Connect with Us

75-vjetori i Çlirimit/ Meta nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut  

Politikë

75-vjetori i Çlirimit/ Meta nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut  

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nënë Shqipëri”, duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre.

Në një prononcim për mediat, Presidenti i Republikës u shpreh, se “Në radhë të parë dua të shpreh sot mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut, që kurorëzuan 75 vite më parë një nga betejat më të mëdha të popullit shqiptar kundër pushtimit nazi-fashist, që rivendosi sovranitetin e vendit, riktheu pavarësinë e Shqipërisë. Por njëkohësisht edhe e vendosi popullin dhe vendin tonë në anën e duhur të historisë dhe të antifashizmit me mjaft sukses.”.

Më tej, Meta theksoi se do të donim sot ta festonim me të gjithë madhështinë që i takon këtij 75-vjetori, por kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi ynë na ka vendosur para një sprove që duhet ta kalojmë të bashkuar, duke pasur në krah miq dhe partnerë, të cilët nuk kanë munguar të na ndihmojnë që në momentet e para.

Meta nuk la pa përmendur edhe ndihmën e madhe nga Kosova, ndërsa theksoi se “Padyshim Kosova ka shkëlqyer me gatishmërinë e saj. Do t’ia dalim pavarësisht nga kostot, të cilat janë të mëdha.”

LEXO EDHE:  Meta apel partive politike/ Të zbulohet kush po pengon negociatat

I pyetur se cila është gjendja aktuale, Meta tha se “Besoj se ju i keni ndjekur edhe statistikat zyrtare. Shpresojmë që sot të përfundojnë totalisht operacionet për kërkim-shpëtimin e qytetarëve që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja. Shpresojmë se është çështje orësh që të kemi një bilanc përfundimtar zyrtar, ndërkohë që përveç nderimit të viktimave shumë sfida të tjera na presin përpara, të cilat janë të mëdha dhe do të jenë edhe pak afatgjata.”.

Sa i takon akomodimit të qytetarëve të pastrehë, Meta tha se do të bëhet çdo gjë për të arritur një akomodim sa më të shpejtë, të përshtatshëm dhe afatshkurtër për të gjithë dhe më pas për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për integrimin e tyre të plotë në jetë normale ashtu si më parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vasili publikon dokumentin/ Rama dhe Ruçi provokuan rëndë Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me miratimin e ligjit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë pa pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Vasili shkruan se me këtë ligj mazhoranca jo vetëm shkel ligjet në Shqipëri por deligjitimon dhe Komisionin e Venecias.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias!(Dokumenti).

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias.

Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to.

Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.

Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.

Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.

Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.

Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.

LEXO EDHE:  PS – LSI përplasje për betonizimin e Liqenit

LEXO EDHE:  Paralajmëron Spartak Ngjela/ Ja kush është shkelja e rëndë që e kërcënon presidentin Meta

Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.

Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.

Ja pyetjet qe vijojne:

– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmen e Ruçit…

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha premtim studentëve

Publikuar

-

Nga

Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunikoi sot me qytetarët me anë të rubrikës “Më bëj një pyetje” në Instastory.

Basha ktheu sytë nga arsimi dhe i kërkoi të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen.

Pas kësaj, me anë të një videoje, lideri i demokratëve falenderon studentët dhe i premton se sapo të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të  gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të  konkurojnë  si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.

LEXO EDHE:  “President duplex”/ Gazetari ironizon Metën

LEXO EDHE:  Meta nxjerr Nikollën/ Merr në mbrojtje sulmuesit e Rudina Hajdarit

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju”, deklaron Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Futen për të grabitur/ Shqiptarët masakrojnë të moshuarin italian

Publikuar

-

Nga

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe grabitur një 85-vjeçar në Lignano të Italisë.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

LEXO EDHE:  “President duplex”/ Gazetari ironizon Metën

LEXO EDHE:  Berisha: Sipas Metës fajin e kanë të huajt!

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

LEXO TE PLOTE