Connect with Us

E dhimbshme/ Bashkëshorti identifikon gruan e pa jetë

Kronika

E dhimbshme/ Bashkëshorti identifikon gruan e pa jetë

Publikuar

-

Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit janë mbyllur kërkimet për personat e mbetur nën rrënoja në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq.

Nga rrënojat e këtij pallati të shembur plotësisht janë nxjerrë 7 trupa të pajetë.

Mëngjesin e sotëm është nxjerrë pa jetë nga rrënojat Roza Meçja, 50 vjeç.

Bashkëshorti i saj, Ajet Meçja i cili ka qenë i pranishëm ka shpërthyer në lot sapo ka identifikuar bashkëshorten e pajetë.

LEXO EDHE:  Humbja e 24 jetëve në Thumanë/ PD pesë pyetje për qeverinë që s’mori masa

Ajo çfarë e bën edhe më të dhimbshme është se nga tërmeti tragjik i dy ditëve më oarë, Ajeti humbi bashkëshorten, vajzën dhe mbesën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

‘Kacifas u vetëvra’/ Vjen reagimi i mediave greke: Autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka

Publikuar

-

Nga

“Kostandin Kacifas ka vrarë veten!” Ky ishte lajmi që qarkulloi sot me mediat shqiptare, duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e mediave greke, sipas të cilave autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka dhe do mundohen ta paraqesin vdekjen e 35-vjeçarit, si vetëvrasje.

Protothema shkruan:

Duke cituar raportin mjekoligjor, mediat shqiptare ia atribuojnë vetëvrasjen Kostandin Kacifas.

Sidoqoftë, që në tetor të vitit 2019 “protothema” do të shkruante se autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka dhe do mundohen ta paraqesin vdekjen e 35-vjeçarit, si vetëvrasje.

Sipas mediave shqiptare, duke përmendur hetimet e Prokurorisë së Tiranës, Konstantin Kacifas nuk u qëllua nga Forcat Speciale Shqiptare, por kreu vetëvrasje, pasi sipas raportit mjekoligjor të dy plumbat e gjetur një në pjesën e nofullës dhe një në gjoks janë ata që tregojnë se ai i dha fund jetës së tij, sepse thirrjet për pazare nga ana e policisë ishin joefektive dhe nuk arritën ta neutralizonin atë, në mënyrë që të mos lëndoheshin as vetë.

Gjuajtja e plumbit nga nofulla drejt lartë është perceptuar sipas raportit nga presioni që ai vetë shkaktoi.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë për qeverinë/ Anulo konçesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

LEXO EDHE:  U dëmtuan nga tërmeti/ Nis riparimi i bordurave të betonit tek Liqeni Artificial (Foto)

Ndërsa nga këqyrja e armëve të policisë nuk rezultoi asnjë gjurmë e ndonjë aksioni të shtënash dhe përkrah trupit të pajetë të Katsifa, u gjet pushka e tij automatike, si dhe disa kalibra, ndoshta nga vetë arma.

Gjetjet zyrtare të Prokurorisë Publike të Gjirokastrës priten në muajt e ardhshëm.

Sidoqoftë, avokati i familjes, Nauridis, argumentoi se Zyra e Prokurorit Publik të Gjirokastrës mohoi raportet dhe tha se ishte një lajm i rremë.

Sjellim në vëmendje se Konstantinos Katsifas humbi jetën në prag të përvjetorit kombëtar të 28 tetorit 2018, gjatë një operacioni policor shqiptar në fshatin Bularat, Shqipëri.

Çështja ngjalli reagime të forta në Greqi, me Athinën që kërkoi një zgjidhje të menjëhershme të vdekjeve të mërgimtarëve Grekë. Sidoqoftë, autoritetet gjyqësore greke po kryejnë gjithashtu një hetim paralel.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabiti argjendarinë/ Arrestohet në Tiranë ‘skifteri i Durrësit’

Publikuar

-

Nga

Ka rënë në prangat e policisë autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Elbasan Astrit Thaçi.

