Connect with Us

“28 Nëntori i Pavarësisë, në mes të fatkeqësisë”/ Kryemadhi: Bashkimi i shqiptarëve, forcë për të kaluar tragjedinë

Politikë

“28 Nëntori i Pavarësisë, në mes të fatkeqësisë”/ Kryemadhi: Bashkimi i shqiptarëve, forcë për të kaluar tragjedinë

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në mesazhin e saj në këtë 107 vjetor të Shqipërisë, është shprehur se ky 28 nëntor na gjeti në mes të një fatkeqësie.

Sipas Kryemadhit, bashkimi i shqiptarëve dhe solidariteti i tyre sot më tepër se kurrë janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.

“28 Nëntori i Pavarësisë na gjeti të gjithëve në mes të një fatkeqësie që s’do donim ta përjetonim kurrë. Megjithatë, viti i 107-të i Shqipërisë së pavarur na gjeti të bashkuar sërish si në 28 Nëntorin e 1912.

Ky 28 Nëntor na mëson se dashuria, solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin, janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.

LEXO EDHE:  Alarmi i Kryemadhit / Ju tregoj 3 arsyet pse vendi po rrëshqet në diktaturë

Shqiptarët kudo që ata ndodhen, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora kudo në botë, janë sot më të bashkuar se kurrë dhe më solidarë se kurrë për përballimin e kësaj fatkeqësie shumë të rëndë, dhe të gjithë dhanë e po japin provën se çfarë krenarie është të jesh shqiptar dhe çfarë krenarie është Flamuri Kuq e Zi.

Të lutemi për Shqipërinë dhe Flamurin tonë si dhe të besojmë te lutja jonë për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie dhe kthimin sa më parë të qetësisë dhe paqes në shpirtin e çdo shqiptari”, është shprehur Kryemadhi./CNA.al

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj zbulon detajet e projektit turk/ Do jetë një pol i ri i zhvillimit ekonomik

Publikuar

-

Nga

Ministri i Rindërimit, Arben Ahmetaj ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum ku ka thënë se ‘qyteza’ që do të ndërtojë Turqia në Laç nuk do të jetë vetëm një proces rindërtimi, por një pol i ri zhvillimi ekonomik, urbanistik që përfshin edhe Bashkinë e Thumanës si dhe shkollën e saj.

Ahmetaj theksoi se procesi i rindërtimit të 500 banesave të përfundojë në korrik gjë që e vendos në presion Shqipërinë.

“Sot pata kënaqësinë të kisha ministrin Turk Murat Kurum  dhe delegacionin që e shoqëron. Falenderoj Turqinë dhe Erdogan për solidaritetin në momentet e vështira pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përveç ndihmës së parë materiale që dhe sot kanë vazhduar të mbështesin qytetarët që kanë nevojë për një ndihmë emergjente, qveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në Laç siç jemidakortësuar.

Patëm rastin të diskutojmë mbi projektin e ndërtimit të shtëpive, duhet të theksoj se shkon përtej ndërtimit të banesave. Merr formën e një poli të ri urbano ekonomik. Është një model i ri zhvillimi në termat urbanistik dhe zhvillimit ekonomik.”-tha Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Reagon Tërmet Peçi/ Ja çfarë thotë pasi i kërkuan Ramës shkarkimin e tij

LEXO EDHE:  Gazetari zë ngushtë Kryemadhin/ Kush është deputeti i LSI i përfshirë në përgjime me Avdylajt

Ndërsa zbuloi detaje të projektit, Ahmetaj tha se “Mendohet të jetë rreth 500 banesa për qytetarët që humbën shtëpitë në Thumanë e Lac. Të shoqëruara me ambiente komerciale dhe dy ambiente publike për shkollën dhe ndërtesën e Bashkisë së Thumanës.”

Më tej, Ahmetaj tha se “Sot në një takim menjëherë më pas do të diskutojmë për efektin praktik, grantet për rikonstruksion, shpronësimet, kompensimet, procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe zyrat e Rindërtimit në secilën Bashki, për asistencën ndaj qytetarëve në platformën e aplikimit online që futet javës tjetër.

Nuk kemi patur as platformë ligjore as proceduriale të kësaj natyre dhe është e vështirë. Dua të ritheksoj se Rindërtimi ka filluar. Qeveria ka filluar të përzgjedhë sajtet e reja në Durrës, Kavajë, Tiranë, Thumanë apo dhe në Krujë dhe në Lezhë. Qëllimi ynë siç e ka përmendur edhe Rama, është që deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë brenda shtëpive. Brenda 2020 të jenë rindërtuar dhe rikonstruktuar të gjitha kopshtet, qendrat shëndetësore apo shkollat.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Pyetja që nuk e priste/ Ilva Tare “zë ngushtë” Fatmir Mediun?

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediun ka qënë i ftuar mbrrëmjen e djeshme në emisionin e Ilva Tares, në EuroNews Albania.

Por, Tare gjatë intervistës i ka bërë një pyetje mjaft thumbuese Mediut. Ajo e ka pyetur Mediun, nëse Partia Republikane vijon të ekzistojë.

Mediu është përgjigjur menjëherë, duke thënë se partia jo vetëm që ekziston, por është e shtrirë në mbarë Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Alarmi i Kryemadhit / Ju tregoj 3 arsyet pse vendi po rrëshqet në diktaturë

LEXO EDHE:  Foto- Qan për varfërinë/ Monika Kryemadhi me garderobë miliona euro?

Për më shumë rreth këtij bashkëbisedimi, ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Gazment Bardhi/ Objektivi i opozitës largimi i Ramës, do t’iu rikthehemi protestave

Publikuar

-

Nga

Në një prononcim për mediat nga Vau i Dejës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se objektiv i pandryshueshëm për opozitën është largimi i qeverisë së Edi Ramës, si mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

Sipas tij, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore, është mundësi reale për ditët në vijim.

“Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019.”-tha Bardhi.

LEXO EDHE:  Foto- Qan për varfërinë/ Monika Kryemadhi me garderobë miliona euro?

LEXO EDHE:  LSI, 8 vite në pushtet/ Ku ishe deri tani zonja Kryemadhi ?

I pyetur nga gazetarët, nëse opozita do t’iu rikthehet protestave, Bardhi tha se “Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.”.

Më tej, ai shtoi se ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e protestave.

“Nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme.”-tha Bardhi.

LEXO TE PLOTE