LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Situatë tragjike, po merren masa"/ Rama thirrje për bashkëpunim: Së bashku më mirë se sa të ndarë

27 Nëntor 2019, 17:34, Politikë CNA
"Situatë tragjike, po merren masa"/ Rama thirrje për

Në një prenoncim mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama, teksa ka ritheksuar edhe njëherë se është një situatë e vështirë kjo që po kalon vendi pas tërmetit, bën me dije se po bëhet gjithçka e mundur që të merren masa.

Rama ka bërë thirrje për bashkëpunim të të gjithë qytetarëve, duke shtuar se është më e lehtë për t?i dhënë zgjidhje situatës nëse bëhemi të gjithë bashkë. Sipas kryeministrit, po bëhen verifikimet e duhura për të ndihmuar familjet që kanë me të vërtet nevojë.

?Është shumë e rëndësishme të dimë gjithë programin e rindërtimit pastaj gjithsecili do të marrë pjesën e vetë që i takon.

Dëshira e mirë nuk mjafton, duhet të bashkohemi dhe të kordinohemi pasi forcat e bashkuara bëjnë shumë më tepër sesa të ndarë.

Kjo është qëllimi i këtij Komiteti.

Ne po përpiqemi, të bëjmë maksimumin e mundshëm, pavarësisht se një situatë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, fatmirësisht dhe fatkeqsisht.

?Nuk ka ndonjë shkop magjik në këtë punë, është një situatë tragjike.

Kur po vija u informova se po transportohen një pjesë e familjeve nga fushat e Durrësit drejt hoteleve.

Po ashtu, kam diskutuar me Veliajn për tu marrë masa pasi janë një numër i vogël familjesh të cilat rrezikohen pas tërmetit të dytë sot.

E rëndësishme është që ne e dim se çfarë duhet të bëjmë.

Duhen koordinuar gjërat . Duhet ndarë i thati nga i njomi, pra duhen ndarë ata të cilët kanë nevojë nga ata të cilët nuk kanë nevojë. Do mundohemi që të mos lëm familje në qiell të hapur?, është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga