Denoncim
Skandali/ Kompania Kurum fsheh aksidentin, minatori në gjendje të rëndë

Kompania turke Kurum e cila ka në përdorim minierën e kromit në Kalimash, është përfshirë në një skandal, duke fshehur plagosjen e një minatori sot në galeritë që shfrytëzohen nga IMIT.
Ngjarja ka ndodhur sot dhe minatori Halim Thaqi, pas aksidentit është çuar në spital në Prizëren në gjendje kritike për jetën. Burime nga ky spital i thanë CNA.al, se pacienti është ëuar në gjendje të rëndë dhe më pas i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Kurum është kujdesur që të shmangë zhurmën në Shqipëri, duke fshehur aksidentit dhe duke e sjellë minatorin e plagosur në Prizëren, tha një burim nga spitali i këtij qyteti.
Kompania turke është kujdesur që gjithçka të kalojë në heshtje nga mediat shqiptare. Ndërsa minatori i plagosur ndodhet ende në spitalin e Prizërenit./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

SKANDALI ME DY TENDERA/Mijëra njerëz në qiell të hapur, Veliaj 300 milionë lekë për mbarështim
Prej 10 ditësh, vendi ynë po kalon një situatë mjaft të vështirë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë dhe la pasoja në jetë nderzish...

Qeni, që u bë i famshëm në “Stop”, gjen të zotin pas emisionit!
“Stop” është ndalur në Gosë të Kavajës, tek banesa e familjes Sinameta, një shtëpi private dy dhoma e një kuzhinë. Tërmeti i 21 shtatorit dëmtoi...