Connect with Us

AMA “shuplakë” Top Channel/ Po dëmtoni shëndetin mendor dhe fizik të të miturve

Sociale

AMA “shuplakë” Top Channel/ Po dëmtoni shëndetin mendor dhe fizik të të miturve

Publikuar

-

AMA ka reaguar ashpër pasi mbrëmjen e djeshme në televizionin Top Channel u transmetua  intervista nga spitali me një fëmijë të mitur, i cili kishte humbur të afërmit nga tërmeti.

Në një njoftim për median, AMA ndër të tjera thekson se “ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti. Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik.”.

Po ashtu, AMA ka vlerësuar dhe vlerëson angazhimin konkret dhe profesional të redaksive audiovizive, në mbulimin e problematikave dhe situatës së paprecendetë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese në territorin e Shqipërisë.

“Informimi realist i ekipeve gazetareske në terren është një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet e prekura nga pasojat e tërmetit, për popullatën në tërësi, për institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, për të gjitha ato organizma, subjekte a individë që janë angazhuar vullnetarisht për ndihmë dhe solidaritet.”-thekson AMA.

LEXO EDHE:  A po fillon rrënimi i Digitalb?

Gjithashtu AMA apelon të gjitha redaksitë e mediave, që të tregohen profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre.

“Situata, sidomos në zonat më të prekura nga tërmeti është shumë e rëndë, ndaj redaksitë audiovizive është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre. Kjo është një ndihmë konkrete e tyre për të ruajtur qetësinë e nevojshme në të tilla situate, si dhe për të nxitur mbështetjen e të gjithë aktorëve për tejkalimin e gjendjes së vështirë dhe kthimin në normalitet sa më shpejt në zonat e prekura.”-përfundon deklarata e AMA-s./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për ditët e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje të cilat më te theksuara do të jenë në Alpet e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

LEXO EDHE:  Kriza nga koronavirusi/ Anëtarja e AMA-s i propozon Bordit paketë lehtësuese për televizionet



Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nga Anila Hoxha/ Leonardit…..

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deri tani , jeta e Leonard Rrasës, 21 vjeç nuk ka asgjë të ngjashme me magjinë e perëndimit të diellit në Divjakë.

Ai është fëmijë i viteve 2000, mban në nyje të dorës një ore false Adidas, të dhuruar nga i ati në 23 gusht për ditëlindje.

Ai është portreti i varfërisë që asnjëherë nuk vesh një palë këpuce të reja, por ngahera të vjetra që tërhiqen zvarrë ashtu si jeta.

Ai është fytyra e të mjerëve dhe të pafateve e të braktisurve po ashtu, që jetojnë e kacafyten brenda muresh që skanë fjalë , për kaq e kaq pamundësira si energjinë që nuk i paguajnë dot, për miellin që nuk e blejnë dot, për tokën që duhet punuar por skanë para ta punojnë, skanë mjete, skanë asgjë veç të mbjellave që me kursim stina u ze stinën.

Punojnë me meditje ashtu si Leonardi për 10 mijë ose 15 mijë leke te vjetra vetem nëse rasti i mirë ju troket në derë. Por më së shumti paratë e pakta që nuk dalin për shpenzime dhe varfëria që të hipën në qafë kthehet një muzikë funebre që i shoqëron përditë. Edhe Leonardin që nuk hyn më dot në atë shtëpi ku për të mos humbur ndjenjat , xhaxhai ja ka mbyllur derën ku ai gjeti të gjakosur nënë e babë.

Nëna kishte ndezur zjarrin jashtë , kishte vendosur ujin të ziente që të kapte një pulë në oborr e ta gatuante. Baba u kthye dhe dukej i qetë.

Fëmija e tyre nuk e verejti hijën e zezë të vdekjes që qëndronte mbi çatinë e vjetëruar e më së shumti të mbuluar me plastmas.

Ziheshin nga varferia, thotë Leonardi.

Tani që kanë kaluar ditë nga krimi i dyfishtë , Leonardi kthehet e rikthehet në ditën e fundit të fatkeqësisë, kur baba i kthyer në një vrasës qëlloi pa meshirë mbi nënën e tij.



Per 21 vite Leonardi ka ndjekur çfare ndodhte. Fryme që rëndohen nga mospasja dhe hakerrehen kundra njera -tjetres. Mes prinderish të dorëzuar , femijë mes tyre që i deshën të dy mamin dhe babin që veç grindet e në fund vret !

Leonardi është fryt i nje martese nga ato që djali duhet martuar që të sjellë grua në shtepi e të bëjë fëmijë. Leonardi qe ka marre prej të dyve në tipare është fëmija qe hidhte shtat dhe si ai shtat hidhte edhe mjerimi . Prinderit e hoqën nga shkolla në klasën e nëntë, mbase për shkak të notave te keqia.

Por Leonardi për paradoks çdo natë luante shah me babën. Teksa muret e shtepisë së ndërtuar me baltë e tulla po bjerreshin, e teksa as baba spo gjente dot punë deri ditën kur me në fund ai siguroi një punë në Bashkinë e Divjakës. Por babai fitonte 27 mijë lekë në muaj, me to duhet te ushqeheshin tre vetë.