Mësohet se Thaçi është arrestuar në zonën e Kombinatit në Tiranë  pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati Policisë Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit Nr 6 në Tiranë.

Aktualisht Thaçi po dërgohet nga forca të shumta të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan ku do t’i nënshtrohet marrjes në pyetje për ngjarjen.

I armatosur, Thaçi u fut sot në argjendarinë në Elbasan, kërcënoi punonjësen dhe mori një sasi florinjsh me vlerë 30 mijë euro. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë.

LEXO EDHE:  Lajmi i rremë për tërmetin/ Jehonë në mediat ndërkombëtare

LEXO EDHE:  Vijojnë hetimet për tërmetin/ Janë mbledhur dosjet e pallateve në Durrës

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Konstadinos Kacifas u vetëvra”/ Gazetari zbulon gabimin e Ardi Veliut

Publikuar

-

Nga

Në vitin 2018, kur u vra në Bularat minoritari Konstadinos Kacifas, gazetari Ferdinand Dervishi publikoi një dokumentar, ku ngrinte pretendimet se Kacifas ishte vetëvrarë dhe jo ekzekutuar nga forcat RENEA.

Edhe gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar të njëjtat pretendime, por gjykata e Gjirokastrës reagoi dhe tha se ende nuk kanë përfunduar hetimet për të dhënë një kronologji të saktë të ngjarjes së 28 tetorit.

Gazetari thotë se minoritari grek kishte marrë dy plumba pranë zemrës, të cilët kishin hyrë diagonalisht nga poshtë-sipër.

“Gazetarët punojnë me burime. Në atë kohë e mora informacionin të saktë që ai njeri kishte dy vrima plumbi në gjoks, nga të cilat një prej tyre ishte dallueshëm me barut. Çdo të thotë kjo? Njolla baruti, lë një qitje kur një njeri vetëvritet, ose vritet duke ja ngjitur armën në trup. Pra ai është vetvrarë me kallashnikovin e vet. Goditja e parë ka qenë me puqitje ose puthitje, ndërsa goditja e dytë është më e largët, pasi është shtyrë nga gazrat që lëshon arma kur shtin. Ky ishte informacioni që mora atë kohë’, tha ai në studion e Abc News.

Sipas gazetarit, asnjë qitës nuk realizon dot një gjuajtje të tillë në atë distancë që Kacifas kishte me punonjësit e RENEA-s.

“Ekspertë të ndryshëm konfirmonin se ishte e pamundur të realizohej një qitje e atillë në atë largësi. Detaj tjetër ishte se RENEA ka patur dy lloj armësh por asnjë nga ato nuk ishte përdorur në këtë ngjarje, RENEA atë kohë këtë tha. Kjo vërtetonte faktin se Kacifas nuk ishte vrarë nga armët e RENEAS. Në këtë formë e ndërtuam dokumentarin atë kohë.

LEXO EDHE:  Solidaritet me Shqipërinë nga Europa/ Nisen ndihmat e para

LEXO EDHE:  U dëmtuan nga tërmeti/ Nis riparimi i bordurave të betonit tek Liqeni Artificial (Foto)

Në këtë histori pati një problem të madh. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë gënjeu Kryeministrin duke i thënë se ishte vrarë nga RENEA. Nxitoi t’i thoshte kryeministrit se e vrau RENEA duke u detyruar të mbetej ky version. Sepse ky version iu tha edhe grekëve”, thekson ai.

Dervishi deklaron se Ardi Veliu u nxitua, pasi pretendon se gënjeu kryeministrin Edi Rama për vrasjen e minoritarit, gjë që shkaktoi tension me Greqinë.

“Mendoj një nxitim i rastit, i gabuar që për mendimin tim që në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ishte dorëhequr sepse gënjeu kryeministrin sepse nuk u korigjua në kohë. E vërteta duhej të ishte thënë që në atë kohë, nxitimi i deklaratës se ishte vrarë nga RENEA bëri që të na plaste një zjarr i madh dhe shkaktoi tensione midis dy vendeve. Tsipras u tregua shumë i kujdeshëm në deklarata atë kohë”, nënvizoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE