Connect with Us

Basha në Shijak: Situata është e rëndë/ Njerëzit kanë nevojë për ndihmë

Politikë

Basha në Shijak: Situata është e rëndë/ Njerëzit kanë nevojë për ndihmë

Publikuar

-

INTERVISTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA,PASI VIZITOI SHIJAKUN DHE BANORË NGA DURRËSI TË STREHUAR NË ELBASAN DHE TAKOI QYTETARË TË PREKUR NGA TËRMETI NË KAVAJË.

Pyetje: Zoti Basha, si ju duket situata në Shijak?

Lulzim Basha. Situata duket e rëndë. Janë qindra banesa  të shkatërruara, në veçanti, në atë që njihet si lagjja e Luginës, zona e Luginës, Shijakut. Siç patë edhe banesat e banorëve, janë komplet të shkatërruara, të pabanueshme. Është nata e katërt që flenë nëpër makina, një pjesë prej tyre janë zhvendosur tek kushërinjtë dhe një pjesë do të kalojnë natën në këtë kalçeto të mbuluar, që është kontributi vullnetar i pronarit të kësaj kalçetoje. Pak më përpara, vullnetarët tanë kanë sjellë disa ndihma, dyshekë dhe ushqime.

Banorët kërkojnë një vemendje më të madhe. Përveç inspektimit të parë ditën e martë, nuk ka patur asnjë kontakt tjetër. Ndonëse këto banesa janë të rrethuara me shirit, pra që tregon se nuk mund të futen aktualisht, nuk ka një vendim të prerë dhe, mbi të gjitha, nuk ka një orientim se çfarë do të ndodhë me banorët. Prandaj, u premtova që do të jem zëri i tyre dhe më jepni mundësinë që, nëpërmjet televizionit tuaj, t’u bëj thirrje autoriteteve se edhe Shijaku është pjesë e Qarkut të Durrësit, pra është pjesë e gjendjes së emergjencës dhe këtu duhet të ketë një prani të shtuar dhe të organizuar të institucioneve për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve.

Edhe njëherë dua ta theksoj se janë me qindra familje jashtë banesave të tyre. Sonte është nata e katërt që ata nuk kanë ku të fusin kokën dhe sasia e ndihmave që ka mbërritur tek këta njerëz është shumë e vogël. Ka nevojë për ndihma materiale, ushqime, dysheqe, batanije, gjithçka, ndihmë të cilën njerëzit ta përdorin për të kaluar këto ditë të para, ndërkohë që do të bëhet vlerësimi përfundimtar se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.

Pyetje: Janë 18 pallate që konsiderohen të pabanueshme, kanë vënë shiritat, por nuk u kanë thënë se ku do të shkojnë. Kjo fushë kalçetoje është e pamjaftueshme dhe e ftohtë?

LEXO EDHE:  Kritikët e kritikëve të Lulit

Lulzim Basha: Është absolutisht e pamjaftueshme. Problemi është se normalisht Durrësi dhe Thumana kanë marrë vëmendje, por nuk duhet të harrojmë që edhe zona të tjera të goditura duhet të kenë vëmendje po ashtu, Kurbini, Kavaja, Shijaku.Bëhet fjalë për qindra familje, mijëra qytetarë, të cilët kanë nevojë për ndihmë, por, aktualisht e gjejnë veten e tyre jashtë vëmendjes së autoriteteve, jashtë ndihmës, jashtë mundësive për ndihmë, me përjashtim të vullnetarëve që kanë kontribuar me ndihmat që kanë sjellë sot.

Pyetje: Ju keni takuar qytetarë në disa nga qytetet përreth Durrësit ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi gjatë ditës së djeshme që nuk ka nevojë më për ndihma materiale, ushqime apo veshmbathje, si e keni parë situatën? Është e mjaftueshme ndihma që u është dhënë këtyre banorëve?

Lulzim Basha: E vetmja gjë që mund te them ështe se banorët thonë që nuk kemi mjaftueshëm ndihma. Madje keni qenë vetë dëshmitare ku nje pjesë prej tyre janë ankuar për diferencime. Një pjese prej tyre nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe një pjesë e vogël ka marrë ndihma. Kjo është ajo që dëgjojmë dhe nuk besoj se kemi arsye ta vëmë në dyshim. Këta janë njerëz në nevojë, janë njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe do të përsëris thirrjen për këdo që  të mundet duke përfshirë këtu ndihmat materiale.

Faleminderit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“SHBA i ka gjetur miliardat Bashës e Ramës”/ Nga Uruguaj deri në Qipro pritet hetimi SPAK

Publikuar

-

Nga

Shqiptaro-amerikani Gjok Deckaj, i persekutuar në kohën e diktaturës, tregon se nuk ka besim te asnjë nga tre partitë kryesore politike në Shqipëri.

Ai ngriti akuzat se PD, PS dhe LSI janë njësoj, ndërsa i quajti liderët e këtyre partive kusarë dhe hajdutë.

“Ata gabojnë kur kujtojnë se do shpëtojnë. Amerika nuk fal. I kanë gjetur ku janë afro 5 mliardë dollarë. Në burgun special do jenë të izoluar. Si kujtojnë se do t’i falë Amerika?

Enver Hoxha i persekutoi shqiptarët, kurse këta i vodhën dhe i nxorrën rrugëve të botës. Ku bën vaki 25 milionë dollarë për një kilometër rrugë? Kë duan të mashtrojnë, kur këtu në SHBA një kilometër shkon 1.5 milionë dollarë”, tha shqiptaro-amerikani në emisonin “Fokus”.

Gjithashtu në këtë emision ka qenë i ftuar edhe Astrit Dinosha, i cili ngre akuzat se në bankat e Uruguajit janë hapur llogari me miliona dollarë.

LEXO EDHE:  Rama për tërmetin/ Ngjau si mallkim për t’u larguar nga Shqipëria pas krizës psikologjike të negociatave

LEXO EDHE:  Rama për tërmetin/ Ngjau si mallkim për t’u larguar nga Shqipëria pas krizës psikologjike të negociatave

“Janë hapur llogari me miliona dollarë në bankat e Uruguajit. Natyrisht që një bisnesmen i ndershëm nuk ka pse hap llogari në Uruguaj, por janë politikanët dhe të afërmit e tyre. SPAK duhet të ndjekë paratë të gjejë krimin. Janë afro 100 milionë euro në Montevideo, pa folur për Qipron apo Afrikën”, theksoi ai, ndërkohë moderatori Robert Papa, e cilësoi si vjedhjen më të madhe të sistemit zgjedhor.

Sipas tij, FBI i ka gjetur llogaritë e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës dhe SPAK pritet të ndëshkojë peshkaqenët por edhe molusqet e squllët hajdutë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata i heq emrin e ish-kryeministrit një rruge në Ballsh/ Reagon Agron Tufa

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës i ka hequr emrin e ish-kryeministrit rrugës ‘Mehmet Shehu’, në Mallakastër.

Ky vendimi nga gjykata erdhi pas denoncimit të dy vëllezërve Osman dhe Mirvjen Kaceli, fëmijët e Jonuz Kacelit, tregtarit nga Tirana, i cili u pushkatua padrejtësisht më 27 shkurt të vitit 1951.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe  ish kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tufa shkruan se ky është një triumf i rëndësishëm i kauzës për dekomunistizimin e Shqipërisë.
“Një triumf i i rëndësishëm e paralajmërues i kauzës sonë për dekomunistizimin e Shqipërisë. Hiqet emri i kriminelit komunist “Mehmet Shehu” nga rruga që mbante në Mallakastër! Merita i shkon vëllezërve Osman e Mirvjen Kaceli e kurorëzuar nga avokat Kujtim Cakrani!”, shkruan Tufa në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO EDHE:  Kritikët e kritikëve të Lulit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Urime zoti Marionetë!/ Kërtusha “përgëzon” Zazën pas fitores: Lutu të të mbajnë fijet

Publikuar

-

Nga

Kandidati që u tërhoq nga gara, për kreun e Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit, Ardit Kërtusha, ka ironizuar fitoren e kreut të PS, Luan Zaza.

Duke e quajtur marionetë, Kërtusha shkruan se i hoqi mallin e zgjedhjeve të kohës Parti-Shtet, ndërsa i sugjeron të kujdeset për “fijet”, që sipas tij i janë holluar shumë.

“Urime, urime zoti Marionetë! Fituat me një rezultat tepër te ngushtë. Jeni për t’u lavdëruar se na hoqët mallin e zgjedhjeve të kohës e Partisë-Shtet. Gjithsesi njeriu e kupton që gara përballë vetes tënde ështe ndonjëherë më e vështira. Lutu marionetë që këtë mandat të dytë të të mbajne fijet, pasi duket që janë holluar shumë! Të përgëzoj”, shkruan Kërtusha në regimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE