LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet bilanci/ Nxirren pa jetë katër trupa te ish-Këneta

28 Nëntor 2019, 16:18, Sociale CNA
Rritet bilanci/ Nxirren pa jetë katër trupa te ish-Këneta

Është rënduar bilanci i viktimave të tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat në vilën 4 katëshe të shembur në zonën e ish-Kënetës, katër trupa të pajetë.

Viktima janë anëtarët e familjes Lala, dy prej të cilëve binjakët e  quajtur Dionis dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ata u gjetën të përqafuar me njëri ? tjetrin.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për persona të tjerë nën rrënojat e godinës së shembur./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga