LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrje Urgjente për ndihmë!/ “Banorët e strehuar në Manastirin e Shën Vlashit kanë nevojë për ushqime”

27 Nëntor 2019, 13:08, Sociale CNA
Thirrje Urgjente për ndihmë!/ “Banorët e strehuar në

Rinia Ortodokse e Tianës, u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve të kryeqytetit të solidarizohen, për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti, të strehuar në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit, konkretisht në Skitin e Miroprurëseve.

Në thirrjen e shpërndarë, theksohet se banorët kanë nevojë për ushqime. Ndërkohë, për të gjithë ata që duan të kontriuubojnë, ndihmat mund ti dërgoni tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit” tek Qendra Rinore, ku po bëhet grumbullimi ose në kontaktet e mëposhtme.

?Të dashur vëllezër dhje motra! Stafi i Zyrës Rinore të Tiranës ju bën thirrje të gjithë besimtarëve të Kryeqytetit të solidarizohen me vëllezërit dhe motrat tona që janë në nevojë në këto momente të vështira që kalon vendi!

Mbas vizitës që Kryepiskopi bëri në Durrës pranë shtabit të emergjencës ai ofroi strehim për ata që kanë mbetur pa strehë apo u janë dëmtuar rëndë banesat në ambientet e Manastirit të Hirshëm të Shën Vlashit, konkretisht në Skitin e Miroprurëseve.

Pasi kemi komunikuar me personat përgjegjës të Manastirit ata kanë nevojë pë ushqime pasi atje që nga dje janë strehuar shumë njerëz.

Kemi nevopojë për ushqime të ndryshme. Cilido që mundet t’i sjellë ato te Katedralja “Ngjallja e Krishtit” tek Qendra Rinore ku atje ju presin të rinjtë tanë Grumbullimi bëhet nga ora 11 – 17.00 të ditës së sotme dhe më pas do të dërgohen në Manastirin e Shën Vlashit

Kontaktoni me koordinatoret tanë: Jani Meni : 0692068468 Kostandin Shtuni: 0696975820 Ana Baba” 0694616300 At Grigor Pelushi: 0682005524

Të gjithë tiu gjendemi pranë motrave dhe vëllezërve tanë!”/ CNA.al

Lajmet e fundit nga