Connect with Us

Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

Blog

Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

Publikuar

-

I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum ishte një komunist i vendosur. Ai po shkonte të takonte një komunist spanjoll në një lokal në Paris, për të diskutuar mbi regjimin e ri komunist në Poloni. Por para se të mbërrinte aty, dikush e ndaloi në rrugë.

“Arrestojeni këtë njeri! Ky është vrasësi nga Aushvici!”- tha një burrë. “Ai është përbindëshi i Bllokut 9 në kamp!”-bërtiti një tjetër. Gruenbaum protestoi. “Më lini rehat! Keni gabuar person!”-  ulëriti ai. Por policia lëshoi ​​që të nesermen një urdhër-arresti për të.

Gruenbaum u akuzua e ishte një nga Kapot e kampeve naziste në vitet1940. Kapot, ishin të burgosur hebrenj që bënë bërë një “pakt me Djallin”.Në këmbim të ushqimit dhe veshjeve më të mira, pasjes së një lirie më të madhe, shkuarjes në bordello, dhe pasjes së një shansi 10 herë më të madh për të mbijetuar, Kapot shërbenin si gardianët e parë që ruanin disiplinën dhe rregullin brenda kampeve të përqëndrimit.

Ata mbikëqyrnin të burgosurit e tyre, punën e tyre prej skllavi, dhe i ndëshkonin shpesh edhe për shkeljet më të vogla, ndonjëherë duke i rrahur deri në vdekje. Sipas një sistemi të ngritur nga Teodor Eicke, gjeneral brigade SS, Kapot ishin mënyra që zgjodhën nazistët, për të reduktuar kostot e ruajtjes së kampeve.

Të qenit një Kapo, sillte shpërblime të vogla, që vinin duke u shtuar, në varësi të asaj se sa mirë ata e kryenin punën e tyre. Megjithatë, “puna” e tyre ishte pengimi i arratisjes së njerëzve të uritur, ndarja e familjeve, rrahja brutale e njerëzve edhe për shkeljet më të vogla, çuarja e të burgosurve të tjerë në dhomat e gazit, dhe nxjerrja jashtë e trupave të tyre të pajetë disa minuta më vonë.

“Një Kapo është përgjegjës për realizimit e planit të punës, parandalimin e çdo akti sabotazhi. Kur dikush bëhet një Kapo, ai nuk fle më me të burgosurit e tjerë. Ai e di shumë mirë se të burgosurit e tjerë, do ta vrisnin që natën e pare”-shprehej Hajnrih Himler, kreu i SS nazistë.

Kur mbaroi Holokausti në vitin 1945, disa nga Kapot i justifikuan aktet e tyre, duke thënë se pozita e tyre në kampe, u dha mundësi të mbronion shokët e burgosur, dhe të zbusin ndëshkimet e tyre.

“Ne i rrihnim, që ata të shpëtonin nga dhomat e gazit”- thoshin ata. Por, disa nga të mbijetuarit, kujtojnë se Kapot ishin në fakt “më të këqij se vetë gjermanët”. Ekzistonin tre lloje kryesore Kaposh:mbikëqyrësit e punëve, që shoqëronin të burgosurit në vendin e punës, në fabrika dhe guroret; mbikëqyrësit gardianë, që vëzhgonin natën kazermat e të burgosurve; dhe mbikëqyrësit e kampit, që merreshin me mbikëqyrjen e ktiviteteve të tilla si kuzhinat e kampit.

Në kampet e vdekjes, kishte edhe të ashtuquajturit “sonderkommandos” që merreshin me menaxhimin e të vdekurve, duke zhvendosur kufomat nga dhomat e gazit, shkulur dhëmbët prej floriri, dhe i çuar  ata në krematoriume. Mizoria e tyre ishte e shfrenuar.

Në darkë, të burgosurit që shtyheshin ose përpiqeshin të merrnin më shumë ushqim, do të rriheshin nga Kapot. Ata kishin për detyrë të ruanin rendin. Por disa prej tyre, do të shfrytëzonin në mënyrë sadistike autoritetin e tyre. Në gjyqin ndaj Jezekel Enigster në vitin 1952, dëshmitarët thanë se ai sillej rrotull kampit me një kamxhik gome, të cilin e përdorte për të goditur cilindo që ndodhte të ndeshte përballë, dhe sa herë që të dëshironte”.

