LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Al Jazeera” reportazh për tërmetin/ Durrësi është kthyer në një qytet fantazmë, banorët po e braktisin

29 Nëntor 2019, 13:16, Kronika CNA
“Al Jazeera” reportazh për tërmetin/ Durrësi

Tërmeti katastrofik që godit Shqipërinë tre ditë më parë, ka pasur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Që nga mediat e vendeve fqinje, Europa, Britania etj, i kanë kushtuar një hapësirë të madhe tërmetit tragjik që la pas 49 viktima.

Ndërkohë, ditën e sotme edhe rrjeti i njohur mediatik ?Al Jazeera?, i ka kushtuar një reportazh të gjatë situatës dramatike që po përjeton vendi ynë.

Në reportazhin e ?Al Jazeera?, ndër të tjera thuhet se qytetarët po braktisin Durrësin, ndërsa ky i fundit është kthyer në një qyteta fantazmë.

?Paslëkundjet e vazhdueshme kanë terrorizuar qytetin me 200 mijë banorë, që është kthyer në një qytet fantazmë. Apartamentet në afërsi të bregdetit ishin bosh deri të Premten. Disa me mure të humbur dhe kolona që dilnin nga jashtë.?- shkruan ?Al Jazeera?.

?Al Jazeera? ka marrë një prononcim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Basha thekson se gjysma e qyteti është evakuuar, ndërsa qindra banorë të traumatizuar janë shtruar për ndihmë në spitale.

?Gjysma e qytetit është evakuuar tashmë. Njerëzit janë të terrorizuar. Qindra janë shtruar në spital dhe qindra familje kanë humbur shtëpitë e tyre?, tha Basha.

Nga ana tjetër, Kreu i Shtetit Ilir Meta thotë se ?Është e qartë se disa nga këto ndërtime ishin totalisht jashtë standardeve të sigurisë,?. Ndërsa, shton faktin se për këtë duhet të behet një hetim i thellë dhe konkret.

Më tej kjo media tregon edhe planin e qeverisë, ku thotë se ka nisur inspektimi menjëherë në terren për të bërë verifikimin e banesave, ndërsa ky proces shton ajo, pritet të zgjasë me ditë të tëra pasi krahas Durrësit ka shumë banesa të dëmtuara edhe në kryeqytet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga