Connect with Us

A ka “vdekur” NATO?

Blog

A ka “vdekur” NATO?

Publikuar

-

Nga Patrick Buchanan “Newmax”

* Pas një jave, 29 vendet anëtare të “aleancës më të suksesshme në histori”, do të takohen për të kremtuar 70 vjetorin e saj. Megjithatë, punët brenda NATO-s nuk po shkojnë fjollë. Në vend të një “samiti”, mbledhja në periferi të Londrës, është reduktuar në 2 ditë. Pse?

Një ndër arsyet, është hipoteza se presidenti Donald Trump mund ta përdorë takimin për të sulmuar sërish aleancën, dhe kryesisht evropianët që varen për sigurinë e tyre nga SHBA-ja.

Në 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, presidenti francez Emanuel Makron, tha se “truri i NATO-s ka vdekur”. Ai po vë tanimë në dyshim angazhimin e SHBA-së për të luftuar në mbrojtje të Evropës, dhe po flet për një “ushtri të vërtetë evropiane”, me Francën që sipas tij është në gjendje ta “mbrojë e vetme Evropën”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendit i të cilës harxhon vetëm 1.4 për qind të PBB-së për mbrojtjen, dhe mbështetet tek SHBA dhe NATO për të frenuar agresionin rus që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, thuhet se është zemëruar me “politikën përçarëse” të presidentit francez.

Ndërkohë në fillim të dhjetorit, Britania mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërsa Partia Laburiste, mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s, udhëheqësi i saj, Xheremi Korbin, nuk është Klement Etli, që e futi Britaninë në NATO që në themelimin e saj në vitin 1949.

Po ashtu, në Londër do të jetë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016, Erdogan ka spastruar mijëra njerëz nga ushtria, dhe regjimi i tij ka burgosur më shumë gazetarë se çdo lider tjetër autoritar. Ai ka blerë sistemin anti-raketor rus S-400 të Vladimir Putinit, dhe ka kërkuar largimin e amerikanëve nga Siria e Veriut, në mënyrë që aty të vendosen trupat e tij.

Këtë e bëri duke masakruar kurdët, që ishin aleatët më besnikë të SHBA-së në luftën kundër ISIS. Gjatë Luftës së Ftohtë, NATO gëzonte mbështetjen e madhe të amerikanëve dhe evropianëve, dhe kjo është e kuptueshme. Bashkimi Sovjetik kishte 20 divizione në Gjermani, e rrethoi Berlinin Perëndimor, dhe pushtoi bregun lindor të lumit Elba.

Por Lufta e Ftohtë ka mbaruar tashmë. Berlini është kryeqyteti i bashkuar i Gjermanisë së lirë. Pakti i Varshavës, është shpërbërë. Shtetet e saj anëtare, i janë bashkuar të gjitha NATO-s. Bashkimi Sovjetik, u nda në 15 kombe, ndërsa Jugosllavia komuniste në 7 kombe. Komunizmi në Evropë ka vdekur. Atëherë pse ne amerikanët jemi ende atje?

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Që nga Lufta e Ftohtë, e kemi dyfishuar madhësinë e NATO-s. Kemi futur në aleancë republikat baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, por jo Finlandën apo Suedinë. Jemi angazhuar të luftojmë për të mbrojtur Slloveninë, Kroacinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, por jo Serbinë, Bosnjën ose Maqedoninë e Veriut.

Rumania dhe Bullgaria janë aleatë të NATO-s, por jo Moldavia apo Bjellorusia. Xhorxh W. Bush na mbajti jashtë luftës Rusi-Gjeorgji të vitit 2008 mbi Osetinë e Jugut dhe Abhazinë. Dhe Barak Obama refuzoi t’i japë një ndihmë të madhe vdekjeprurëse Ukrainës për të rimarrë Krimenë, Luhanskun ose Donjeckun. Megjithëse senatori Xhon Mekein, dëshironte që Shtetet e Bashkuara të angazhoheshin në të dyja luftërat.