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon “peshq” në rrjetën e drejtësisë?/ Ja si përgjigjet Balla

“Kam jetuar 3 vjet nëpër kampe, dhe nuk kam hasur kurrë një Kapo që të sillej aq keq ndaj hebrenjve”- tha një dëshmitar. Disa Kapo ishin edhe më mizorë. Në vitin 1965, në kulmin e gjyqit të parë në Frankfurt mbi Aushvicin, Emil Bednarek u dënua me burgim të përjetshëm për 14 akuza për vrasje.

Një ish-burgosur kujton:”Herë pas here, ata na kontrollonin nëse dikush nga ne kishte morra. Të burgosurit me morra, rriheshin me shkopinj druri. Një shoku im, Shaim Birnfeld, flinte pranë meje në katin e tretë të kampit. Ai ka pasur ndoshta shumë morra, pasi Bednarek e rrahu aq shumë sa i theu shpinën. Birnfeld rënkoi gjithë natën. Në mëngjes, e gjeta të vdekur në krevatin e tij”.

Por Kapot, jo vetëm i rrihnin, vrisnin apo abuzonin psikologjikisht me të burgosurit. Ata abuzonin edhe seksualisht me ta. Nazistët ngritën bordello në disa kampe përqendrimi, të cilat i mbushën me të burgosura jo-hebreje. Shpresohej se vizita në një bordello do të rriste produktivitetin në punë të të burgosurve (dhe “shërimin” e burrave homoseksualë).

Por të burgosurit e vetëm, që kishin mjaftueshëm forcë për të bërë seks ishin Kapot. Veprimet e tyre vëzhgoheshin rreptësisht edhe brenda bordellove. Burrat gjermanë, mund të shkonin vetëm me gra gjermane; sllavët mund të shkonin vetëm me gra sllave. Ishte një përdhunim sistematik i organizuar nga shteti.

Por abuzimi seksual, nuk mbaronte këtu. Shumë Kapo mbanin pas djem të rinj, të cilët i detyronin të kryenin me ta marrëdhënie seksuale, nëse donin që të mbijetonin. Në shumicën e rasteve, djemtë shërbenin si zëvendësues seksual për gratë, dhe në këmbim merrnin ushqime dhe mbrojtje.

Rasti i Elizer Gruenbaum, Kapo për rreth 1 vit e gjysmë në kampin e përqendrimit në Aushvic, nuk është domosdoshmërisht një përfaqësues tipik. Por midis dëshmive të shumta okulare nga të mbijetuarit e Holokaustit, kujtimet e Gruenbaum janë të vetmet, që janë shkruar nga një ish-Kapo.

Pasi u arrestua, Partia Komuniste e Polonisë e përjashtoi radhët e saj. Ndërsa pas marrjes në pyetje për 8 muaj, një gjykatë franceze tha se kjo çështje ishte përtej juridiksionit të saj. Gruenbaum, ra dakord të largohej me familjen e tij në Palestinë. Në fakt, akuzat ndaj Gruenbaum ishin mëse të qarta. Ai akuzohej se kishte rrahur për vdekje një plak, pse kishte kërkuar më shumë supë. Një tjetër akuzues, thoshte se ish-Kapoja e kishte rrahur djalin e tij për vdekje me një shkop.

Elizer i mohoi të gjitha akuzat, duke theksuar se të burgosurit nën kujdesin e tij kishin gëzuar shëndet më të mire se të tjerët, dhe se ai i fshehu të sëmurët në mënyrë që ata të mos vriteshin. Ndërkohë në kujtimet e tij të pas luftës, Gruenbaum përshkruan se kishte parë burra të uritur që zvarriteshin si krimbat për të ngrënë thërrimet e bukës që hidheshin për ta nga Kapo, se si të burgosurit shtyheshin për të lëpirë supën e derdhur mbi trupin e një të burgosuri tjetër, dhe tmerre të tjera.

Ka shumë teori sesi vdiq Gruenbaum. Disa thonë se u vra gjatë luftës mes izraliteve dhe palestinezëve. Dyshohet se ai u qëllua pas shpine nga bashkëatdhetarët e tij izrelitë, pikërisht për krimet që kishte kryer në kampe. Një tjetër teori popullore, është se ai vrau veten./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore në Itali/ Evakuohen rreth 54 mijë njerëz

Publikuar

-

Nga

Rreth 54 mijë njerëz janë evakuuar sot nga qyteti jugor italian, Brindisi, pasi ekspertët e filluan punën për ta çmontuar një bombë të pashpërthyer që i përkiste periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, ky është operacioni më i madh i evakuimit në Itali në kohë paqeje.

Më shumë se 60% e banorëve të qytetit u detyruan të zhvendosen për shkak se autoritetet e caktuan zonën e kuqe të rrezikut me rreze prej 1600 metrash nga vendi ku u gjet bomba.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman apel politikës/ Të vijojnë reformat, BE pro integrimit

LEXO EDHE:  Ministri gjerman apel politikës/ Të vijojnë reformat, BE pro integrimit

Bomba e gjetur, e prodhuar në Britani të Madhe, besohet se ishte hedhur në tokën italiane në vitin 1941.

Ajo është një metër e gjatë dhe është e mbushur me 40 kilogramë dinamit. Bomba ishte gjetur rastësisht gjatë disa punimeve në një kinema./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Misteri që rrethon ende Qefinin e Torinos, pëlhurën me të cilin dyshohet se u varros Krishti

Publikuar

-

Nga

Nga Julia Buckley “CNN”

Kur ishte 24-vjeçe, Emanuela Marineli po shëtiste diku pranë Vatikanit në Romë, kur pa pamjene një “fytyre të bukur të Krishtit”, të shtypur në një suvenir në dritaren e një dyqani qëmenaxhohej nga murgeshat. “Ishte bardh e zi, me sy të mbyllur, një fytyrë e vuajtur por e qetë”
-kujtonajo.
Ajo hyri në dyqan dhe pyeti një murgeshë, se kushishte ai qe e kishte pikturuar versionin origjinal. Ajo i tha se nuk bëhej fjalë për një artist, por se ishte imazhi Qefinit të Torinos.“U befasova.Ideja që një imazh i tillë ishte shtypur në letër m’u duk qesharake.Dola nga dyqani me skepticizëm, dhe nuk e vrava më mendjen për të”.
Kjo ndodhi në vitin 1975.Sot Marineli është një nga ekspertet më të shquara në botë, që besojnë se pëlhura prej liri,mbart vërtet imazhin e fytyrës së një njeriu, dhe se ai është në fakt qefini me të cilin u varrosJezusi i Nazaretit.Por ajo nuk është e vetme.
Shumë besimtarë vazhdojnë ta admirojnë Qefinin, megjithë përpjekjet e shumta shkencore për të hedhur dyshime mbi origjinën e tij.Në pamje të parë, imazhi në ngjyrë ndryshku i burrit në pëlhurën më të famshme të lirit në botë, është i zbehtë dhe ngjan shumë si një vizatim.
Ishte ky imazh i çuditshëm që tërhoqi pelegrinët në shekullin XIV, kur “qefini i Jezusit”, u ekspozua për herë të parë në Francë. Qefini u zhvendos në Torino të Italisë në vitin 1578, dhe që nga ajo kohë ka tërhequr miliona vizitorë në qytetin verior të Italisë. Qefini fitoi një famë botërore në vitin 1898, kur fotografi amator Sekondo Pia u bë personi i parë që e fotografoi
atë.
Kur po lante foton në studio, Pia e kuptoi se pllaka fotografike tregoi se si duket imazhi i përsosur në negativ i një burri të përgjakur dhe të mavijosur, një imazh që nuk mund të shihej me sy të lirë.Edhe para zbulimit të Pias, Qefini ishte një objekt që kishte ngjallur shumë debate. Në vitin 1390, Pierre d’Arkis, peshkopi francez i Truasë i shkruante Papës, duke e cilësuar atë të rremë, dhe të fabrikuar për të tërhequr turistët.Por ithtarët e Qefinit, këmbëngulin se njeriu në figurë, është pikërisht është Jezu Krishti.Ndërkohë skeptikët thonë se ai është falsifikuar në një mënyrë shumë profesionale gjatë Mesjetës.
Analizat shkencore të kryera mbi të në vitin 1988 përmes radiokarbonit, përcaktoi se Qefini e kishte origjinën në vitet 1260-1390. Megjithatë, të krishterët dhe jotë krishterët, vazhdojnë të shkojnë në Katedralen e Torinos për të parë artifaktin.
“Largimi nga qendrat tona moderne urbane, për ta gjetur veten para imazhit të lashtë të Zotit tonë të krijon një ndjenjë të papërshkrueshme paqeje”-thotë Atë Frensis Mërfi, një prift katolik nga Britania e Madhe. “Edhe nëse nuk është në program, grupet e turistëve pyesin zakonisht nëse mund të shkojnë dhe ta shohin atë”- thotë Davide Kabodi, një guidë në Torino, që shoqëron vizitorët për të parë Qefinin.
Për shkak të brishtësisë së tij, ai mbahet brendanjë kutie xhami të bërë me porosi. Ajo është ekspozuar në mjedis vetëm me urdhër të Papës.Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015,me urdhër të Papa Françeskut.Mbi 2 milionë njerëz qëndruan në radhë për të parë nga afër Qefinin e Torinos.
Popullariteti i tij nuk tregon asnjë shenjë rënie, pavarësisht datës që përcaktontesti i radiokarbonit, dhe përkundër refuzimit të Kishës Katolike për t’u prononcuar zyrtarisht mbi Qefinin. “Reliket”, janë objekte të cilat Kisha i beson si të vërteta, por Qefini nuk klasifikohet
si një relike.
Papa Françesku e ka quajtur një “ikonë të një njeriu të kryqëzuar”. Gjithsesi, besimtarët duan që ta shohin atë. Për Pam Mun nga Britania e Madhe, Qefini ishte thelbësor për konvertimin e saj në katolicizëm.E martuar me një prift anglikan, ajo e shihte dikur Qefinin si anëtare e Kishës Anglikane.
“Për mua, Qefini është ilustrimi më i jashtëzakonshëm i vuajtjes së Krishtit.Është një paraqitje e shkurtër e ringjalljes”- thotë ajo. Mun thotë se nuk do ta braktiste Qefinin, dhe nëse do të mendonte se aiështë i rremë.Mun ka blerë kopje të madhësisë së Qefinit, dhe vazhdon ta ekspozojë në Britani.
Kristofer Frenç, profesor i psikologjisë në Universitetin Goldsmiths në Londër dhe ekspert mbi besimet paranormale, e quan Qefinin “një objekt vërtet interesant”.Ai mendon se tërheqja e madhe, i detyrohet famës që ka pasur në shekujt e kaluar, para të dhënave të radiokarbonit.
“Deri në atë moment, Qefini ishte një mister i mirëfilltë, dhe për shumë njerëz ai e ka ende atmosferën e një misteri. Dhe nëse beson se me këtë pëlhurë është mbështjellë dikur trupi i Krishtit, kjo ka një domethënie të jashtëzakonshme fetare”- thekson ai.
Frenç e vë theksin tek teoria e “ngjitjes”, ideja që një objekt që ka qenë në kontakt me një person të veçantë, mund të marrë elemente të karakterit të tyre. Kjo është arsyeja pse ne paguajmë qindra dollarë, për një send që ika përkitur dikur një ylli të muzikës pop, dhe pse askush nuk dëshiron të jetojë në shtëpinë e një vrasësi.
Të qënit afër diçkaje, që mund të ketë prekur Birin e Zotit, ështëpër besimtarët, një mënyrë për t’u afruar me të.Ai shton gjithashtu se “paragjykimi më i fortë konjitiv, është ai i konfirmimit”.“Ne e kemi shumë më të lehtë të gjejmë prova, që mbështesin atë që duam të jemi vërtet”- thotë ai.
Pra, duke parë Qefinin, që duket se përputhet me plagëte përshkruara gjatë kryqëzimit të Jezusit, është në natyrëntonë njerëzore të dëshirojmë ta besojmë atë.Ekperti mjeko-ligjor zviceran Maks Frei-Sulcer, kreu në vitin 1978 disa testime mbi Qefinin.Ai arriti në përfundimin se nga 58 ekzemplarët e polenit në pëlhurë, tre të katërtat vinin nga bimët autoktone që rriten në rajonin e Palestinës.Vetëm 17 ishin nga bimët, gjenden gjithashtu në Francë dhe Itali.
Ata që besojnë në vërtetësinë e tij, thonë se të dhënat e karbonit janë të gabuara.Ata hipoteizojnëse ndoshta mostrat e testuara janë marrë nga një pjesë e pëlhurës, që ishte ripunuar në periudhën mesjetare, apo që një tërmet i shekullit I në Jeruzalem, mund të ketë prishur rezultatet.Debatet dhe misteri vazhdojnë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse të moshuarit, duhet të konsumojnë më shumë ujë se të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dehidratimi shoqërohet me një rrezik më të lartë në pasjen e problemeve shëndetësore tek njerëzit e moshuar, nga infeksionet, humbja e vetëdijes, apo shtrimi në spital.Por ndërsa njerëzit plaken, oreksi për ushqim dhe pije mund të zvogëlohet.Prandaj të moshuarit duhet të pinë rregullisht ujë, edhe kur nuk ndihen të etur.

Gratë e moshuara, që nuk kanë nevojë të kufizojnë konsumimin e lëngjeve për arsye mjekësore, si problemet me zemrën ose veshkat, këshillohet të pinë 8 gota ujë në ditë.Për burrat më të moshuar, kjo normë është 10 gota.Mënyra më e lehtë për të pirë më shumë lëngje, është ndryshimi i zakoneve ekzistuese.

Për shembull, pirja e më shumë lëngjeve si pjesë e rutinës të përditshme, si gjatë kohës kur pini ilaçet, ose gjatë vakteve ushqimore.Dhe është e rëndësishme të pini ato lëngje, që ju kënaqin më shumë.Miti i zakonshëm është se duhet të pini ujë, por aty llogariten edhe çaji, kafeja dhe lëngjet e tjera.

Dhe në disa raste edhe birra mund të jetë hidratuese, kur konsumohet brenda udhëzimeve të rekomanduara. Etja shihet si një tregues i besueshëm se kur duhet të pini, por perceptimi i etjes mund të dobësohet me kalimin e moshës.Mbështetja e tepruar vetëm tek ndjesia e etjes, mund të rrisë rrezikun e dehidratimit.

Prandaj është e rëndësishme të konsumoni vazhdimisht lëngje, edhe kur ju duket se nuk keni etje.Një mit tjetër është se shmangia e pirjes së lëngjeve, mund t’ju ndihmojë me problemin e inkontinencës urinare.Gjithsesi, kufizimi i konsumit të lëngjeve e përkeqëson më tej këtë problem, pasi e zvogëlon kapacitetin e fshikëzës.

Disa njerëz, pyesin se çfarë përfitimesh vijnë nga hidratimi.Shumë njerëz nuk e besojnë se pirja e shumë pak lëngjeve, mund të ndikojë në mirëqenien e tyre, apo të ketë pasoja të rënda shëndetësore.Por, njerëzit e moshuar, janë më të prekshëm ndaj efekteve të pirjes së shumë pak lëngjeve, për shkak të ndryshimeve fiziologjike të lidhura me moshën apo efekteve anësore të ilaçeve, ose të dyjave bashkë.

LEXO EDHE:  “Ma kërkuan tokën për të mbjellë drogë”/ Reportazhi i CNA.al tregon se ç’po ndodh në fshatin ku u gjet thesari ilir

LEXO EDHE:  “Ma kërkuan tokën për të mbjellë drogë”/ Reportazhi i CNA.al tregon se ç’po ndodh në fshatin ku u gjet thesari ilir

Për shembull, deri në vitin 2046, përqindja e njerëzve të moshës mbi 65 vjeç në Britaninë e Madhe, parashikohet të rritet nga 18 në thuajse 25 për qind. Ndërsa kriza e klimës përkeqësohet, dhe valët e të nxehtit të madh po bëhen më të zakonshme, numri i vdekjeve të lidhura me dehidratimin, është i pritur të rritet .

Deri më sot, janë kryer pak studime mbi pikëpamjet që kanë mbi hidratimin të moshuarit që nuk jetojnë në shtëpitë e posaçme të kujdesit.Për ta korrigjuar këtë, kohët e fundit është kryer një studim i veçantë.U intervistuan 24 persona të moshës mbi 75 vjeç, që jetojnë në shtëpinë e tyre në Londër, Angli.

U zbulua se perceptimi mbi rëndësinë e hidratimit ishte i larmishëm.Ndërsa të intervistuarit ishin disi të vetëdijshëm për këshillat e mjekëve mbi rëndësinë e hidratimit, kishte shumë koncepte të gabuara, mbi sasinë dhe llojin e lëngjeve që duhen konsumuar.

Një nga frikërat më të mëdha, ishte ajo e incontinences urinare, apo vështirësia për të dalë në banjë.Në raste të tilla, është e rëndësishme të pini shumë lëngje, që të mos e përkeqësoni problemin.Pirja e çajit dhe kafes pa kafeinë mund t’ju ndihmojë, pasi mund të zvogëlojë konsumimin e alkoolit./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE