.?-tha Basha.

Lajmet e fundit nga