Një ndër arsyet pse Trump është president, është pse ai ngriti disa pikëpyetje provokuese rreth NATO-s dhe Rusisë, që nuk ishin adresuar për 3 dekada, pasi pas Luftës së Ftohtë politika amerikane kishte qenë e zënë me lidershipin global. Dhe këto pyetje pa përgjigje, përbëjnë një problem shumë serioz.

A besojmë vërtet që nëse Rusia do të marshojë nesër në Estoni, SHBA-ja do të niste të sulmonte me anije dhe avionë, trupat e një kombi të armatosur me mijëra armë bërthamore taktike dhe strategjike? A do t’i shpallte luftë Moskës aleatët si Spanja, Portugalia dhe Italia?

Në vitet 1914 dhe 1939, në solidaritet me vendin amë, Britaninë e Madhe, Kanadaja i shpalli luftë Gjermanisë. A do t’i shpallte sot Kanadaja e Xhastin Trudo luftë Rusisë së Putinit, për Estoninë apo Letoninë? Në kuadër të NATO-s, ne tani jemi të angazhuar të shkojmë në luftë për të mbrojtur 28 vendet anëtare.

Dhe avokatët e ndërhyrjeve në vendet e huaja, që na çuan në Irak, Siri, Libi dhe Jemen, duan garancitë mbrojtëse amerikane. Një ditë, mund të evokohet neni i mbrojtjes së ndërsjelltë, dhe ne mund të zbulojmë se populli amerikan nuk ishte në dijeni të këtij angazhimi, dhe që nuk jemi të gatshëm ta respektojmë atë, veçanërisht nëse pasoja është një luftë e madhe kundër një fuqie bërthamore./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shtetet e vogla dhe fuqia e butë/ Si duhet të sillet Kosova në arenën ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Nga Edward Lucas, “Center for European Policy Analysis”

* Të fitosh vëmendjen e botës është diçka e vështirë, sidomos nëse vendi yt është rishfaqur vetëm kohët e fundit në hartë. Injoranca është e madhe. Unë e kam kaluar shumicën e 30 viteve të fundit, duke sqaruar lexuesit se “balltikët” nuk janë e njëjta gjë me “ballkanasit”, se Sllovakia nuk është Slloveni (dhe anasjelltas) etj.

Por marrëveshjet mbi termat, kanë vetëm një ndikim të kufizuar. Ajo që vërtet ka rëndësi janë përvojat e dorës së pare, që merren nga 5 shqisat tona njerëzore. Të huajt që vizitojnë qytete dikur të lavdishme dhe peizazhin e tyre të mrekullueshëm, I humbasin me shpejtësi stereotipet e tyre rreth këtij vendi.

Kur shijojnë ushqimin dhe pijet tradicionale, ata harrojnë paragjykimet e tyre në lidhje me një dietë të rëndë plot yndyrna dhe me alkool të fortë. Moda imagjinare, bën të njëjtën gjë me paragjykimet në lidhje me shamitë. Disa nga këto ndryshime në perceptim, ndodhin në mënyrë automatike.

Por shumë gjëra varen nga zgjuarsia, motivimi dhe vetëbesimi i banorëve të një vendi. Në fillim të viteve 1990, presidenti i Estonisë Lenart Meri, këmbëngulte që miqve të huaj t’u shërbehej birra, uji mineral dhe ëmbëlsirat e vendit. Më herët, estonianët kishin tentuar t’u bënin përshtypje vizitorëve të tyre të huaj, duke u ofruar atyre produkte nga Finlanda.

Prodhimi vendor, vlerësohej ende si i dorës së dytë. Javën e kaluar mbajtja një fjalim në takimin e Shoqatës Shqiptare në Britaninë e Madhe, në një aktivitet të organizuar në ambasadën e Kosovës në Londër. Pashë me vëmendje tryezën, duke shpresuar të gjeja ndonjë element autentik nga trojet e Skënderbeut.

Kosova po lufton për mbijetesë. Numri i vendeve që e njohin si shtet po ult, dhe nuk po rritet. Ajo duhet të shfrytëzojë çdo tipar dallues që ka. Një pasuri e madhe minierash –ekonomisë lokale në kohën e Jugosllavisë – shfrytëzohet sot në një mënyrë modeste.

Eko-turizmi dhe vera, ofrojnë perspektiva shumë më të mira. Vende të tjera kanë treguar sesi mund të bëhet kjo:”diplomacia e verës” e Gjeorgjisë ka qenë e shkëlqyer, dhe në disa aspekte më e efektshme, sesa përpjekjet e Ministrisë së Jashtme në Tbilisi. Por ajo çka ndodhej në tryezë ushqimet, lëngu, ujë mineral, ishin marka standarde të supermarketeve.

LEXO EDHE:  “Qepini ato hale”/ Ish-ministri i Ramës merr në mbrojtje Macron

LEXO EDHE:  Nuk kurseu as 1.1 milionë fëmijë/ Shifrat e frikshme të Holokaustit

Më keq akoma, vera që ofrohej vinte nga Kili dhe Franca. U trondita. Kili është një nga shumë vendet e Amerikës Latine që ka ndjekur shembullin e Spanjës, duke mos pranuar ta njohë Kosovën si një vend të pavarur. Dhe akte të tilla, po i mbajnë nën presion të madh kosovarët, dhe në një situatë diplomatike, ku janë të paaftë për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme:mund ta quani fare mirë edhe “Tajvani” i Evropës.

Vitin  shkuar, Franca bllokoi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një goditje kjo e hidhur për të dyja vendet, por sidomos për maqedonasit, që gëlltitën krenarinë e tyre duke e ndryshuar emrin, për të qetësuar ndjeshmëritë nacionaliste të Greqisë.

Vera e markës ‘Petit Chablis, ishte e shijshme, por diplomacia e përqendruar në vetvete në dritëshkurtësinë e presidentit Emmanuel Makron, të lë një shije të hidhur. Pyeta një diplomat nëse ambasada kishte ndonjë gjë për të ngrënë apo pirë që vinte nga Kosova.

Kosova prodhon “Stone Castle”, një verë e prodhuar nga rushi Risling i kultivuar në luginën e Rahovecit, një rajon ku vera prodhohet rregullisht prej më shumë se 2.000 vjetësh. Nuk është se unë prisja ndonjë byrek me hithra të bërë në shtëpi, por nuk do të ishte shumë probeme vendosja në tavolinë e disa shisheve Rugova ose Spirit of Drini, Shpirti i Drinit(dy markat kryesore të ujit mineral në Kosovë).

Nuk mund ta imagjinoj ndonjë ambasadë franceze, që nuk u tregon të tjerëve në çdo rast trashëgiminë gastronomike të vendit. Edhe ambasadat britanike shërbejnë tani verë të prodhuar në Angli. Mungesa e fuqisë së butë – forca bindëse e një marke kombëtare – është një problem serioz i sigurisë në vendet post-komuniste. Shija dhe aroma, janë një vend i mirë për të filluar ndërtimin e kësaj fuqie./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Hakmarrja u fal njerëzve më shumë kënaqësi sesa falja

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri, ka zbuluar se kur njerëzit shohin një film apo lexojnë një roman, ata kënaqen më shumë kur shohin se njerëzit e këqij e marrin ndëshkimin e tyre, sesa kur këta të fundit falen. Ndërkohë, edhe pse ata nuk i pëlqejnë dhe aq historitë me falje, njerëzit i cilësojnë ato si më kuptimplota dhe provokuese, sesa historitë kur të këqijtë marrin ndëshkimin e merituar.

“Ne njerëzve na pëlqejnë tregimet, ku ndëshkohen personazhet negativë. Dhe kur ata ndëshkohen më shumë sesa u takon, ne ndjejmë kënaqësi”- thotë Metju Grizard, autori kryesor i studimit dhe asistent profesor i komunikimit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA.

“Megjithatë, njerëzit i vlerësojnë më shumti historitë ku ka falje, ndonëse nuk i shohin ato si shumë argëtuese”- theksoi ai.

Studimi në fjalë, përfshiu 184 studentë që lexuan tregime të shkurtra, për të cilat u tha se ishin komplote mbi seriale të mundshme televizive. Studentët lexuan në total 15 tregime:në të një të tretën prej tyre, personazhi negativ trajtohej pozitivisht nga viktima; në një të tretën tjetër ai merrte ndëshkimin e merituar; dhe në një të tretën e mbetur, ndëshkohej më shumë sesa do të kishte qenë një dënim i përshtatshëm për krimin e kryer.

Për shembull, njëra nga historitë fliste për një person që i vjedh 50 dollarë një kolegu. Pjesëmarrësit lexojnë një nga tre përfundimet e mundshme. Në një skenar, viktima qeras me kafe hajdutin, pra e fal atë; në një tjetër, viktima hakmarret duke i vjedhur hajdutit një shishe uiski që kushton 50 dollarë (ndëshkim i barabartë); dhe në versionin e tretë viktima rimerr paratë e tij dhe shkarkon pornografi në kompjuterin e punës të kolegut hajdutit (mbi-ndëshkim).

Menjëherë pas leximit të secilit skenar, pjesëmarrësit u pyetën nëse u pëlqeu apo jo tregimi. Shumë njerëzve u pëlqeu më shumë tregimi, ku hajduti pëson një ndëshkim të drejtë, thotë Grizard. Ndërkohë studiuesit matën kohën që iu desh lexuesve të zgjedhnin një nga alternativat. Ata zbuluan se lexuesit merrnin më pak kohë për t’u zgjedhur historitë, ku fajtori merr ndëshkimin e barabartë, se sa në rastin kur falen apo ndëshkohen në mënyrë joproporcionale.

LEXO EDHE:  Armina Mevlani, tashmë edhe blogere

LEXO EDHE:  Nuk kurseu as 1.1 milionë fëmijë/ Shifrat e frikshme të Holokaustit

“Njerëzit kanë një përgjigje instiktive në lidhje me ndëshkimin e njerëzve që kanë bërë një faj ndaj dikujt, dhe kur një histori rrëfen atë që ata presin, shpesh përgjigjen më shpejt se në rastet e tjera”- shprehet Grizard.

Kur ndëshkimi nuk i përshtatej krimit, pjesëmarrësve i duhej pak më shumë kohë për të reaguar, me pëlqim ose mospëlqim ndaj tregimit që sapo lexuan. Eksperti thotë se arsyeja mund të shpjegohet me pjesën tjetër të studimit. Pasi lexuan 15 tregimet, pjesëmarrësit i renditën në bazë të kënaqësisë së përfituar.

Ata mendonin se tregimet, ku personat e këqij marrin ndëshkimin e merituar, ishin më të kënaqshme, ndërsa ato ku faleshin njerëzit e këqij, ishin më pak të pëlqyera. Ndëshkimi i barabartë, renditej diku në mes. “Duket se dominon ana më e errët, ajo e shijimit të hakmarrjes”- thekson Grizard. Në përgjithësi, rezultatet sugjerojnë që një ndëshkim i drejtë, është “standardi intuitiv moral”, që e kemi më të lehtë ta pranojmë./ Eurekalert-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rënia e trishtë e një gjeniu/ Ku gaboi Nikola Tesla?

Publikuar

-

Nga

* Nikola Tesla, e nisi karrierën e tij me perspektivën e njërit prej njerëzve më të zgjuar të kohës së tij, dhe e mbylli atë mjerim dhe dëshpërim në një dhomë hoteli në Nju Jork në vitin 1943. Po pse ndodhi kjo? Si mundi të katandisej në atë mënyrë, një mendje kaq gjeniale dhe unike?

Të gjithë shpikësit, propozojnë ide që nuk funksionojnë, që janë shumë të kushtueshme për t’u vënë në zbatim, apo që nuk bëhen dot popullore dhe praktike. Tek e fundit edhe ata janë njerëz, ndaj janë të prirur të bëjnë gabime si ne të tjerët. Për fatin e tij të mirë a të keq, Tesla përjetoi rrallë ndonjë dështim në gjithçka që krijoi, ndërsa vlerësohej si një njeri “shumë krenar”.

Ndoshta kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh aftësitë e tij të mahnitshme intelektuale. Por e kombinuar me mungesën e aftësive në biznes, dhe zakonet e çuditshme që rrjedhnin nga një çrregullim i dyshuar i personalitetit, ajo prodhoi një “recetë” për pasoja katastrofike, si në sferën profesionale ashtu edhe në ato personale.

Për më tepër, shumicën e kohës ai dukej i paaftë për t’u shoqëruar me shpikësit e tjerë apo biznesmenët, për të cilët ai kishte dëshpërimisht nevojë për të financuar shpikjet e tij më të famshme. Për një nga projektet e tij më ambicioze, ai arriti të bindë biznesmenin shumë të pasur dhe të fuqishëm të naftës, J.P.Geti.

Kur Tesla vendosi të ndërtojë një antenë të madhe të komunikimit në Long Ajland, Nju Jork, ai takoi manjantin për t’i kërkuar financimin e projektit. Ndërsa Tesla mund të mos ketë pasur vetë shumë aftësi për të bërë biznes, ai ishte të paktën në këtë rast një tregtar i shkëlqyer, duke e bindur Getin të investojë 150 mijë dollarë dollarë, një shumë tepër e madhe në vitin 1898.

Megjithatë ai projekt do të dëshmohej si dështimi i fundit i Teslas, kur edhe Geti e humbi besimin në planet e shkencëtarit, dhe duke refuzuar t’i japë fonde të tjera.

Tesla donte të ndërtonte një sistem komunikimi për të gjithë botën, që do të niste me Uordenklif, një antenë e madhe në qendër të Long Ajland. Nga atje, Tesla ëndërronte të realizonte të parin transmetim pa tel jashtë SHBA-së. Ai mendonte se ai plan do t’i sillte më në fund famën, respektin dhe njohjen që meritonte.

Për fat të keq, mungesa e truallit, dhe përparimi i konkurrentëve të tij si Edison dhe Xhorxh Uestinghauz në këtë fushë, do të sillnin dështimin e tij. Në fakt, kishte shenja në jetën e tij të hershme, se Tesla nuk kishte temperamentin e duhur për të pasur sukses në biznes, pavarësisht shpikjeve të shkëlqyera që patentoi.

LEXO EDHE:  Nuk kurseu as 1.1 milionë fëmijë/ Shifrat e frikshme të Holokaustit

LEXO EDHE:  Pse Trump nuk do ndryshojë dot politikën e jashtme të SHBA-së

Thuhej se ai vuante nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv OCD, dhe kishte shumë zakone të çuditshme. Ai ishte një nga mendjet më të shkëlqyera në historinë e shkencës. Por personaliteti i tij i veçantë, e bëri tepër të vështirë që të jetonte plotësisht në përputhje me potencialin e tij.

Ai pësoi një krizë nervore në fund të viteve 1870, jo shumë kohë përpara se të shkonte në Amerikë në vitin 1884, pa asnjë njohje dhe pa para. Por ai kishte një letër që e rekomandonte tek Edisoni, nga një prej mësuesve të universitetit të tij. Edison e punësoi menjëherë Teslan, por që të dy burrat nisën të grinden me njëri-tjetrin dhe shumë shpejt Tesla u shkëput më vete.

Puna e tij në fushën e rrymave alternative (AC) me mbështetjen financiare të Uestinghauzit, rivalizoi drejtpërdrejti rrymën direkte (DC) të Tomas Edisonit, dhe madje edhe me atë të Guglielmo Markonit, shpikësi italian që njihet si “babai” i radios moderne dhe transmetimet pa tel.

Pas një serie pengesash, Tesla nuk la asnjëherë shenjë në asnjë fushë, dhe ndërroi jetë i dëshpëruar në një hotel të Nju Jorkut. Ne e dimë sot, falë shkencës moderne të shëndetit mendor, që Nikola Tesla vuante me gjasë nga çrregullimet obsesivo-kompulsive OCD, dhe çështje të tjera që e bënë atë të paaftë për të vepruar në interesin e tij më të mirë gjatë gjithë jetës.

Është një përrallë e trishtuar, fundi për një shpikës, që ishte po aq i zgjuar (me siguri më shumë) se rivalët e tij, por thjesht nuk ishte në gjendje të përballonte kurthet e jetës në qarqet e biznesit. Prandaj, ai u keqpërdor, u keqtrajtua në fushat që meritonte të hynte, dhe në të cilat duhej të kishte pasur sukses./Thevintagenews.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE