Connect with Us

Paralajmërmi i Ramës për mediat/ Reagon AMA: Tregohuni profesionalë në verifikimin e fakteve

Lajme

Paralajmërmi i Ramës për mediat/ Reagon AMA: Tregohuni profesionalë në verifikimin e fakteve

Publikuar

-

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama i cili bëri thirrje të mos përhapin lajme të rremë për tërmetin.

AMA ka evidentuar përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti.

“AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti. Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik”, thuhet në njoftimin e AMA.

AMA deklaron se redaksitë audiovizive duhet të tregohen më profesionalë me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre.

“Kjo është një ndihmë konkrete e tyre për të ruajtur qetësinë e nevojshme në të tilla situate, si dhe për të nxitur mbështetjen e të gjithë aktorëve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe kthimin në normalitet sa më shpejt në zonat e prekura”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka vlerësuar dhe vlerëson angazhimin konkret dhe profesional të redaksive audiovizive, në mbulimin e problematikave dhe situatës së paprecendetë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese në territorin e Shqipërisë.
Informimi realist i ekipeve gazetareske në terren është një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet e prekura nga pasojat e tërmetit, për popullatën në tërësi, për institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, për të gjitha ato organizma, subjekte a individë që janë angazhuar vullnetarisht për ndihmë dhe solidaritet.
AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti. Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik.
Situata, sidomos në zonat më të prekura nga tërmeti është shumë e rëndë, ndaj redaksitë audiovizive është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre. Kjo është një ndihmë konkrete e tyre për të ruajtur qetësinë e nevojshme në të tilla situate, si dhe për të nxitur mbështetjen e të gjithë aktorëve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe kthimin në normalitet sa më shpejt në zonat e prekura.
Autoriteti i Mediave Audiovizive./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Emigrantët shqiptarë “bllokohen” në Bari nga Konsulli i Shqipërisë”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një emigranti shqiptar në Itali i cili tregon se çfarë “i punoi” nga Konsulli i Shqipërisë në Bari.

Sipas mesazhit të tij, emigranti kishte shkuar në Bari për të ardhur në Shqipëri me pushime dhe për të rinovuar pasaportës, por nuk u lejua të kalonte pasi konsulli i Shqipërisë në Bari kishte vendosur një taksë prej 80 eurosh për leje kalimi.

“Leja e kalimit ju duhet atyre që nuk kanë mjet identifikimi me sa kuptoj me dëshpërim u ktheva ku jetoj pasi kalova natën si barnon në Bari”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

AKU me “dorë të hekurt”/ Kontrolle të rrepta gjatë gjithë javës

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka realizuar 899 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.

Sipas njoftimit të AKU në terren janë 314 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 19 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 55 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 112 tregues analitik, të cilat kanë rezultuar konform.

Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 566 ngarkesa, duke marrë 13 mostra për analiza laboratorike.

AKU njofton se janë vendosur 85 masa administrative “Paralajmërim”, 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 40,000 lekë; masë administrative “asgjesim produkti” për 5.536 ton (produkte të ndryshme ushqimore me afat të kaluar përdorimi etj).

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PS zbulon paktin e fshehtë Rama-Basha/ Thirrje të fortë për qytetarët

LEXO EDHE:  Policia e Ramës nderon kriminelët, arreston mbështetësit e opozitës

“Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (6 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj”, thuhët më tej në njoftimin e AKU./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Publikohet video/ Ja momenti kur u hodh në erë objekti 6 katësh te Dogana

Publikuar

-

Nga

Publikohet video e momentit kur hidhet në erë objekti 6 katësh pranë rrethrrotullimit të Doganës në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Re.

Shembja e objektit u bë me shpërthim të kontrolluar.

Në trupin e objektit u hapën 250 furnela (vrima) ku u vendos 10 kg lëndë plasëse.

Kujtojmë se ditën e djeshme në këtë zonë u shëmbën edhe 5 objekte të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE