LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti ishte paralajmëruar/ Meta: Kam bërë detyrën time, duhet të ishin marrë masa

28 Nëntor 2019, 20:06, Politikë CNA
Tërmeti ishte paralajmëruar/ Meta: Kam bërë detyrën

Presidenti Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët në ABC News, u shpreh se tërmeti ishte paralajmëruar por nuk u morën masat.

?Është folur shumë në të kaluarën.  Une kam bërë detyrën time që më takon. Mirë do ishte të ishin marrë masat, por, sidoqoftë nuk duhet të harrojmë që ne u ndeshëm dhe me një tërmet tjetër në qershor në disa zona të Korçës dhe Devollit që la disa pasoja.

Shqetësimi im ka qenë se vendi ynë është i kërcënuar nga tërmetet serioze. E rëndësishme është se janë bërë të gjitha përpjekjet për të përballuar me aq sa është mundur,  dhe duhet të përmirësohen.

Të dhënat janë se disa zona të tjera si Bubqi, Kurbini kanë pësuar shumë dëmtime, por vëmendje është përqëndruar aty ku ka pasur më shumë probleme. Pasojat do të jenë afatgjata?, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga