LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamuri shqiptar gjendet nën rrënoja/ I ndriçoi sytë dhe zemrat heronjve

28 Nëntor 2019, 08:48, Aktualitet CNA
Flamuri shqiptar gjendet nën rrënoja/ I ndriçoi sytë dhe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar mëngjesin e 28 nëntorit foton e flamurit shqiptar të gjetur nën rrënojat e banesave që shembi tërmeti i fuqishëm që lëkundi vendin.

Lleshaj thotë se ky flamur ?i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej?.

?28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer.
Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.
Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës. Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare.
Rroftë Shqipëria?, shkruan Lleshaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga