LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta lë mënjanë “inatet” politike/ Mesash nga Vlora: Do jemi të bashkuar si asnjëherë tjetër

28 Nëntor 2019, 09:47, Aktualitet CNA
Meta lë mënjanë “inatet” politike/ Mesash nga Vlora:

Në ceremoninë e 107-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, presidenti Ilir Meta u shpreh se politika duhet të jetë gjithmonë e bashkuar për çështjet më të rëndësishme të vendit.

?Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështjet më të rëndësishme të vendit, për çështjet më të rëndësishme të shtetit, të popullit tonë dhe bashkëjetesës sonë shoqërore dhe demokratike, por sot në këto raste duhet të jetë dhe jam i bindur se do jetë si asnjëherë tjetër dhe shpresoj të jetë edhe në jetën e përditshme, aq më tepër për të përmbushur dhe një mision të cilit nuk i jemi afruar vitet e fundit, siç është aspirata e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?, deklaroi Meta.

Më tej presidenti u shpreh se duhet të jemi sa më pranë familjeve të prekura nga tërmeti në këto ditë mjaft të vështira për ta dhe gjithë vendin./CNA.al

Lajmet e fundit nga