Çdo gjë në atë shtëpi krejtësisht të rrenuar, çdo gjë është e falur. Divanet ja dhuroi gjyshi nga mami. Frigoriferin e pati sjelle baba që në 1993 kur u kthye nga Greqia. Bufeja e falur, televizorin e solli një kusheri. Por dritaret i ka bluar mola, kur e hap deren e shkaterruar ajo ben zhurme sikur po vajton. Ja kështu Leonard Rrasa, djali i Thellënzes dhe i Hekuranit , u rrit nga dy prindër që teksa ai nxitonte për tu rritur, ata te dy nuk munden dot ta shkëpusnin nga mjerimi i tyre. As atë dhe as njeri tjetrin. Mbollën ullinj, por ullinjtë s’kanë prodhuar ende. Mbollën jonxhë mbasi paguan për plugim zetoristin që të ushqenin lopën dhe ajo të ushqente ata.

LEXO EDHE:  Politika e pështirë që nuk ka respekt as për tragjedinë/ Fotot që degjenerojnë Erion Veliajn

LEXO EDHE:  ‘Vetingu’/ “Top Channel” vë në shënjestër gjyqtarët që nuk i përulen Vjollca-Blushit

Por pavarësisht perpjekjeve në Babunjen me tokat pjellore, asgjë nuk ecte perpara , përkundrazi familja zhytej me thelle. Leonardi kreu klasen e nëntë dhe mandej e la shkollen. Bashkemoshatarët e tij ose emigruan, ose u larguan, ose vazhduan shkollën. Ai jo. Femije i vetem i Hekuran dhe Thellenxa Rrases, megjithse nga martesa e parë e të atit ai kishte dhe dy femijë të tjerë që Leonardi as i njeh dhe as që e di çfarë bëjnë e si ju ka vajtur jeta. Babai ishte nevrik, nëna mundohej të duronte, por ata ziheshin përherë për ekonomi- qan Leonardi.

Sherret nisnin vetem nga varferia përshperit teksa rreshket sytë e përlotur mureve të krisur dhe që së shpejti do rrezohen. Mbase atë do ta zënë brenda, pasi të kthehet nga xhaxhai i tij që e ka strehuar derisa të kapërcejë dhimbjen nga tragjedia qe i ka rënë.

Edhe në jetën virtuale në llogarinë e facebook dhe në jetën reale, syte e Leonardit që ja vunë emrin rastesisht nga një film janë të mbytur nga trishtimi. Ka parë një dramë që duhet të ketë nisur përpara se ai te lindte, atëherë kur prindërit e tij u martuan përmes mblesërisë. Të dy vinin nga dy martesa të mëparshme, dhe vazhdimisht grindeshin.

Në xhep ka palosur bashkë me fotografitë e prindërve 500 lekeshen e fundit që ja dha e ema duke dalë, me të cilat do blinte një paketë dhe do pinte kafen në fshatin e tij të lindjes në Babunjë. I pa në oborrin e shtëpisë duke folur, pranë fuçisë të mbushur me grurë dhe që do bluhej për tu bërë miell buke. Për herë të fundit të gjallë, pak orë mbasi i ati Hekurani i ishte betuar se nuk do ngrinte më zë e as dorë ndaj Thellënzës. Por arma e gjahut që i ati e perdorte për të trembur dhelprat dhe nuselalat, u shkrep prej tij për ti qëlluar për vdekje të emën dhe mandej për ti dhënë fund jetës. Bash aty, në një shtëpi prej qerpici të ndertuar nga gjyshi prej 1957 , dhe ku vellai i fundit që jetoi me prinderit nuk pati asnjë mundësi të fitonte mbi mjerimin. Mbasi i vrau të ëmën dhe shtiu mbi veten, ai e la pas të birin, krej fillikat, në një fushë të egër shahu ku ai do luajë vazhdimisht i bindur se ndaj jetës në fshatin ku ai lindi dhe percolli në dy varrime të ndara prindërit, nuk do fitojë asnjëherë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Viti i ri shkollor nis në kushte pandemie/ Ministrja Kushi mesazh nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nesër nis viti i ri shkollor 2021-2022, në kushte pandemie. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dalë sot me një mesazh për nxënësit, ku krahas urimit për një vit të mbarë, u kujtoj respektimin e masave anti-Covid.

Ndër të tjera, Kushi shprehet se zyra e saj më shumë se e saj do jetë e të gjithëve atyre që kanë shqetësime.

“Të dashur nxënës, prindër, mësues. Nesër fillon viti i ri shkollor dhe janë marrë masat që ky sezon të jetë sa më i mbarë. Kjo zyrë më shumë se e imja është e juaja dhe do jetë e hapur për çdo shqetësim që ju keni.  



LEXO EDHE:  658 të lënduar nga tërmeti/ Italia dërgon në Shqipëri ekipin e mjekëve

LEXO EDHE:  ‘Vetingu’/ “Top Channel” vë në shënjestër gjyqtarët që nuk i përulen Vjollca-Blushit

Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për ju. Lutja që kam për ju është të zbatoni rregullat dhe masat në shkollë. Ne do të bëjmë më të mirë që t’iu edukojmë me vlerat më të mira qytetare dhe demokratike”, shprehet Evis Kushi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE