LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sot i kam të gjithë si Gregun"/ Rama i përlotur braktis intervistën

27 Nëntor 2019, 22:04, Politikë CNA
"Sot i kam të gjithë si Gregun"/ Rama i përlotur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit në rrjetet sociale të djalit të tij Grigor Rama, ditën e djeshme, ku mes ngushëllimeve për të prekurit e 26 nëntorit nga tërmeti, do të shprehej se mes viktimave ishte edhe një e afërmja e tij.

Në një intervistë me Sokol Ballën, i pyetur për këtë fakt, Rama i përlotur do të shprehej se sot i ka të gjithë si Gregun.

?Nuk dua të flas për aspektet personale të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj. Ndoshta është shumë e vështirë që të kuptohet nga ata që e konsiderojnë politikën një mizerabilitet apo një instrument për të vjedhur. Dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njësoj, dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lekë, por miqësia imë është shumë e fortë dhe unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me??, tha Rama, duke u larguar i prekur.

Kujtojmë se, në një postim në rrjetet sociale Greg Rama shprehur ngushëllimet ndaj 25-vjeçares, Kristi Reçi studente e mjekësisë, e cila u nxorr dje e pajetë nga rrënojat, së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga