Connect with Us

Zjarrfikësi që kërkon nën rrënoja kushërinjtë e tij: Janë në dorë të Zotit

Sociale

Zjarrfikësi që kërkon nën rrënoja kushërinjtë e tij: Janë në dorë të Zotit

Publikuar

-

Arben Cara, Zjarrfikes

Arben Cara, është një nga efektivët e repartit zjarrfikës i cili që prej orës 5 të mëngjesit të së martës, është pozicionuar në Thumanë për të shpëtuar jetë njerëzish që ndodhen nën rrënoja pas tërmetit të fortë.

Në emisionin Opinion, ai tregoi si po ecin kërkimet në pallatin e shembur në Thumanë, ndërsa ajo që e rëndon operacionin është fakti se nën rrënoja janë kushërinj të tij, me mbiemrin Cara.

Nga operacioni i kërkim-shpëtimit që ne po zhvillojmë, ata që janë aty janë në dorë të Zotit, kemi gjithë ditën që po punojmë. Është e çuditshme që njëra anë e pallatit nuk është shembur. Kjo e ka bërë shumë të rrezikshme punën e shpëtimit, aktualisht jemi në finishin e kërkimit të 4 trupave të familjes Cara dhe një fëmije tjetër që pretendohet të jetë nën gërmadha”, tha drejtuesi i një prej ekipeve zjarrfikëse.

***

Blendi Fevziu: Zoti Cara prej sa kohe qëndroni në operacionin e kërkimit?

Arben Cara: Unë ndodhem që dje që në pesë të mëngjesit.

Blendi Fevziu: Akeni lidhje farefisnore me familjen Cara?

Arben Cara: Po, kemi! Të shtatë pjesëtarët që kanë humbur janë kushërinjtë e mi.

Blendi Fevziu: Keni shpresë të jenë gjallë?

Arben Cara: Janë në dorë të zotit, është pothuajse e pamundur me aq sa ne po shikojmë me sy. Kemi gjithë ditën që punojmë te pallati që është shembur nga tria anët e tij. Është e çuditshme që njëra anë e pallatit nuk është shembur dhe ka mbajtur të gjithë peshën e paneleve të betonit dhe na e ka bërë të rrezikshme punën e kërkim shpëtimit deri kur arritëm ti shkëputnim një e nga një dhe aktualisht jemi pothuajse në finishin e kërkimit e nxjerrjes së katër trupave të familjes Cara dhe një fëmije tjetër që pretendohet që mund të jetë në gërmadha.

Blendi Fevziu: A dihet saktësisht se sa persona janë nën gërmadha?

LEXO EDHE:  Fatos Nano zbulon porosinë e nënave për partizanët/Pse është vështirë të jesh i pari

Arben Cara: Saktësisht di vetëm për katër pjesëtarë të familjes Cara që janë në gërmadha. Për fëmijën nuk jemi të sigurt pasi nuk kemi një informacion të saktë nga banorët, po kërkojmë në pallatin ngjitur pasi jemi dy grupe shpëtimi në dy pallate ngjitur me njëra-tjetrën, po kërkojmë dhe për dy trupa të tjerë të cilët akoma nuk janë lokalizuar.

Blendi Fevziu: Zoti Cara, ju thatë se keni që nga ora pesë të mëngjesit e ditës së djeshme, janë vetëm e kërkimit shqiptarë apo keni dhe grupet e kërkimit ndërkombëtar që ju ndihmojnë?

Arben Cara: Nuk jemi vetëm ne. Ne jemi 60 zjarrfikës nga disa bashkitë e vendit si Shkodra, Malësia e Madhe, Klosi, Burreli etj, kemi kërkues shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Serbia që na kanë ndihmuar shumë me pajisjet e tyre më të sofistikuara.

Blendi Fevziu: Keni që prej orës pesë të mëngjesit pa pushim?

Arben Cara: Qëndrojmë që në orën 5 të mëngjesit pa pushim. Unë si drejtues operacioni më është dashur të jem më në qendër të operacionit për shkak të specifikave që ai ka, pasi ne vërtet jemi përballë një tragjedie, kemi humbur shumë jetë njerëzish ndoshta dhe të afërmit tanë,por jemi të predispozuar që këta njerëz që punojnë në kërkim shpëtim të mos i lëndojmë. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur dhe ne nuk e zhbëjmë dot.

Blendi Fevziu: Mendohet se ka, jo vetëm në atë pallat, dhe në zonë persona të tjerë të humbur?

Arben Cara: Siç e thash dhe më parë grupi i kërkim shpëtimit nga Greqia me qenin e tyre kanë lokalizuar dhe dy persona të tjerë te pallati ngjitur.

Blendi Fevziu: I bie që të jenë dhe 6 persona të tjerë në rrënoja në Thuman?

Arben Cara: Nga informacionet që kemi, po./ Opinion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm/ Ja si mund të aplikoni për vizë pune në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Ambasada Gjermane në Tiranë ka kujtuar qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për një vizë pune drejt Gjermanisë për procedurat që duhet të ndjekin.

Kjo vizë mund të merret në momentin kur qytetari shqiptar do të aplikojë pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë.

Më poshtë, ambasada ka publikuar të gjitha njoftimet që ju duhet të dini nëse Gjermania është ëndrra juaj.

Ndaj, të gjitha kushtet dhe rregullat ligjorë ndodhen si më poshtë

Rregullat për vizë Gjermane:

Ne duam t’Jua lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur udhëtimin Tuaj për në Gjermani – këtu do të gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme rreth aplikimit për lëshimin e vizës si dhe mund të shkarkoni nga kompjuteri formularin e aplikimit si dokument pdf.

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizë

Personat, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjencive të udhëtimit, të ashtuquajtura ‘agjenci vizash’. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me çështjet e vizave.

Udhëzime rreth aplikimit për vizë afatshkurtër

Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.

Formularët e aplikimin për vizë

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Luli nuk është fajtori i vetëm

LEXO EDHE:  Reila BOZDO/Ministria e Jetës

Rekomandohet, që si për vizat kombëtare ashtu edhe për vizat Schengen të përdoret aplikimi online VIDEX në funksion të përshpejtimit të procedurave tuaja në sportel. Që prej shkurtit 2020 Ambasada do të pranojë vetëm formularë aplikimesh të plotësuara përmes VIDEX.

Tarifa e vizës

Për shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Kohëpritja për aplikantët

Nisur nga një fluks i lartë kërkesash për data aplikimesh për vizë shpërndarja e tyre bëhet me ndihmën e një liste datash dhe oraresh. Lutemi të regjistroni kërkesën tuaj për një takim me qëllim aplikimin për vizë punësimi sipas §26 kreut 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve (‘Rregullorja për Ballkanin Perëndimor’). Datat dhe oraret e intervistave do të caktohen strikt në mënyrë kronologjike sipas regjistrimit.

Koha e pritjes për një datë/orë interviste momentalisht është qartësisht më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm 26 kreu 2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.

Përpara se të kapni telefonin …

Mundësitë e Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione të natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të kufizuara. Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë duke punuar në sportel.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transformimi i Piramidës/ Vodafone Albania firmos marrëveshjen e Mirëkuptimit

Publikuar

-

Nga

Vodafone Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)dhe Bashkia Tiranë, nënshkruan sot me datë09 Janar 2020, një Marrëveshje Mirëkuptimi, si hap të parë tëbashkëpunimit,përrijetësimin dhe transformimin e Piramidësnëqendrën më të madhe rajonale të inovacionit dhe arsimit dixhital, për tërinjtë e moshës nga 12 deri në 24 vjeç.

AADF dhe Bashkia Tiranë kanë marrë përsipërrealizimin e transformimit tëPiramidës, në njëqendër shumëfunksionale, për tëmbështetur zhvillimin e aktiviteteve, për promovimin e sipërmarrjes, teknologjisë, artit dhe kulturës në Tiranë.

Vodafone u bashkohet kontribuesëve kryesorë të këtij projekti, duke ofruar të gjitha mjetet dhe ekspertizën e nevojshme, për të mundësuar një ekosistem dixhital, ku të rinjtë mund të mësojnë dhe të provojnë teknologjitë e fundit, si dhe të jenë të përgatitur për të qenë pjesë e revolucionit të 4-ët industrial.

Përfaqësues të lartë nga Vodafone, Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe Bashkia Tiranë zhvilluan një konferencë për shtyp për të njoftuar bashkëpunimin për këtë projekt të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinëpor dhe gjithërajonin.

Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray, e cila vizitoi Piramidën dhe ishte e pranishme në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, u shpreh:

“Jam shumëe lumtur që Vodafone do të jetë pjesëe transformimit dixhital të Piramidës, projekt i cili është një dëshmi e ritmit të shpejtë me të cilin Shqipëria po rend drejt së ardhmes emocionuese. Shoqëria dixhitale do të kërkojë aftësi dhe profesione që nuk i kemi njohur më parë.Vodafone nuk ofron vetëm teknologjinë që mundëson realizimin e shoqërisë dixhitale, por po kontribuon edhe në rritjen dhe qendrueshmërinë e saj duke mbështetur gjeneratën e re të inovatorëve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, z.Achilleas Kanaris, deklaroi: “Jam shumë entuziast për këtë projekt dhe këtë partneritet. Angazhimi i Vodafone nëtransformimin dixhital tëPiramidës është jo vetëm për të treguar se çfarëmundësojmë ne përmesteknologjisë, por edhe sesi ta shfrytëzojmë atë për tësjellë inovacion në vend. Nëpërmjet kësaj qendre do t’i ofrojmë të rinjve të këtij vendi mundësinë që të shpalosin dhe zhvillojnë talentin e tyre në teknologji”.

LEXO EDHE:  ARMO afera më e madhe e periudhës së tranzicionit/ Krahasim me skemat piramidale

LEXO EDHE:  ARMO afera më e madhe e periudhës së tranzicionit/ Krahasim me skemat piramidale

Drejtorët e Përgjithshëm të AADF, z.Martin Mata dhe z.Aleksandër Sarapuli, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,z. Arbjan Mazniku, treguan më shumë detaje mbi zhvillimin e këtij projekti.

Mata u shpreh se Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim ka si mision të saj krijimin e modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm. AADF i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës projektin arkitektonik dhe inxhinierik të Piramidës dhe modelin e biznesit, me qëllim që funksionimi i saj të jetë i qëndrueshëm financiarisht. Risia që AADF sjell është qendra TUMO Tirana, e cila do të pajisë fëmijët me dijet dhe aftësitë e shek. 21 në fushën e edukimit dixhital duke përfshirë programim, robotikë, produksion filmi, krijim ëebsite-i, muzikë, shkrim, modelim 3D, programim, etj., duke orientuar fëmijët si të mësojnë dhe të përdorin teknologjinë në nivele bashkëkohore.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Mazniku theksoi:  “Asnjë projekt i madh nuk merr jetë pa kiminë e duhur dhe besoj se hap pas hapi ne po krijojmë ekipin tonë, që ta shndërrojmë Piramidën e Tiranës në qendrën kryesore të teknologjisë informatike dhe dixhitale në rajon, që do të ketë dhe një pamje spektakolare, nën përkujdesjen e MVRDV. Brenda këtij viti do të kemi një garë për të filluar punimet.  Dhe sërish tani mezi pres që Bashkia e Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe me Vodafone t’i japin formë dhe jetë, një hapësire të lënë deri tani pa funksion”.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“O burgun, ose nuk sheh 3 fëmijët”/ Historia e dhimbshme e të riut nga Kruja

Publikuar

-

Nga

Historia e dhimbshme e 30-vjeaçrit nga Kruja, Ermir Keqi, u trajtua sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në “News24”. Në vitin 2017, Ermiri së bashku me nusen, nisen në drejtim të shtetit francez për të kërkuar azil, si një mundësi më e mirë për familjen. Ai është babai i tre fëmijëve, por të voglin nuk e ka njohur, sepse është detyruar të kthehet para se të lindte.

Bashkëshortja, për të përfituar letrat franceze, i kërkon burrit që të gënjejë në polici për dhunë ndaj saj, por Ermiri nuk pranon, sepse në raste të tilla, shteti francez të detyron që të bësh burg, ose të kthehesh në Shqipëri. Në këto kushte, Ermiri zgjedh të kthehet në vendlindje, duke lënë pas tre fëmijët.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, bashkëshorti Ermir Keqi së bashku me tezen, Mrike Lasku, rrëfyen këtë histori të dhimbshme. Bashkëshortja përdor burrin për letra, më pas e largon nga fëmijët.

Që nga viti 2017 dhe deri më tani, Ermiri ka shkëputur çdo kontakt me fëmijët, pasi gruaja i bllokon rrugët e komunikimit.
Ata rrëfyen gjithashtu se nëna e fëmijëve ka probleme mendore dhe fëmijët nuk janë te sigurt më të. Babai 30 vjeçar i bën apel shtetit që ta ndihmojë për t’i kthyer fëmijët pranë tij që të kujdeset për ta. Për më shumë ndiqni historinë….!

Rrëfimet:

Tezja e Ermir Keqit: Ermiri eshte djale shume i mire, eshte sjelle gjithmone mire me femijet dhe gruan. Probleme keta kane patur qe ketu, ajo e rrihte vajzen e madhe
Ermir Keqi: jam martuar ne 2010 dhe deri ne 2017 kemi qene bashkë me gruan në Francë. Nga 2010 deri ne 2012 kemi qene aq te lumtur sa sdi cte them. Jemi njohur me shkuesi dhe pas 3 muajsh njohje vendosëm të ishim bashkë. Ne 2012 une rashë në burg dhe aty filluan sherret dhe debatet. më kanë thënë shumë veta që gruaja kur unë isha në burg u lidh me një tjetër. Unë nuk i besova personit që më tha se gruaja ime kishte një të dashur.

I kërkova atij personi të mos ruante nusen time dhe të na linte rehat. Nuses nuk ia thashë kurrë këtë bisedë. Atëherë i thoja “ku e ke telefonin?” mbante 2 telefona njërin e fshihte tjetrin e nxirrte. E kam pyetur nëse kishte telefon tjetër ajo betohej që jo. unë e zbulova, por nuk doja të futeshim në konflikt. Ajo nuk fliste në syrin tim po shkonte disa metra larg dhe fliste me atë person. Mesazhet i ka kapur edhe tezja edhe djali i tezes.

LEXO EDHE:  ARMO afera më e madhe e periudhës së tranzicionit/ Krahasim me skemat piramidale

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Luli nuk është fajtori i vetëm

Tezja: edhe mua më binin numra të panjohur dhe se dija kush ia jepte numrin tim atyre. Më thoshin: “na e ka dhënë një njeri që ti shkon shumë mirë”, edhe vajza i thoshte “o ba kur ti ishe në burg babit i jepte një xhaxh lekë, ia mbushte plot”. Vajza është 9 vjeç, është e vogël.

Ermir Keqi: Unë ia kam gjetur telefonin në çorap. Këtë ma ka sjellë motra më tha. E kalova si muhabet nuk i thashë gjë, i kërkova që telefonin ta vendoste në tavolinë jo në corap. vjehrra ime e bënte këtë gjë, e mësoi që të bënte nje skenar në Francë sikur e kisha dhunuar unë. Unë se kam dhunuar asnjëherë. Vëllai i saj na mori në telefon, me të kam shkuar shumë mirë. Hajde këtej tha, në Francë.

Kur arritëm në Francë kërkuam azil. Familja e gruas nuk më ndihmoi fare. kur na erdhi përgjigja e parë negativ kërkuam azil përsëri. Na refuzuan të dyja herët, por ajo nuk donte të kthehej. Do ta diskutoj me nënën time tha ajo. erdhi me mua dhe firmosi. Vëllai i tha “pse firmose, ju do rrini këtu, ju kam marrë unë dhe s’keni për të ikur në Shqipëri pa të thënë unë”.

Unë vendosa të ikja, por doja të merrja fëmijët. Ajo më tha “unë s’do kthehem kurrë”. Shkoi në polici më pas dhe ka deklaruar që burri e kishte dhunuar. Ata e kanë sqaruar të mos e bënte atë skenar dhe policia franceze e dinte që unë nuk e kisha dhunuar.

Ermiri: Ajo nuk më kontakton mua sepse familjarët nuk e lejojnë, as nëna dhe as vëllai i saj se lejojnë. Kam bërë një video është bërë kur i ka thënë e ëma që të bënte denoncim sikur burri e rrihte. Fëmijët e mi janë të stresuar. Më parë s’kisha ku të shkoja të denoncoja që ajo dhunonte fëmijët. unë atë vetë se kam dhunuar kurrë, ajo më ka kërcënuar, ka qenë e sëmurë ajo por me doktor se kemi vërtetuar se kam çuar dot./ BW

LEXO TE PLOTE