LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Situatat tragjike, të vështira për tu përballur vetëm"/ Meta, mirënjohje shpëtuesve grekë për Klajdin

28 Nëntor 2019, 20:33, Politikë CNA
"Situatat tragjike, të vështira për tu përballur

?Situata të tilla, tragjike, janë tepër të vështira për tu përballuar vetëm?, kështu është shprehur Presidenti i vendit Ilir Meta Në një intervistë për emisionin “Debat Plus”, përballë një paneli analistësh mbrëmjen e sotme.

I pyetur nëse si person me poste dhe përgjegjësi të larta shtetërore gjatë karrierës së tij politike si kryeministër,  zv ministër apo President, kishte dijeni nëse Shqipëria nuk ishte e përgatitur për ti përballuar tërmetet, Meta përgjigjet:

?Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende te zhvilluara nuk i dihet se kur do të ndodh një tërmet, ato janë të paparashikueshme. Ajo që kam kërkuar në 29 korrik qeverisë ishte që të ndërmerrte masa për çëshjen e emergjencave, madje ajo të vijonte të lidhte marrëveshje me partnerët ndërkombëtar sepse sado në një situatë të vështirë si kjo, një vend nuk mund t?i ketë vetë të gjitha kapacitetet për t?i bërë ballë një tragjedie.

Kam qenë 3 herë tek hotel ?Palma? për nxjerrjen e djalit, Klajdit, ka qenë një rast tepër i vështirë, sepse një milimetër gabim dhe djali nuk do të dilte i gjallë. Ekipet tona të shpëtimit të Durrësit të Kavajës, ekipet zjarrfikës kanë bërë maksimumin?

Ky ishte një rast tepër i vështirë për tu përmbyllur me sukses nëse nuk do të ishte ekipi grek. Ata u solidarizuan dhe kishin mjetet e duhura, kishin kapacitetet e duhura, dukej që ishin përballur me të tilla situata edhe më herët. Nga kjo kuptohet që këto vende janë një tjetër nivel dhe kanë investuar gjatë në këto struktura?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga