LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2 pallate në Kavajë në rrezik shembje/ Qytetari denoncon: Askush nuk vjen për t’i kontrolluar

28 Nëntor 2019, 15:45, Aktualitet CNA
2 pallate në Kavajë në rrezik shembje/ Qytetari denoncon: Askush

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një banori të Kavajës i cili shprehet se 2 pallate janë në rrezik shembje.

Sipas qytetarit të Kavajës, askush nuk ka shkuar për të kontrolluar e për të nxjerre banorët jashtë.

?Ishalla vijnë autoritetet të nxjerrin banorët e të vendosin një shirit për të ndaluar hyrjen sepse do përballemi më katastrofë njerëzore. Rreth pallateve ka shumë shtëpia që rrezikohen nga rënia e tyre!
Shikoje me vëmendje doktor! Hekurat e kollonës kanë çeduar duke krijuar shtypje e veç Zoti e ruajtë jetën tonë?, shkruan qytetari në adresë të Berishës.

 Postimi i plotë:

2 pallate njëri 10 kate e tjetri 7 kate janë në rrezik shembjeje në Kavajë doktor!
O Zot askush nuk vjen për ti kontrolluar e për të nxjerrë banorët jashtë.
Publikoje të lutem se ishalla vijnl autoritetet të nxjerrin banorët e të vendosin një shirit për të ndaluar hyrjen sepse do përballemi më katastrofë njerëzore.
Rreth pallateve ka shumë shtëpia që rrezikohen nga rënia e tyre!
Shikoje me vëmendje doktor!
Hekurat e kollonës kanë çeduar duke krijuar shtypje e veç Zoti e ruajtë jetën tonë!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga